top of page

TU LUTA


Arjana Fetahu Gaba

TU LUTA Nga Arjana Fetahu Gaba


Rri këtë pranverë, qershija çelur, mos ik, Djellin tim e ndaj me ty, si sytë qe ti fala, e gjë tjetër s'shoh, Ylberet e shpirtit tim, pas shiut të ëmbël, Si ombrella ëngjëjsh ti fal, vetëm ti qëndro.

Tu luta aq shumë, sa dhe Zoti mund të ish, besdisur me mua, Sikur të isha, një fëmijë tekanjoze, tu luta mos shko, Ti s'pyete, sesa shumë më kishe vrarë, dhe dëshpëruar, Ndaj e pafuqishme thashë, jetën shko jeto.

Stuhirat erdhën, e më përplasën pandjenja, nëpër shkëmbinj, Koha nxiu si terr i natës, u terbua, e më lule s'kish, Ylberet me si pashë, të ndiznin qiejt e vetmuar, Por unë, ende kisha shpresë për veten, nëse do ta dish.

Shumë vonë për ty, të kthehesh pas dimrit, që vetë e zgjove në pranverë, Si mund të duash atë që vrave, shkele, e pastaj ike, Si mund të të përgjigjet, një zemer që s'rreh për ty, Si mund ta ndezësh, një zjarr që ti fike?!

Në cilat ngrica shpirt të mardhi, që u ktheve kaq papritur, Më vjen çudi që ti m'lutesh, di fare mirë je po njësoj, Në at'pranverë qe ti le pas, unë u betova, Njerëzve si ty, asnjëherë mos ti besoj.

Pranvera erdhi përseri, sikur unë isha lutur lotuar, Mbushi plot me aroma lulesh, e flutura gjithandej, Unë jam sikur një ëngjëll, që Zoti mban në duar, Une jam e dashuruar, s'të gënjej.


10 views0 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page