Thelbi


Astrit Lulushi



Funksioni është esenca e të qenit të një njeriu a sendi. Ajo çfarë bëjmë a për çfarë përdoret, përcakton realitetin e tyre. Çdo gjë fillon nga thelbi. Njeriu krijon një thelb të gjërave dhe më pas miqësinë e armiqësinë, të mirën e të keqen në lidhje me ‘to. Të menduarit pa thelb sjell zbrazëti. Blej një send e mos e përdor, vlera e tij bie. Hiqi njeriut të drejtën e besimit dhe ke krijuar një robot që vetëm mund të mendojë sipas programimit, por kurrë të ndjejë. Në Shqipërinë e diktaturës, ky fenomen ishte mbizotërues mes klasës së arsimuar, duke krijuar një kulturë boshe dhe injorante ndaj nevojave dhe kushteve, që janë thelbësore për jetën e shpirtit. Realizmi socialist ende vazhdon. Njerëzit përjetojnë boshllëk shpirtëror, pa esencë, por gënjeshtra e mashtrime; mendimi i tyre shënohet nga një pasivitet a dembelizëm për shkak të mungesës së dëshirës a vullnetit që lindin nga shpirti. Mendimet e tyre, po t’i analizosh, janë të mbushura me abstraksione, pa shpirt, që të zezën e bëjnë më të zezë, sëmundjen më të rëndë, panikun më të madh dhe masat a ligjet më të pamëshirëshme; që e shplajnë shpirtin gjithnjë e më shumë, e bëjnë atë steril. Përndryshe, sot nëpër rrugë do të shihni jo ushtarë e policë, por automjete ndihmash me ushqime e ilaçe për njerëzit e detyruar të izoluar e në nevojë.

0 views

Shkrimet e fundit