top of page

TRIPTIK-LIRIK


TRIPTIK-LIRIK UNË DHE LUKRECI 1) Sa herë takohem me të lashtin Lukrec, “Atdheu im,-thotë,- është ku jetohet më mirë.” Njëmijë pandehma për ty, o poet, I lëshon këto fjalë se je i pirë! Unë s’jam i pirë, të ftohur kam kokën, I verbër qofsha e çaj oqeanin. Hej! Kombi im ka hartëzuar botën, Varret e tij dallgëzojnë Ballkanin! Mbushim gotat. Me Lukrecin po pi, Në e teprofshim, flasim nga dëshira. Ajo gishtëz tokë bën grurë e raki... Ngriehim velat dhe fryn erëmira! 1) Lukreci= ( Titus Lucretius Carus) poet roman, fundi shek. IVfillim i shek. V


OQEANI


...E prek, i flas,

e lutje i pëshpëris, I tregoj për Moravën, m’i bukuri në botë. Malësor isha dikur e atë mal kisha mik, Male s’shoh gjëkund e miku im bëhu sot... Është e kotë të flasësh me dallgët, Duf’i tyre bregun godet. Unë mbyll sytë...

Shoh Moravën e largët,

Nën dëborë gjumash, i freskët nën gjeth. Hapësira ovale shtrihet mbi oqean, S’ka përrenj,

as lumë sheh.

Shpina ujore, si Ivan, 1) Vec dallgëve, o mik,

s’u vë dot fre!



1) Ivani= mal në Devoll * * * Zhytur jam në jeshil livadhi, Aromë lulesh dhe freski ahu. Poleni më pudroi, me spërka nektari, Nën tumbë fierishtash mbeta tulatur. Pop-pop, pop- pop, reh shputat pas truallit, Lepuri i egër syvëngërosh. Le të më shtypin orteqet e mallit, pop-pop, hop-hop, pop-pop! Mbi krye kam qiell të gjelbër, Ndihem perandor i botës me klorofil. Këtu s'ka komunistë të më shohin vëngër, Me brirët e turpshëm më këqyr një kërmill. Ç'ë se bie shi, ç'ë se bie breshër, E ç'ë se shtron dëbora e bën kallkan? Me dhe i mbulon vezët një hardhucë e një breshkë, Më spërkati, bre, breshka, me shurrën e bardhë!... S’ shoh presidentë, as kryeministra, As parlamentarë, as buzëqeshje djallëzore. Gushëkuqët vocërrakë thurin kanistra, Vargan’ i milingonave zënë për dore. Pop-pop, pop-pop. reh shputat pas truallit, Lepuri i egër syvëngërosh. Le të më shtypin orteqet e mallit, hop-hop, pop-pop, hop-hop!

11 views0 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page