top of page

Thuprat e tregimit dhe lexuesi i thuprave


Thuprat e tregimit dhe lexuesi i thuprave

Fatmir Terziu


Historitë dhe tregimet me fabulën e thuprave të Gjergj Kastriotit Skënderbeut na janë mësuar ne dhe fëmijëve të tjerë më pas me dekada. Dhe për arsye të mirë. Këto janë vepra edukative të letërsisë, shkrimi i të cilave bën më të mirën që të tregojë se bashkimi është një gjë e mirë, dhe se forca dhe progresi vijnë nga bashkimi në një, jo nga parcelizimet, ndarjet, copëtimet, aneksimet. Kjo lloj letërsie mëson lexuesin dhe e zhyt lexuesin nga një kënd tjetër në historitë e tij, gjithashtu arrin me mesazhin e saj edhe të komentojë mbi kushtet shoqërore të kohës.

Por sot, librat e mirë, tregimet dhe krijimtaria e mirë janë nën kërcënim nga lexuesit e këqij, dhe po aq dhe nga mësuesit e këqij. Tani ka një tendencë shqetësuese në arsim për t'u përqëndruar vetëm në aspektin shoqëror të letërsisë dhe më pas për të gjykuar secilin libër plotësisht në përputhje me standardet e sotme të saktësisë politike.

Shembujt janë të shumtë, kur mjaft libra të leximeve jashtë klase, apo dhe libra të futur si normativë të kurrikulave kanë hyrë nga dritaret e miqve, nga çantat e meshinta dhe nga lidhjet e ndryshme mësues-shkrues. Libri dhe misioni i tij në këtë mënyrë, ndoshta dhe nga mungesa e zbatimit të një legjislacioni përkatës (i cili në fakt ekziston në letër dhe në kompjutera), adekuat ndaj librit, bëhet një stivë e ngjashme me drutë e dikurshme që u kërkoheshin nxënësve me detyrim nëpër shkolla gjatë dimrit.

Ligjet dhe stilet e mësimdhënies nuk duhet të vendosen në gur, natyrisht. Nuk ka asgjë të keqe, në vetvete, me zëvendësimin e teksteve të vjetra në favor të letërsisë më moderne. Por neveria ndaj tregimeve që duan dhe kërkojnë bashkim dhe jo përçarje, bazohet në pohimin absurd se mënyra se si ata diskutojnë mbi të vjetrën dhe të renë kontribuon në idetë diferencialiste dhe të ashtuquajturin seleksionim sistematik këtu dhe tani.

Vetëm dikush që nuk e ka lexuar një tregim të tillë që sjell në vëmendje djaloshin protagonist që i thyen thuprat lehtë e lehtë, një e nga një, dhe kur ato janë bashkë nuk mund të thyhen nga edhe më i forti, mund të bëjë që libri të hyjë vetëm nga pika të diskutueshme në shkolla. Për më tej duke e futur lexuesin në padrejtësitë e një shoqërie të tillë përmes syve të një fëmije, siç bëri Mark Twain tek një nga librat e tij ne kuptojmë se një gjë e ngjashme ndodhi dhe në disa vende të tjera ku u mënjanuan ligjësitë dhe rregullat e librit.

Më e rëndësishmja, ne duhet të pyesim se çfarë lloj edukimi po marrin fëmijët nëse ata janë vetëm të ekspozuar ndaj materialit që gjykohet i pranueshëm nga standardet bashkëkohore. Nëse nuk jemi të gatshëm të angazhohemi me tekste, ose autorë nga e kaluara, që mund të kapërcejnë ndjeshmëri moderne, atëherë lista e asaj që mund të mësohet bëhet shumë e kufizuar. Aq më shumë më pas bëhet mjaft e debatuar edhe për librat, që gjoja “komisionet” e kualifikuara të MKRS-së i fusin në kurrikulën e librit. Ndaj duhet thënë se ende shkolla dhe lexuesit e saj ndodhen tek e pakuptueshmja me thuprat e tregimit dhe lexuesi i thuprave në kohë tjetër.

40 views0 comments

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page