
U NDANE NGA NE ATA QE NGA NE NUK NDAHEN KURRE ( Trilogji Elegjiake)
NJERIU I MIRE
Ato thika qysh duroje Qe te ngrinin pak e pak. Jeten s'po e dorezoje Ishe djale s'ishe plak.
Ai plumbi i zi serre Qe rrugen tek ti e sosi Na nxiu shpirtin sketere Nje vrau shume plagosi.
Kur qielli mbylli syte Toka nuk bzajti me Eres fryma ju zu Po ti s'more vesh c'u be.
Dhe shpirti tu be ere Dhe truri tu be argjil Dhe trupi tu be balte U bere asgje, Vasil.
Kush s'e deshi Vasil Simonin I mencur e me kulture U ndave nga ne Vasil Por nga ne nuk ndahesh kurre.
Zot, pse e vrave Vasilin Kreve nje akt kriminal Po te jem gjykatesi yt Per Vasilin nuk te fal.
Si u shkepute nga jeta Nga njerezit, nga gjithcka. Nga femije, grua, motra Dhe nga i shtrenjti vella.
Dot as vdekja nuk na ndau. Te kemi vella e shok Cdo dite me emrin tend Cdo nate behemi tok.
Shpirti zog ne Shqiperi Kurmi tretet ne kurbet Balta kudo balte eshte Dhe kudo njesoj te tret.
Balta kudo balte eshte Dhe kudo njesoj te tret Vendes qofsh a qofsh i huaj, I varfer, kalif a mbret.
Blerimi e lule thahen Kur iken Njeriu i mire Toka behet Mars i djegur Dhe njeriu egersire.
Mos te vuri Zoti vete Ne kafaz si nje bilbil Qe ti zbukurosh seline Zog i parrajses Vasil.
Tani ben gjumin e rende Nen qiell, nen re. Humbur udhes se pakthim, Mbuluar me nje tog dhe.
S'dihet ndofta ndonje dite C'rruge perseri te kthen Ah, moj shprese e pashprese Un'e di qe me genjen.
Shqyej jorganin e balte Shkund dheun e dil nga varri Merr rrugen e kthehu prape Sic u kthye Shenjt Lazari.
Sot duhet shkemb graniti Jo konglomerat i shtufte Po ngreu Vasil Simoni Trimat s'mungojne ne lufte.
Dhe te zinte fjala vend Se kish trimeri e mend Sot fjala ne Shqiperi
s'do as mend as trimeri.
Kur do thene fjala shqip
Kush do dale qe ta thote Sot takon vetem servile Puthadore dhe robote.
Si mund te mbrohet e drejta Me ca lepuj frikacake Ngreu o Vasil Simoni Ku del tym ta ndezesh flake.
Kush do thote te verteten Kur del ne shesh e verteta Kur ikin njerezit e mire Varferohet shume jeta.
Mjalti qe kullon nga hoi Borebardha mbi majemal Nga maj e flokut te thoi Fildish e zemerkristal.
I sinqerte dhe besnik I dhimbshur e shpirtqelq E kishe mikun mik As falje as beje keq.
Bujari e miresi Vyrtyte ne karakter Ne kishe xhepin te varfer Kishe shpirtin milioner.
Bete e rritet tre femije Sic rrit lulet luleshtari Me nder e me dinjitet Jeta u mori se mbari.
Un vij e heq kapelen Dhe te perulem ne gjunje Te puth pllaken e mermerte Te gjej e te le ne gjume.
Qeparizat prifterinj Me kembe rrine qiri U pikon loti farmak Ne heshtje po mbane zi.
Lot i syrit m'eshte thare Sa lot do mbaje nje plak Kur nis e merr per te qare S'pikon lot, me pikon gjak.
"Dalngadal po vjen behari" Te t'mbuloj me qylym Dhe do ndjehesh i gezuar I gezuar pa gezim.
Gjith jeten do te kerkoj Sa larg keshtu paske vajtur Thell ne zemer na ke lene Emrin tend plage te hapur.
Te nje force imagjinare Lutemi shpresojme kot Dhe ate ne e krijuam Sic krijojme nje robot.
S'jam Dritro as Kadare Qe dine te ngrene kenge Ta kisha penen te arte Do te ngrija ne kembe.
Femij, vella, motra, grua Vasilin mos e vajtoni Obelisk kengesh ti ngrini Lule O Vasil Simoni.
Vdekja eshte per te gjithe Dhimbja eshte per disa Borxhin secili lan vete I miri te mire s'ka.
Comments