top of page

TEZE HELENA



TOMAS ELIOT (Thomas Stearns Eliot) 1888 – 1965

(26 shtator18884 janar 1965), shkrimtar anglez.Me prejardhje amerikane.Është njëri ndër poetët më të njohur europian të shekullit të 20-të, fitues i shumë çmimeve, ndër to edhe të Çmimit Nobel për Letërsi1948 dhe i Goethes1954. Bartëdoktoratave të nderit.

TEZE HELENA

Miss Helenë Slingsby, tezja ime, mbetur lëneshë

Banonte në një shtëpi të vogël pranë një sheshi elegant

Ku i shërbente një numër shërbëtorësh prej katër vetash,

Po kur vdiq, ajo gjeti qetësi në qiell,

Dhe qetësi në sheshin elegant…

Sipërmarrësi i funeralit mbylli shpenzimet

dhe fshiu këmbët - e dinte se gjëra të tilla kishin ndodhur

dhe më parë. Qentë u siguruan plotësisht për çdo gjë,

Por pak më vonë vdiq edhe papagalli.

Ora Dresden vazhdoi tik-takun e saj mbi oxhak,

Dhe asistenti me livre u ul në tavolinën e ngrënies.

Me shërbëtoren e dytë mbi gju – me atë që

kur zonja qe gjallë, kishte një sjellje të paqortueshme.

PERËNDIA IM, KA PLOT YJE

(fragment)

Gabim i madh: të besojmë se jemi vetëm,

që të tjerë erdhën dhe pastaj u larguan

si një shkëlqim i shpejtë kapur nga radarët,

megjithatë, ka të ngjarë që hapësira

të ketë qenë e mbushur me njerëz,

e mbushur deri në buzë me energji

që nuk mund t’i shohim, që nuk i ndjejmë

edhe pse na afrohen neve aq shumë

dhe jetojnë bri nesh duke u shpërbërë,

duke vdekur, duke pushtuar planete të tjera,

duke u bërë reveransë yjeve të tyre

arrogantë dhe të mëdhenj duke u hedhur

gurë të mprehtë hënave të veta. Dhe, edhe ata

s’pushojnë së pyeturi veten, nëse janë të vetëm,

dhe e vetmja gjë që dinë dhe duan të dinë

është se ka një pus pa fund të thellë

hapur midis dritave të tyre dhe tonave.

LIRIKË

Nёse hapësira dhe koha, siç thonё tё urtёt,

janë gjёra qё s’mund tё jenё,

miza qё jeton vetëm njё ditё

jeton po aq sa ne.

Por ndërkaq jetojmë sa mundemi,

ndërsa jeta dhe dashuria janë tё lira,

pasi koha ёshtё kohё dhe ikёn tutje,

ndërsa tё urtit mendojnë tё kundёrtёn.

Lulet qё tё dërgova kur vesa

dridhej mbi pjergull

u fishkёn para se bleta tё fluturonte

tё thithte trëndafilin e egër.

Por ndërkaq tё ngutemi t’i mbledhim akoma

dhe tё mos trishtohemi po t’i shohim tё thahen,

dhe megjithëse lulet e jetёs tё jenё tё pakta

mund tё jenё hyjnore.

Përktheu Faslli Haliti

9 views0 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page