Trille natyre
- Prof Dr Fatmir Terziu
- May 16, 2023
- 1 min read

Trille natyre
Shi, shi, shi !….
Pardje, dje, sot, nesër…
Fillon java dhe mbaron,
Mëngjes e mbrëmje, lagështi.
Të hirtat re, si enë e shpuar,
Litarë uji të qetë e inatçorë
Varin nga qielli !
Ditë pranvere !
Sandalet,
Fustanet mëngëshkurtër,
Bluzat gjokshapur
Të hekurosura
Varëseve mbetën.
Sa gjatë në pritje për t’i veshur
Supet e të bardhët krahë.
Bashkëshoqëruese çadrat.
Pse këtë herë
Vjen kaq e lagët
Moj pranverë ?!
Me kë e ke inatin ?!
Trillet e tua,
Mospërfillëse
Ndaj dëshirave njerëzore !
Comments