top of page

Trupi që (zh)vishet nga truri



Nga Fatmir Terziu

Trupi i Njeriut është një konstrukt kulturor. Është i tillë sepse semiotika nuk mund të ndajë me thikë një efektivitet që mposht mendjen në atë trup të realizojë një praktikë legjitime. Kjo ndodh shpesh në jetën e përditshme, në politikë, në komunitet, në tërësinë ku shohim dhe ndjekim me syrin tonë një qasje ndryshe të një trupi, natyrisht të ndikuar nga semiotiku i fjalës, perceptimit dhe paragjykimit të veshjes në të cilën pështillet një trup. Në këtë trup nuk ka më truk. Nuk ka as perceptim, por ka një hapësirë gjuhe, ku semiotiku shkon disi në origjinën e tij, në fëmijëri, ku krijohet një imitim, një qasje, një hendek, një zbrazëti, një hapësirë.

Kjo është hapësira para-gjuhësore ose para-simbolike, dhe shoqërohet nga psikanalistët me fazën e edipit kur fëmija i mitur nuk mund të bëjë dallimin midis trupit të vet dhe trupit të nënës së tij. Semiotiku, si pasojë, është i lidhur thelbësisht me trupin e nënës, një trup që siguron burimin e parë të lëvizjes, prekjes, tingullit dhe ritmit për fëmijën. Në këtë qasje trupi është larg asaj që mendon truri. Është një hapësirë ku truri dhe trupi janë vetëm në shërbim të semiotikut. Kristeva, Buttler, Žižek, Lacan, Witing kanë sqaruar me kohë këtë natyrë trupi në formulat e tyre përkrah subversivitetit të gjinisë politike të trupit. Të gjithë në fakt theksojnë se kjo nuk mund të shtrihet jashtë kulturës. Ndodh kështu pasi asambleja e fuqisë së marëdhënieve të ndërvarura dhe të perceptuara, shkon në qëllimin e krijimit të një kulture të brendshme, që vetëm ai që e përdor dhe e vesh trupin e tij më këtë truk e kupton, të tjerët e përceptojnë dhe humbin kohë kur merren me të.

Përmbysja efektive duhet të jetë marëdhënie e brendshme ndaj kulturës. Duhet të jetë një formë e përmbysjes kulturore. A është kjo që ushqen perceptimin për të bërë semiotikun e paraqitjes politike të një trupi? Përmbysja efektive synon thjesht të vlerësojë këto eksperienca brenda një simbolike që lejon një manifestim të kufijve që ndajnë simbolikën nga semiotika dhe ajo që mbetet kalimtare, por kjo nuk mund të jetë kurrë një praktikë e qëndrueshme politike.

@copyright

24 views0 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page