top of page

TURBINISTI...


TURBINISTI QË ZEVENDËSOI MJESHTRAT ÇEKË

-Duke dëgjuar rrahjet e hidrocentralit të Bistricës-


NGA PANAJOT BOLI


Është komshi me hidrocentalin. Është fjala për hidrocentralin e Bistricës. As 200 metra vijë ajrore. Ia dëgjon rrahjet e zëmrës. Edhe natën vonë uturima e turbinave e nanurit ëmbël, paçka se këmbët i therrin nga lagështia e atyre viteve pranë ujërave të Bistricës. Thoma Babi është rritur bashkë me të. Ai ka vite që ka dalë në pension, hidrocentrali jo. Ishte me pantallona të shkurtëra dhe nuk i kishte dirsur mustaqja kur u lidh me të. Ishte i pari që dëgjoi zhurmën e turbinave kur u rrotulluan për të prodhuar rrymë elektrike.. Aty te koka e atyre për të mësuar ‘hilet’ për t’u marrë zanatin specialisteve çekë. Dhe ngjarjet zhvillohen pas 60.-tës. Çekët do të dorëzonin veprën dhe do të iknin në shtëpinë e tyre. Pas asaj ata do të bëheshin nikoqirë të tij. Nuk kishin kohë dhe mundësi për t’u specializuar në shkolla ose jashtë shtetit. Ndaj Thomai iu bë rrodhe çekëve, Lasovit (nëse e mbaj mirë dhe shqiptoj saktë emrin e tij thotë Thomai) dhe shokët e tij. Do ta kalonin ca kohë dhe turbinat u duhej remonti. Çekët nuk do t’i kishte aty. Ai me shokët e tij do të ishin zotër të tij.Gjithë suksesi është te centrimi –i thoshte miku çek. Dhe ai nuk i ndahej. As në mensë, as në dhomë. Donte të mësonte gjithshka. Çeku shihte pasionin e djaloshit dhe e adhuronte. E ndihmonte jashtë mase. I dhuroi një valixhe me vegla fshehurazi. Se çeku i kishte në inventar dhe duhej t’i merrte me vete. Ai tha se i humbën. Kjo miqësi e Thomait ra në sy të Sigurimit , të cilët e ndiqnin si hije. Bile e thirrën edhe për një ‘bisedë miqësore.’ I varën edhe një ‘vath në vesh’ Çekët ikën dhe Thomai u bë i zoti i turbinave me tre shokë të tij mekanikë... Tashmë ishte dashuruar me to. Remonti i parë e vuri në siklet. Ishte prova e parë. S’kishte mikun çek që ta ndihmonte nëse gabonte. Por i jehonin në vesh akoma fjalët e tij’centrimi...centrimi..centrimi. T’i rrish në kokë tornitorit. Duhet preçizion i lartë..’ Dhe Thomai me djersët e ftohta që kullonin shijoi suksesin e parë me shokët. Ishte dita më e bukur e jetës së tij kur e vunë në punë pas remontit, turbinën e parë... Zhurma e turbinës ishte e ëmbël dhe melodioze. Funksionimin e saktë të turbinës ta kuptosh nga zhurma. Kështu e kishte mësuar miku i tij çek.

Vitet kalonin

Tasmë Thomai kishte marrë titullin ‘Thomai i turbinave’.

‘Shpesh herë –thotë Thomai- zgjohesha natën. Dhe mbaja vesh zhurmën e turbinave. E kisha merak. Ndodhte që zhurma nuk më pëlqente . Diçka nuk shkonte mirë. Le të ishte ora 2 e natës. Shqetësimi nuk më linte për në mëngjes... Sa më shikonin shokët që ishin në turn më thoshnin: Që të vish ti, tani natën, diçka do të ketë ndonjë turbinë.. -Nuk e dëgjoj mirë turbinën 2. Seç ka-. Dhe i përvisheshim bashkë me shokët të matnim gjithë parametrat, vajrat e tjera. Mund të na gjente mëngjesi. Nuk e di, isha lidhur me turbinat.’

Episodet, nga jeta në hidrocentral, e Thomait janë të shumtat. Edhe kur doli në pension nuk iu nda. Derën e shtëpisë ia mësuan specilistët e rinj, vazhduesit e Thomait. Dhe ai çohej i papërtuar , e priste hidrocentrali, turbinat e tij të dashura që i kishte kushtuar pasionin e gjithë jetës.

Tre gjëra i janë fiksuar thellë në shpirt Thomait: çastet mbresëlënëse me çekët që i dhanë zanat, sikleti me njerëzit e Sigurimit, dhe remonti i parë në turbinën numër1 nën drejtimin e tij.

Tani kur fle, e nanurit ëmbël zhurma e turbinave. Sa zgjohet në mëngjes, del në ballkon e hedh sytë nga hidrocentrali. Ai vazhdon të uturijë duke prodhuar dritë.

-Mirëmëngjes- i thotë dhe rufit kafen. Se ai është pjesë e jetës së tij. Se e dashuroi fort.

21 views0 comments

Commentaires


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page