top of page

Trëndafil pa gjemba s`ka


Viron Kona





Jeta s`shkon siç e duam,

në botën tonë me 4 stinë,

verë, vjeshtë e pranverë,

por dhe dimër cingërimë.


Vjeshta shfaqet lozonjare,

paraqet këndshëm ngjyrat,

na mërzit me lagështirën,

zhvesh gjethet, nis shirat.


Pranvera na sjell gëzime,

pemët, bimët po blerojnë,

ja po çelin të bukurat lule,

alergjitë na shqetësojnë.


Verën mezi po e presim,

pushimet po i shijojmë,

ky diell po na prish qejfin,

ditët saç dot s`i durojmë.


Po dhe njerëzit lloje-lloje,

ca si djajë dhe me ligësi,

t`tjerë bëhen miq zemre,

shfaqin klas dhe fisnikëri.


Grindje sherre pambarim,

qoft në shtëpi, në shoqëri,

qoft në punë, në rrugëtim,

në parlament dhe qeveri.


E duam jetën pa telashe,

por s`ndodh siç duam ne,

ka pengesa e të përpjeta,

bubullima dhe rrufe.


Ja kjo toka jonë e dashur,

na ofron plot kushte jete,

ama ndodh q`nervozohet,

sjell vullkane dhe tërmete.


Ja ku shfaqet dhe cunami,

me valë t`larta ai vërshon,

ja dhe lumi del nga shtrati,

na përmbyt,na shkatërron.


S`e ndalim dot të keqen,

as me lutje,as me dëshirë,

huqet globi i ka të rënda,

shfaqen befas, pamëshirë.


Natyrën e kemi ngacmuar,

në rregullsinë e saj vitale,

ndaj siç është e zemëruar,

dërgon ngrohjen globale.


Në sherrnajën njerëzore,

veten tonë ta kthjellojmë,

po të jemi në një mendje,

globin tonë e shpëtojmë.


Askund jeta s`shkon vaj,

“lepe –peqe” për gjithçka,

kjo botë ka ligjësitë e saj,

trëndafil pa gjemba s`ka.

39 views0 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page