top of page

TI VDIS TË MË GJESH

  • Oct 10, 2023
  • 1 min read


Derdhu në pika të ëmbla kujtimesh, Ti shi i thinjur në flokët e mi. Tregomë të fshehta në shtigje rrëfimesh Dhe kthehu të flesh te retë përsëri.


Mos merr nga unë asnjë gjurmë trishtimi, Por vetëm të purpurtën fytyrë të saj, Kur zëri i humbi në hone vështrimi Dhe humbi hareshëm pas tij vetë, pastaj.


Si i dehur lagmë me pikat e tua Dhe vdis, si narcisi, në qeshjen ylber, Se shtove një mik, me shpirt të trazuar, Që vargjesh, si murg, gjithnjë heshtjen shter.

Comments


Shkrimet e fundit

bottom of page