top of page

"Tri ditë në PARIS" të PETRAQ ZOTOS


Kujtimet e një"Ambasadori shetitës"

"Tri ditë në PARIS" të PETRAQ ZOTOS

(ese)

Nga Përparim HYSI


Siç gjykoj,ky libër shkruar nga PETRAQ ZOTO,botohet pas 6-vjetësh të ikjes të autorit në amshim. Dikur,kur u nda nga jeta PETRAQ ZOTO (me sa më kujtohet duhet të ketë qenë muaji shtator i vitit 2015),unë shkrova esenë"PETRAQIN e kemi në shtëpi". E titullova kështu,duke i bërë jehonë kumtit të një nëne me të birin:qe kjo që tha:"PETRAQIN e kemi në shtëpi". Dhe vërtet:ndërsa ai është ndarë nga jeta,para 6-vjetësh,ja tek bëhet i pranishëm me këtë libër"TRI Ditë në PARIS" sikur dëshmon që është pranë nesh lexuesëve të tij të shumtë. Ka ikur PETRAQI,por për gjithë shkrimet që ka lënë pa botuar,kujdeset bashkëshortja e tij,TATIANA që jo vetëm qëmton dhe seleksionon (është njohëse e mirë e letërsisë),por dhe boton apo riboton vepra të PETRAQ ZOTOS.

* * *

Nuk është herë e parë që shkruaj për PETRAQ ZOTON. E kam quajtur"DEKAN" të prozës dhe ky atribut imi,është pasojë i një pene perfide.Unë mund ta bindja këdo që nuk njeh shkrimet e PETRAQIT,se ç'shije letrare përftohet në pasazhe e pasazhe të prozës së tij. Për t'i ardhur në ndihmë kujtdo që vë në dyshim titullimin tim si"DEKAN",po shkëput nga ky libri i fundit që po lexoj dhe për të cilin po shkruaj,vetëm një fragment nga vizita e këtij"Ambasadori shetitës" në KOSOVË.

Ju lutem ndaloni veç një minut: "...Majëmalet e Bjeshkëve të Nëmuna ende dremiten nën shtjellat mjegullore. Tej,në një grykëmali,mjegulla po ikën si e ndjekur;zë e hapet një copëz qiell dhe fap,së larti lëshohet një fashë drite si karrocë e artë e engjëjve të shpresës e mirësisë..." (shiko faqen 135 nën okelion"Mirësevini).Në kaq pak rreshta,nuk ke se si mos befasoshesh.

* * *

Edhe atributi"Ambasador shetitës" është imi. PETRAQ ZOTO vërtet shkroi kujtimet për përshtypjet që i bëri PARISI,kur për tri ditë qe anëtar i një delegacioni,por "turi" i vizitave jashtë SHQIPËRISË për PETRAQ ZOTON nuk mbaron me PARISIN. Ai ka vizituar herë me punë,si DREJTOR i TEATRIT "ANDON ZAKO-ÇAJUPI" në KORÇË dhe herë edhe si"shetitës vetjak",gati në 10-shtete. Gati në 10-shtete,por me shkrimet që ka lënë,jo vetëm informon me ato ç'i ka parë syri, por tek lexuesi ka "Ndikim formues". "Tri ditë në PARIS" është dhe një guidë për këdo që nuk ka vizituar PARISIN. Lexo ç'shkruan PETRAQ ZOTO,mbaje"guidën e tij në duar" dhe nuk ke nevojë të pyesësh,se"ku bie iks-rrugë;ypsilon-teatër,urë,pallat dhe,padyshim,nëse KULLA"EIFEL" apo HARKU I TRIUMFIT janë si"një fshat që duket dhe nuk do kallaus","ambasadori ynë shetitës" tregon se është një vizitor pak special apo"one",kur thonë anglezët: në"guidën e tij" gjen të dhëna dokumentare dhe historike për to.Nga ana tjetër,kur ndjek vizitat e kltij "Ambasadori" në gati 10-shtete,nuk kam si mos vë re tek ky "NJERI I LETRAVE" se,tek reflekton për shtete që nuk i ka parë ndonjëherë dhe,pa dyshim,bëhet obesesues ndaj bukurive që i shohin sytë,por ajo që të bie në sy,është një fakt shumë domethënës: shkrimi bëhet më "bio",kur mbrin në ato vende dhe kur takon njerëz që bukës i thonë bukë.

E vë re këtë"sendërzim" dhe më kujtohet i ndjeri DRITËRO AGOLLI që shkruan për veten e tij:"Shkoi në EVROPË/mbrodhi në AZI dhe nga flokët gjer në thonj,mbeti DEVOLLI.Kështu ka ndodhur dhe me PETRAQ ZOTON,kur qe në MAQEDONINË E VERIUT dhe takoi shqiptarë në TETOVË apo SHKUP; në GREQI nuk kish si mos vritej shpirtërisht,tek pa Artistin e Merituar,STAVRI SHKURTI të punonte si punëtor i rëndomtë;aktorin SOTIRAQ BRATKO apo dhe ndonjë tjetër dhe shpirti i brishtë i tij nuk kish se si mos prekej.Të befason vizita e tij në TURQI që,siç shkrua,është si përrallë. Mandej,viziton MALIN e ZI;Kroacinë dhe BOSNJË E HERCEGOVINËN.Tharmi i shijshëm është kur viziton KOSOVËN.Kapitulin e vizitës në KOSOVË e ka"Qendisur me bizë mbi gjergjef" siç qendisnin nuset pajën,në okelion"Mirëse vini".Veç me titulli,sikur i ka thënë të tëra.

* * * Vizita në AMERIKË!!! Pse kam vënë tri pikëçuditëse? PETRAQ ZOTO jo vetëm ka vizituar AMERIKËN,por ka qenë në"vatanet mia". Në ato"vatane" unë kam qenë banor jo pak,po për plot 12-vjet. Kur shkruan,për San Piter,për Pinellas,për Largo,për CLEWATER dhe për shqiptarët që jetojnë atje,s'kam si të rri indiferent. Jo vetëm për ALfred KANINI që ka ndërruar jetë atje,por dhe për bashkëfshatarin ziçishjot të PETRAQIT,THANI NAQON që është jo vetëm autor romanesh,por dhe poet lirik dhe,mbi supe, në çdo festë,THANI NAQO mban kitaren. Më erdhën të gjitha parasysh tani,pas 10-vjetësh dhe ndaj u ndala veças. PETRAQ ZOTO,pa dyshim, duhet të ketë shkrime të tjera të pabotuara,por jam i sigurt,se ZONJA E TIJ E NDERUAR,TATIANA,është duke qëmtuar për t'i nxjerrë në dritë dhe për të dëshmuar që jo vetëm është gjysma e tij,por dhe për ta bërë sa më të pranishëm në shtëpitë tona. BORGES thotë;"Kur vdes një njeri,vdes një bibliotekë".Në rastin tonë,"BIBLIOTEKA PETRAQ ZOTO është gjallë dhe merita i takon,bashkëshortes aq të gjendur,TATIANËS që jo vetëm e uroj për ç'ka bërë,por dhe me libra të tjerë!

Tiranë,16 tetor 2021

15 views0 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page