top of page

TË NDJESH KËNAQËSI BASHKË ME ANKTHIN

Updated: Nov 22, 2019


Alush Avduli

Nga Vasil Vasili


S'niset nga një shkollë kritike prijëse, por ka tendencë për përveçmëri, megjithëse ligjërimi i përgjason me strukturalizmin, kurse nervi që i përshkon të tërën, është intuitivizmi. Prirem drejt kësaj mënyre kqyrjeje se: Alush Avduli, më shumë se argumentin logjik, dhe herë-herë, bashkë me të, përdor argumentin e asisacionit dhe se kriticizmin e ka të mbrujtur me poezi. E fillon meditimin kritik kur është ngopur estetikisht nga leximi dhe e vijon më tej leximin, e shpie me përfytyrim racional dhe poetik gjer te e mundëshmja reale. Vepra që ai ka gjetur i përmbanë mundësitë për të qënë e mahnitshme. Me këtë mënyrë nuk bën mirfilli kriticizmin e veprës, por ngrihet në lartësinë apo shkon në thellësinë e saj. Struktura është prolikse sepse i përgjigjet të gjitha të mundëshmeve asociative, por fjalinë e ndërton të përkorë, me simetrinë e të vërtetave të mbyllura në vetvete, që të djegin kërshërinë për t'i kuptuar nëntekstin. Shpesh kjo fjali është si e dalë nga një jerm profetësh. Të mbetet shija e një trajte valore apo panoramë detajesh ose proliksitet, të cilat s'janë sinonim me boshësinë, por matje me mundësitë e gjuhës, mbushje me këndvështrime dhe përgjigje e pashpallur e kriticizmit të tij polemik. Bashkë me adhurimin për veprën e bukur shfaq edhe ankthin. Të dya gjëndjet janë të lindura në të njëjtën kohë.Nuk të lë shumë të ndjesh kënaqësinë se shfaq ankthin. Kënaqësia që po ndjen, nga çasti në çast, do t'ja prrish dikush që ka forma të ndryshme. Trajtat që merr ky dikush mund të jenë'' Objekti pa subjekt'', ' 'Verbëria bashkohore'', ''Seriozët si sundimtarë'', ''Të mbyturit që i zmadhojnë vëllimet'', ''Turmat si ura''. Prandaj ai merr masa të menjëhershme për ta mbrojtur veprën që ka zbuluar. I vë trajtave që i përsillen nëpër mend pasqyra që të shikojnë fytyrën e tyre, por në pasqyra ato e ndjejnë veten Sheksipir. Prandaj Alushi përdor fjalën diturore, estetike, filozofike për të mbrojtur të bukurën që ka zbuluar. Ndonjëherë të duket se ai është në jerm dhe e gjithë kjo mbrojtje artistike është jo e domosdoshme. Por ai ka ankth të shpjegueshëm. Shumë vepra të bukura flenë ende nën kapakët e tyre për shkak të trajtave të dikushëve. Ankthi i ka shtuar ligjërimit të tij paradokset, honet e tyre. Të bukurën që ka zbuluar e mbron me paradokse. Ai mbron njëshin nga shumësia. ' 'Përkthimi i heshtjes'', ' 'Sa serjozë janë seriozët'', ' 'Një libër që nuk nxiton të kuptohet'', ' 'Lexoje sikur lexon një ëndërr, ' 'Poezi e shkruar... sikur nuk ekziston akoma, e qindra të tilla, janë ndërtime me polemikë brendësie, të dala nga psikika e ankthit për arsye të sotshmërisë zhvlerësuese.Është e pabesueshme që të gjesh kaq ankth në një libër kritik dhe njëherësh ankthi të jetë kthyer në një motivim dhe në një argument. Ai e ndjen se poezia e dhjetë viteve të fundit e Stefan Martikos, se poezia e Moikom Zeqos, se poezia e Niko Kacalidhës janë vlera bukurie. M e këtë ankth ai mbron Romeo Çollokun, Primo Shllakun dhe nëpërmjet tij, Marti Camaj n, Pirro Lolin. Polemikën e ka të brendëshme , të pa shpallur, pa emra të përveçëm, e ka meditative. Alushi thellon vetveten. Në meditimin kritik për librin ' 'Trishtimi yt Mona Lizë'' të Stefan Martikos hedh mendime të guximshme, të ngrohta, polemizuese, ka afrime drejt thelbësores. Meditimi ka shumë energji, ka shumë reliev dhe pak figurë. Ndihen në meditimin kritik gjëndje të ushqyera nga një poetikë që ka gjalluar paralelisht me mendimin kritik, por që se ka lënë të kullohet plotësisht mendimi. Edhe në këtë shkrim s'është futur thelbësorja e poetit, por në të vërehet se është dhënë skica e tendencës së kësaj poezie.. Të njëjtin autor ai e merr me një afsh të ri, se e kupton që në'' Kafene ka shumë tym për të folur për poezinë....''