top of page

Teuta Sadiku: Tre poezi



 

1)    U shkëput shpirti nga trupi i fjalës

 

U ngjit lart teksa një gjethe dyllë e  verdhë

u lëshua mbi krahët e erës flokëlëshuar.

Fluturonte nga gëzimi Fjala  , hapësirave

ishte e lirë,i trembej vetëm  thellësive të ujërave.

Nuk e kuptonte çfarë llomotitej,për të.

Vendlindja e saj ishte gjuha.

Gjethja  bluante në mendje mendimin

Natyra ishte në zgrip të ekzistencës.

 Ngushëllohet me faktin se

Vetëm spektakli i rënies së gjethes

mund  të drithëronte,sadopak zemrat e njerëzve.

....

2)    Tani që hyra në moshën e tretë

 

I shmangem ballafaqimit me veten.

Një rrugëtim me humbje, fitore,

ngjitje dhe zritje,nuk munguan dhe rëniet e lira.

dhurova plot gënjeshtra  të vërteta.

hëngra sa u ngopa

gënjeshtra.

Nuk e duroj dot dhimbjen e të qenit e lumtur.

as të qenurit e mi një jetë të tërë

tejet e sinqertë me të tjerët.

Kam qenë e jam një maskareshë e vetvetes.

Si nuk e shtyva  megalomaninë time përpara

të paktën një centimetër më tej.

Nuk kam sy e faqe të përballem me vetveten.

I vetmi shans për të shpëtuar

është ferri i të shkruajturit letra ngushëllimi vetvetes.

OSE ANATEMË.

.....

3)  Me siguri një nga portat do të hapet edhe për mua.

 

Ose ajo e Ferrit, ose ajo e parajsës.

Një tufë me çelsa  lashë në duar

Si zotit ashtu dhe djallit.

Nuk do më lënë të braktisur rrugëve

pse u mundova  të çmontoj  kleçkat e jetës.

Si përfundim, bëra vetëm ca meremete,

në muret e botës dixhitale.

Asgjë më tepër.

57 views0 comments

Commentaires


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page