top of page

TË KAM NDJERË HERSHËM - COVID 19....

  • Mar 29, 2020
  • 1 min read

Iliriana Sulkuqi

... (Të kam ndjerë hershëm, Covid nëntëmbëdhjetë, që kur më trete nga malli, dalëngadalë... dhe rrufeshëm ma bëre HARRESË - largësinë...) ... Të kam ndjerë te Ëndrrat që s'më le t'i prekja... Dhe mallkoja veten, Dreqin..., pse u zgjova...

Të kam ndjerë te Fjala që ma vlove n'shpirt ... s'ma çove askund si Paqe te Dashuritë... ... Të kam ndjerë te HESHTJA (si në karantinë), më shumë se një BRITMË, më shumë se ULËRIMË... .... Çdo më bësh më shumë sot, Corona - vi...? Unë nuk kam më ëndrra të m'i vrasësh ti... - Larg nga shekulli im!


Comments


Shkrimet e fundit

bottom of page