TRE POEZI NGA MYSLIM MASKA
- Prof Dr Fatmir Terziu
- Oct 11, 2021
- 1 min read

NJË BEBE E VOCKËL…
Vogëlushes, fqinje, me shume dashuri
Mundesh ta shtrydhësh diellin?
Me qumësht drite do spërkatej jeta!
E shtrydh dot Hënën?
Me aromë limoni do dehej bota!
Pa shtrydhi buzët e të dashurës tënde,
Një bebe e vockël do lindi,
Duke cicërruar do i këndoj
Diellit dhe Hënës. ÇUPKAT…
Ç’, faj kam unë
Që çupa bukuroshe
Erdhi e më puthi thellë në shpirt?
Vdekja besoj
Është , errësirë!...
Çupkat, ndoshta,
Janë MAGJI dhe dritë…
Ë BUKURA
Tërë jetën dashurova të bukurën
Kur e putha, më vrau…
Athinë 10 – 10 – 2021.
I nderuar Z.Athanasi! Falnderimet e mia te perzemerta per meditimin rreth tre poezive te mia.
Ju uroj suksese ne krijimet tuaja. Me shume respekt. Myslim Maska, Athine.
S.Athanasi:
Trilli mbi fillesat e jetës në këto poezi e tejshpien fantazinë në majat e tij frymëzuese, Zbritjen, autori ia lë në dorë lexuesit. Urime! S.Athanasi/ Athinë!