TIM ETI. Mes vetetimash,ballin mbi Sazan. Klithi nje jete,linde me kemishe Ligjin per kthim,me c'vale ja u dhane? S'u ndryshke ne xhami, as edhe ne kishe.
Mbi ullinj,halor,mbi halor kalaja. Dimeroret dete zbardhen mbi Vlore. Heshtjen dhe zine mbi supe e mbaja. I ndalen hapat cdo akrep mbi ore.
Ku kerkuat mbrite,gjoksit te Kanines. Ombrelle librat,me i binduri murg. Me djersen e trurit i dhe jete bimes. Testamenti i fundit ,firmosi kete rruge.
Zgjodhe detet, ata te ben dallge. S'mbrite reres,cope,cope mbi shkembinj. Vetem djersa gjithe botes rri e bardhe. Bime, qe do jetosh i pasur, si ullinjte.
I nisa nga larg vargjet,nga Oak Parku Tuaj. Ndarje pas ndarjes, genjeshtarja jete. Asnje s'e meson fatin me jeten si te luaj. Para syve lodrojne, sekreti me i fsheht.
Mbret Kanina,Kanina mbretereshe, Me balle dhe shpirt perendimit. Kur perkedheljet e petaleve mbi mermer do ti ndjesh, do besosh,se vdekja,s'e ka forcen e harrimit.
Dalan Luzaj
(1 )
I veshur me nje cipe te bardhe.
Comments