top of page

Tre shkrime


  1. Fuqia e fjalës

Astrit Lulushi

Fjalët janë të afta edhe për të ndryshuar rrjedhën e historisë. Ato mund të fitojnë luftëra ose t'i parandalojnë ato; mund të japin ngushëllim përballë vështirësive dhe të frymëzojnë të tjerët për bëma dhe zbulimet të mëdha; mund t'i lirojnë njerëzit, ose të paktën t'i vendosin në rrugën drejt lirisë.

Nga fjalët emocionuese të mbretëreshës Elizabeth I, në shekullin XVI, veçojmë:

“E di që kam trupin e një gruaje të dobët, por kam zemrën dhe stomakun e një mbreti, nëse mendoj se Parma ose Spanja, ose ndonjë princ i Evropës guxojnë të pushtojnë kufijtë e mbretërisë sime.”

Në 1588, ndërsa priste një pushtimin nga Armada spanjolle, Mbretëresha Elizabeth I iu drejtua trupave të saj të mbledhur në Tilbury, Angli. Elizabeta, e veshur me një fustan të bardhë prej kadifeje dhe me parzmore, hypur mbi një kalë gri, dukej si një figurë pothuajse mitike.

Ndërsa fjalimi i saj emocionues nuk ndikoi drejtpërdrejt në fundin e Armadës, anglezët kishin një besim të ri te mbretëresha e tyre, gjë që do të ndihmonte për ta bërë kombin e vogël një fuqi botërore.

“Jam i bindur se dielli është i palëvizshëm në qendër të rrotullimit të rruzujve qiellore, ndërsa toka rrotullohet rreth boshtit të saj dhe rreth diellit”, tha Galileo Galilei

Heliocentrizmi - ideja që Toka dhe planetët rrotullohen rreth diellit në qendër të universit - ka qenë që  nga lashtësia. Por ishte Galileo ai që i pari siguroi prova duke përdorur një teleskop.

Në 1615, ai u hetua nga Inkuizicioni Romak i Kishës Katolike për besimet e tij të supozuara heretike dhe kaloi një pjesë të jetës së tij në arrest shtëpiak. Sot, ai konsiderohet babai i astronomisë vëzhguese, fizikës moderne dhe metodës shkencore.

“Jemi shumë të vendosur që këta të rrënë nuk do të kenë vdekur më kot - që ky komb, nën Zotin, do të ketë një lindje të re të litisë - dhe qeveria e popullit, nga populli, për popullin, nuk do të zhduket nga faqja e dheut”.

Më 19 nëntor 1863 - pak më shumë se katër muaj pasi ushtritë e Bashkimit mposhtën Konfederatën në Betejën vendimtare të Gettysburgut gjatë Luftës Civile Amerikane - Presidenti Lincoln mbajti një fjalim të shkurtër në nder të atyre që vdiqën në mbrojtje të lirisë.

Nelson Mandela mbajti fjalimin e tij "Unë jam i përgatitur të vdes" nga banka e akuzës si i pandehur në gjyqin Rivonia të vitit 1964, në të cilin ai dhe kundërshtarët e tjerë kryesorë të aparteidit dolën në gjyq me akuzat për sabotim, një krim që dënohej me vdekje. Fjalimi tre-orësh konsiderohet si një nga fjalimet më të mëdha të shekullit të 20-të dhe një thirrje për drejtësinë racore dhe idealet demokratike.

Mandela, megjithatë, u dënua me burgim të përjetshëm. Ai kreu 27 vjet të dënimit dhe katër vjet pas lirimit të tij në 1990, u zgjodh presidenti i parë me ngjyrë i Afrikës së Jugut.


2. Sfera Betz


Astrit Lulushi



Në vitin 1974, familja Betz në Jacksonville, Florida, gjeti një rruzull metalik në pyjet e ishullit Fort George. Me kalimin e viteve, sfera Betz ka nxitur spekulime rreth asaj se çfarë është dhe nga erdhi - tani ka edhe podcast për të zbuluar misterin.


