top of page

Thani Naqo: SA HERË PANDEH SE JAM POET

  • Jan 19
  • 2 min read

Thani Naqo, poeti që s'e lë kitarën  e tij të zemrës, na „postoi“ sot me grimcat dixhitale poezinëe tij „sa herë pandeh se jam poet“. Eh, poezia e ardhur dixhitalisht, eh, kjo poezia e Thani Naqos është një reflektim, ndoshta. Ndoshta aq i hollë mbi identitetin poetik dhe pasionin për krijimin, sa edhe kokrizat kur e sollën atë po dridheshin. Poeti luan me të si me kitarën e tij të dashur, po aq dhe me kontrastin midis krenarisë dhe dyshimit, duke e paraqitur poezinë si diçka të bukur, të gjallë dhe ëndërrimtare, por edhe të brishtë dhe ndonjëherë të kotë, si thithaku që jep vetëm hije. Imagjinata botanike dhe metafora e “Pemës Platonike” krijon një dialog mes realitetit dhe iluzionit, ku autori nuk merr veten tepër seriozisht, por njëkohësisht vë në dukje tensionin e krijuesit midis dëshirës për frymëzim dhe frikës nga boshllëku. Një poezi që kombinon ironinë, melankolinë dhe pasionin për artin me një gjuhë të qartë dhe poetike. Po dhe plotë muzikalitet, tamam sikur ta kishe të lidhur në rrjet, e t'ia dëgjoje ritmin e tij që mendosj se do të mbetet përjetë… (F. T.)



SA HERË PANDEH SE JAM POET

 Nga Thani Naqo


Sa herë pandeh se jam poet,

ndihem krenar si të tjerët,

tani që u plaka dyshoj shpesh:

poezia ësht’ për naivët e të mjerët.

 

Poetikisht pandeh se jam syth,

(ama, syth me majë të mprehur,)

të plas ëndërroj, të bëhem bisk,

të bëhem degë hijedendur.

 

E tëra më duket ëndërr botanike,

sa për humor, e jo për inat,

por, nën hijen e Pemës Platonike,

ndodh që dyshoj se jam thithak...

 

(shënim: thithak quhet bisku që nuk bën fruta, por hije)

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page