
MYSLIM MASKA
BUNINI
Asnjë profet s’e pranoi vendi i tij,
As BUNININ.
U verbuan pas lulkave te ferrave
Dhe nuk e shikonin
Jaseminin.
JAM LUMË…
S’jam hundë e dashuruar pas qurrave,
As qen te gënjehem pas një zorre
As rrugaç pas fustanit të kurvave,
S’jam buf të mashtrohem prej një sorre.
Jam lumë; e dehem pas detit,
Hënë e lajthitur pas yjeve
Mal që vë kapelen e qiellit
Bilbil që qaj me erën pyjeve,
Për njerëzit që po ikin…
TI…
Ti, që ngrite zogun
Kur ra nga foleja,
Të mallkoi bota?
-jo!
ZOTI më bëri zog edhe mua,
Me kengëzat e mia
T’i këndoj Jetës…
, 4 – 1 – 2021.
Te nderuar miq, z.Gjergji dhe z. Athanasiu. Me beni nder dhe optimist, me komentet tuaja te vyera. Faleminderit per angazhimin, ndjehem si nje petale qe e perkedhel era dhe rrezet. Suksese ne krijimtarine tuaj. Me shume respekt, Myslimi.
Xing.
Tre poezi ku mënçuria ngrihet paralel mbi aftësinë për të kuptuar (dhe devijuar) imazhe të shtrëmbëruara në fokusimin e ndriçimit të vërtetë-poetik.
Xing.
Tre flakërima që të ndezin emocionin dhe fantazinë nga miku im i çmuar Myslimi.
Janë tre mënyra krejt të ndryshme origjinale për misionin e perëndishëm të artistit dhe
fatit të tij. Motive që nuk thinjen kurrë…
Përgëzimet më të përzemërta i dashur mik! Kozmai.