Dikur, në mars 1974 - tre anëtarë të familjes Betz, prindërit Gerri dhe Antoini dhe djali i tyre më i madh Terry, po ecnin në pyll rreth pronës së tyre në ishullin Fort George. Terry gjeti diçka të mbuluar në dhè, që do të ndikonte në jetën e tyre për vite me radhë; zbulimi ishte një sferë e bërë me msterial rë shkëlqyeshëm, që nuk ndryshkej, me madhësi sa një top bowling. Duke menduar se sfera ishte mjaft e çuditshme, ata e morën si suvenir, Terry, atëherë një student 21-vjeçar, e mori topin në shtëpi.


Së shpejti, “Sfera e Betz-it", e quajtur gjithashtu "sfera e misterit" ose thjesht "Topi i çuditshëm", filloi të tërhiqte vëmendjen e shtypit dhe rrjeteve televizive. Ron Kivett, drejtuesi i emisioneve në radio mbi fenomenet paranormale, ishte një nga të parët që e inspektoi sferën Kivett konfirmoi pretendimet e familjes Betz se sfera lëvizte vet. Ai, si shumë të tjerë pas tij, ishte i bindur se rruzulli ishte me origjinë jashtëtokësore, një pajisje e krijuar nga një inteligjencë kozmike.


Nuk është e qartë nëse familja Betz kontaktoi median, por gazetat si, Jacksonville Journal dhe Florida Times, filluan të mbulonin ngjarjen. Lindsey Kilbride, reportere dhe tani autore e një podkasti mbi sferên tërhoqi kureshtjen e njerëzve. Rreth asaj kohe, UFO-t ishin vërtet "në modê" dhe historia e sferës u bë më e madhe; ishte një histori kombëtare dhe ndërkombëtar.


Në pranverën e vitit 1974, reporterë nga e gjithë bota, përveç nga Shqiëria, sigurisht, pyesnin se çfarë është kjo gjë e çuditëshme në Jacksonville dhe nga kishte ardhur.


Familja nuk mendoi shumë për rruzullin deri në ditën, kur Terry Betz filloi të luante në kitarë me sferën pranë. Dhe, ndodhi diçka e çuditshme; topi filloi të gumëzhinte dhe të shfaqte veti të tjera të pazakonta - rrotullohej vet, duke ndryshuar drejtime dhe duke u ndalur befas. Madje, sfera vibronte dhe lëshonte një tingull të fortë.


Marina e SHBA-së donte t’i hidhte një vështrim sferës Betz. Gerri shkroi një kontratë që i dha Marinës dy javë për të inspektuar rruzullin në Stacionin Detar Mayport dhe i angazhoi ata ta kthenin atë nëse do të rezultonte se nuk ishte pronë e qeverisë. Në raportet bashkëkohore të lajmeve, zëdhënësi i Marinës deklaroi se ata kishin gjetur vetëm se topi ishte material inoks; nuk ishte pronë e tyre; po rnuk mund të përcaktonin se për çfarë ishte, dhe nuk ishin të sigurt nëse ishte ndërtuar në Tokë. Marina sugjeroi se tendenca e sferës për të lëvizur ishte për shkak të një chipi të vogël trekëndêsh nënsipërfaqe që shkaktonte ekuilibrin e saj dhe ëvizjet në ajër. Chips të tillë në kohë në Tokë as që ekzistonin - pa marrë parasysh sesa kokë sfrera kishte qëndruar në tokë para se të zbulohej,


Shkencëtarët ishin të radhës që u bënë kuriozë rreth misterit. National Enquirer mbodhi një panel prej pesë anëtarësh në New Orleans. Secili prej anëtarëve ishte shkencëtar ose inxhinier. Midis tyre ndodhej J. Allen Hynek, profesor i astronomisë në Universitetin Northwestern dhe ufologu më i njohur i kohës. Ata thirrën Terry Betz me sferën në mënyrë që të mund të hetohej nga paneli. Me sa duket, Hynek dhe kolegët e tij nuk ishin të impresionuar me sferên dhe ranë dakord me Marinën se ai ishte i krijuar nga njeriu.


