top of page

Tre poezi...




Hipografi


E lagu s'e lagu

duke u grindur shekujt si gjithmonë,

shkruan betejën e re të histerisë,

ndërsa shpatat janë zverdhur

edhe drita u struk në zjarr

mbijetoi brenda çdo gëzhoje,

edhe sonte,

drita nuk është e rrethuar nga roje.


Emri i parë


Unë nuk miratova emrin e parë

të quhem foshnjë

kështu që ligji i kohës nuk do të më detyronte

për të mbetur me emrin e parë në amzë

në dokumentat e shkollës.


Fatet fatale


Në telin e hollë të rrobave

u nder një kostum, një vello në dispozicion

një biberon i humbur i një foshnje

mes cicërrimave dhe ku-kujave

u varën turma dhe hije

për portretin e mistershëm të mërgimit

teli mbi shtyllë

u bë vija margjinale

e zogjve,

njëra nga ato që nënshkruajnë fatet fatale.


24 views0 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page