top of page

THIRRJE KRISHTIT !


THIRRJE KRISHTIT ! * "...dhe dije se unë do jem me ty,gjithmonë:deri në fund të botës" JESES CHRIST

(poezi) Nga Përparim Hysi Po vjen dimri dalngadalë,do ketë acar,dëborë e shi Nesër do shfaqesh i gjallë(sado i gjallë ke qenë gjithnji) Dymijë e njëzet plot dhe bota hiç nuk ka qetësi Kokolizur keq kjo botë dhe ca më keq në SHQIPËRi!!! Ke lënë pas shumë "URATA", ke lënë dishepuj,por dhe xhelatë Ke lënë vampirë-shpirtzinj si nata që nuk duan dritë,por vetëm natë. Ca lakmimtarë, majmur si derra, nuk ngopen KRISHT dukevjedhur pasuri Shumë varfanjakë ushqehen me plehëra,robtohen në punë e s'kanë SHENJTËRI!


Jam vrarë shpirtërisht e nuk fle i qetë,se skamja e njerëzve më brengos Të presim KRISHT që je i drejtë,që drejtësi e rregull veç ti vendos. Kanë dalë ca djajë që nuk duan diell, që në vena si lakuriqtë e natës s'kanë gjak Këto monstra drejt e në FERR, mos ki mëshirë,se botën kërkojnë ta vënë në lak. I bënë njerëzit me"mballoma" dhe hiqen e mbahen sikur të jenë ZOT! Botën të tërë e ka zënë"ftoma" (KRISHT kurrizin"ndrequa" me shkop!) ZEMËRBRISHTË, mos ki mëshirë! Se këto monstra botën po kthejnë përmbys Nuk duan diell,po errësirë dhe një botë të tërë kanë futur në krizë. Këta"lakuriq nate" të kthyer në monstra, nuk duan as diell dhe as dashuri Nga këta vampirë në panik është bota! Monstrat veç kënaqen duke vënë pasuri. Po të bie në gjunjë,i dashuri KRISHT! Ka ardhur koha të bëhesh SHËN MËHILL! M'i qëro, të lutem,këta antinKRISHTË dhe veç kështu do marrëm frymë të lirë.


* e shkrova enkas për DITËN E MADHE TË KRISHTLINDJEVE dhe uroj për tërë botën KRISHTLINDJE TË GËZUARA dhetë mposhtim panikun që ka alarmuar dhe vazhdon të alrmojë botën.


Tiranë, 24 dhjetor 2020

15 views0 comments

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page