Këto përfundime nuk bënë asgjë për të ulur interesin. Një vit e gjysmë apo më shumë pas këtij hetimi, familja thjesht pushoi së foluri për të; vendimi i panelit të shkencëtarëve ishte dërrmues për familjen Betz  Gerri Betz] merrte telefonata 24 orë në ditë, telefoni thjesht binte vazhdimisht. Njerëzit filluan të shfaqeshin rteth pronës dhe jeta e tyre ndryshoi në mënyrë drastike. Meqënëse Betz-ët nuk po bënin më pyetje në lidhje me sferën, nuk u vërtetua kurrë përfundimisht se çfarë ishte ky objekt, ose si kishte arritur në ishullin Fort George. Mungesa e peshës së gravitetit, e bên Sferën Betz më intriguese, dhe një sfidë pêr shkencëtarët, sot dhe në të në ardhmen. Përsa u përket skeptikëve që dyshojne për çdo gjë, edhe,për temën që po flasim, qëndrimi i tyre dihet.


3. S.P.Q.R.?I


Astrit Lulushi



Nuk ka asnjë kuptim të vetëm, real dhe mbi të gjitha të verifikuar.


Kur shkon në Romë, e lexon shpesh, shfaqet në shumë monumente, veçanërisht nga Roma e lashtë. Ky shkurtim është themelor për historinë e Qytetit të Përjetshëm dhe përhapja e tij ka arritur në të gjithë botën, që nga kohërat e lashta e deri në ditët e sotme, deri në atë pikë sa sot shfaqet në simbolin e Bashkisë së Romës.


Kjo shkurtesë e ka origjinën në kohën e Republikës Romake kur dy figurat kryesore të pushtetit ishin Senati – patricët – dhe populli – plebeja.


Sipas enciklopedisë italiane, shkurtesa S.P.Q.R.,  barazohej me "shkurtesën e shpeshtë në mbishkrimet latine për të treguar popullin romak. Ndoshta fillimisht ekuivalente me Senatus Populus Quirites Romani (Quirites), më vonë u kuptua si Senatus Populusque Romanus. Formula, e plotë ose formë e shkurtuar, përdoret në mbishkrimet monumentale Shkurtesa, e cila u kthye në përdorim në mesjetë (shek. XII), shfaqet në monedhat e senatit romak të asaj periudhe.


Sipas fjalorit latinisht-italisht, shkurtesa ishte 'Senatus Populusque Quiritium Romanum', që do të thotë 'Senati dhe Populli Romak i Quirites'. Kuiritët ishin qytetarë romakë që gëzonin të drejta të plota qytetare romake.


Me kalimin e kohës, legjendat e lidhën akronimin me përkthime të ndryshme, nga "Sapiens Populus Quaerit Romam" - "Një popull i mençur kërkon Romën" - "Sanctus Petrus Quiescit Romae" - "Shën Pjetri prehet në Romë".


Në ditët e sotme, gjejmë akronimin S.P.Q.R. kudo në Romë.


Në Trofeun monumental të Augustit. Në Pallatin Senatorial, midis Pallatit Kapitolinë dhe Pallatit të Konservatorëve në Sheshin Capitoline Hill. Në harkun e Titit. Në mbulesa të ndryshme pusetash të shpërndara në të gjithë qytetin. Nëse bëni një shëtitje nëpër rrugët e Qytetit të Përjetshëm, me siguri do ta gjeni diku.


Disa madje bëjnë tatuazh akronimin në këmbët ose krahët e tyre.

12 views0 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page