DIALOG…
Kujtimit të paharruar të miqëve te mi, poetit Zoi Dashi dhe shkrimtarit Astrit Hajdini.
_ E vrave?
-Po!
-Kë vrave?
_Veten time! (Tërë jeten s’ke vrarë asnjë zog)…
-Po pse o i bukur
Ç’i bëre ti jetës?...
-Ku di unë i shkreti!,
Mbase quajta ËNGJËLL
Të “Vërtetën”… 26- 8 – 2021. Athinë.
DIALOG ME SHKRIMTARIN ASTRIT HAJDINI
ASTRIT! Të solla te varri
Një shishe raki.
Ngrihu dhe pije, Gëzuar, Myslimi.
Fshehurazi nga të vdekurit
Megjithëse aty ka dhe të mënçur dhe të çmendur
Të bukur dhe engjëj, dhe fundërina
Siç më ke thënë Ti.
Më vonë ,
Të shkruash një tregim të rrallë
Si ata që le pas:
Si “THIA SULU” dhe “Varret e Z. PUSTINA”
DRITË paç
O DRITË E RRALLË. 26 NENTOR 2022.
NJË PROSTITUTE…
Bukuroshja ime, përse vallë
Të rrëmbeu djalli e të hodhi
Në greminë, nga ku asnjë e gjalllë
Dhe me ndihmë të Zotit, dot nuk doli.
Patjetër ke diçka prej Perëndie
Gjersa magjeps djemtë i lë pa mend,
Gjersa vijnë pleqtë dhe pleqërisht
Zvarriten si kërminj e të përjargin.
Ç’punë do prishte vesa si një ëndërr?...
Po si t’ia bëj unë dhimbjes, zemrës sime,
Që s’të nxjerr dot prej llumit ku ke rënë?...
Tungjatjeta i nderuar Kozma! Faleminderit per komentin. Poetin MASTERS, fatkeqsisht nuk e njoh fare. Me tha, miku im Stefan Martiko se do me dergoj nje cikel prej tij. Ndersa per kakofonine, NOKJA, para komentit tuaj, duke kuptuar "gabimin" me "i"-ne, me tha se po e shkruaj per humor. prandaj asnje shqetesim. Te perqafoj, Myslimi.
Të treja poezitë shquhen për ndjeshmëri e sinqeritet. Dy të parat më kujtojnë (jo si imitim) poetin e jashtzakonshëm MASTERS të vlerësuar si Dantia i Amerikës. Të gjitha poezitë e tij janë për njerëz që kanë vdekur. Në dukje të ngjanë si këngëtar i vdekjes, por në të vërtetë është këngëtar i madh i jetës.
Përgëzime mik i nderuar! K.Gjergji.
P.s. Në komentin e zgjuar të z.N.Abilekaj theksohej edhe për kakofonine që krijonte emri yt. Ishte për fajin tim, se e kisha shkruar gabim "stil mysliman" e jo "myslimian". Kështu është e njëllojt si kur themi "Naimian, migjenian… "U