. Perceptimin kritik e ka të njëjtë , por të të thelluar në vetvete. Meditimin kritik' 'Gjakun e kohës e analizojnë gangksterët'' e fillon kështu:''Është tejet e vështirë të flasësh për poezinë e Stefan Martikos. Torturë. Duke i lexuar do të mbetet mallkimi për gjërar që nuk mund t'i thuash me anën e leksikut''. Më në fund ai e ka kuptuar poezinë me pohimin për shkallën e vështirësisë së saj. Tani do të vendoset përballë poezisë si i barabartë.Do të shkarkojë adhurimin e tepërt që e kishte shoqëruar në meditimin e parë kritik. Do të flas më qartë, më thelbësisht. Thelbësorja dhe qartësia ose përcaktushmëria shkëmbejnë njëra -tjetrën, janë trajta të domosdoshme të figurës të një meditimi kritik. Skemën e ka lehtësuar duke redaktur vetveten. Mendimi brenda kësaj skeme të spikat më mirë. Relievi dhe figura shkojnë drejt njëra-tjetrës. Librat e rrallë poetik kritikun e tjetërsojnë. Në tjetër sim dikush ka hyrë, ka prrishur gjëndjen e përditshmërisë, një demiurg i ri do të bëhet pjesë, tani e tutje, në jetën e tij. Ai nuk ndruhet ta shpall demiurgun e ri, ngazëllehet, i tregon hiret e fjalës , tregon se ai do të ketë një vend të nderuar në shtëpinë e mendimit të tij, ai e di që do të kuptohet më shumë në të ardhmen, prandaj ka dhëmbje, prandaj polemizon, prandaj lidhet më fortë me demiurgun e ri, e përkthen atë për ata që se kuptojnë gjuhën e së bukurës, s'lodhet së dhëni shembuj bukurie e mendimi. E sotmja është një ngërç për kritikun, ai kërkon me çdo mënyrë t'i shpëtojë ngërçit, të shmang të sotmen për tu lidhur me të ardhmen. Ai mendon se sotshmëria zhvlerësuese do të jap shpirt në të ardhmen. Koha do të jetë altar dëlirësimi, prandaj ankthin e shkarkon vetëm në këtë altar. Shuarja e ankthit pret ardhmërinë. Kritiku me demiurgët që ka zbuluar janë në të ardhmen. Unë do t'i këshilloja të lidhej e dhe me të shkuarën, me të gjithë racën e Homerit, se do të shkarkonte më lehtë ankthin nga so tshmëria zhvleftësuese, do të ishte i kthjellët për të thënë se një vepër e bukur ka ardhur, ajo s'mund të zhbëhet më. Koha e saj do të vijë nëpërmjet dhembjeve. Le t'i mendojë të gjithë pasardhësit e mëdhenj të Homerit sikur ata në një kohë të caktuar do ta lexojnë veprën e bukur dhe me siguri, do të dëgjojë edhe mendimin e tyre, në trajtat më të ndryshme, jo nga ata drejtëpërdrejtë, por nga dyshepujt e tyre. E kuptoj që në meditimin kritik të Alushit janë tretur qindra autorë dhe perifrazuar po aq shumë thënie për ta paraqitur vepërën e bukur në të ardhmen, por e ardhmia pa të shkuarën është ajo që është sot, një kafene me shumë tym. Kritiku meditativ e shqyen mendimin për ta kuptuar, e bën fije-fije për t'i marrë edhe pikzën e fundit. E Shqyen fjalën pa e vrarë, i kërkon përkthimin e heshtjes. Prandaj është bërë një me Moikom Zeqon dhe s'kuptohet ku është poeti dhe medituesi kritik, ku ëashtë e kaluara, ku është e ardhmja, ku është sotshmëria dhe çfarë prodhojnë ato së bashku, prandaj ai thotë:''Poezi e shkruar sikur......nuk ekziston akoma''. Ai ka më shumë logjikë të brendshme në paradoksin që ndërton. Mendimi kritik me gjitjë joshjen që ka marrë, me gjitjë ankthin e brendshëm që i vjen nag sotshmëria zhvlerësuese, me gjith skemën që krijon, me gjithë demiurgët e rinj që shfaqen rrallë është i besueshëm me fjalën e #Alush #Avdulit.


#Vasil #Vasili

40 views0 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page