top of page

LIRIKA NGA MYSLIM MASKA


LIRIKA NGA MYSLIM MASKA

Shkëputur nga libri i ri per botim.


ZOGJTË…


Sa doli nga çmendina,

I bertiti Erës me sa fuqi kishte:

Të lutem,

Të lutem shumë…

Mos qaj nëpër pyje

Se do më trëmbësh zogjtë

Që këndojnë brenda meje…


I VARURI…


S’të mbyt litari;

As karrigia që të heqin poshtë këmbëve,

Por FAJI…


UNË TË DESHA SI DY SYTË E BALLIT


Unë te desha si dy sytë e ballit

Më betoheshe Ti për Perëndinë

Por nuk paska fund mallkim i djallit

Varr na e bëri dashurinë.

Kam merak si shkon me atë tjetrin

(Nëse rron je gjallë në këtë botë)

Janë të bukur yjet e mëngjesit

Por dhe mbrëmja ka yje magjiplotë…


TË STOLISI ZOTI…


Të stolisi ZOTI me rreze ylberi

Aq sa dhe të vdekurit i ngrite nga varri

Se ç’mi vdiqe fare, çunat që të deshnin

Ishe edhe mbete lule jargavani…


TI SHKELJE MBI RREZE HËNE…


Ti shkelje mbi rreze hëne

LOZJE QESHJE nëpër yje

Thashë nuk është çupkë nëne

Është bijë Perëndie.


Dhe nata qe e lyer me hënë

Kur zgjata duart që ta puth

U vesh bota me Argjënd

Fatkeqësisht isha në gjumë…

32 views0 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page