top of page

TRE POEZI NGA MYSLIM MASKA


TRE POEZI NGA MYSLIM MASKA

RRUGË TË MBARË

Ku shkon kështu si i verbër,

Di ku po shkel,

E di se ç’le pas, di gjë ç’do të gjesh?

Kush do t’i pijë qelqet me verë?

Ike se të pëlqen ajo që s’e njeh?

E di se rruga është jashtëzakonisht e gjatë,

Prapëseprapë ti ike…

As yt bir

As im bir,

Miliona djem e vajza s’pyesin fare!

Siç s’do t’ia dijë fara për plisat e fortë,

Gjakoset për vdekje gjersa mbin,

S’do t’ia dijë as mali triliarda ton

Që dridhet prej tërmetit të bëhet tjetër mal.

Ndoshta DRITA tjetër qënka e magjishme…

Nëse kështu është,

Qelqet me verë t’i pimë:

Rrugë të mbarë , o udhëtar,

Që shkel dhe mbi GREMINA…

PËR TË THËNË MIRËMËNGJES

E ç’është vdekja? – Një zero , një hiç,

Ndoshta një gjithçka është patjetër,

Që lind nga e panjohura dhe shkon

Drejt të pakuptueshmes,

Një absurd njëlloj si lindja,

Sinonime të njëra tjetrës,

Edhe pse mohoen,

Dashurohen marrëzisht.

Po ç’është vdekja konkretisht?

Një “Natën e Mirë” kur shkojmë për të

Fjetur

Dhe harrojmë çuditërisht

Të zgjohemi

Për të thënë MIRËMËNGJES…

NË VARRIMIN TIM…

(Shaka e trishtuar)

Në varrimin tim mos e ftoni XHESIN,

Maçokun, se do qajë me mjaullimë,

As KUPERIN, qenin,

Se do lëpijë trupin tim të ftohtë! Dhe do qajë me angullimë…

Ftoni një BUDALLA, që të bërtasi sa më fortë:

“KU JE?, Ç’BËNË?, KU DO SHKOSH O IDIOT?”…

Athinë 7- 10- 2021

98 views2 comments

2 Comments


mich.maska
Oct 09, 2021

I nderuar shkrimtar, z. Athanasi !

Vetem drita mund te bej drite! M'i ndricove poezite...Faleminderit.

Suksese ne krijimtarine tuaj mbreselenese.

Perqafime, Myslim Maska, Athine.

Like

sotir.mimi
sotir.mimi
Oct 09, 2021

S.Athanasi;

Poeti M.Maska jeton me problemet e ditës. Emigrimin e rinisë mbasi e analizon e përligj si fenomenin e farës që mbin edhe në shkëmb. Apo triliarda ton mal që i dredh tërmeti për të lindur një tjetër mal. Sa i përket jetës dhe vdekjes, i quan sinonime. Poezia Shaka e trishtuar, na bind se largimi nga kjo botë, duhet marrë me sportivetet./ S.Athanasi/ Athinë.


Like

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page