Teuta Sadiku: Shkodra në vargjet e autorit Xhabir Tabaku.
- Prof Dr Fatmir Terziu
- 6 hours ago
- 5 min read

Shtambat e thyera: arkeologjia e mungesës,imazhe autentike nga Shkodra në vargjet e autorit Xhabir Tabaku.
Kam qenë dhe jam e magjepsur nga arti i poetëve Shkodranë, poetëve të cilët me penën e tyre thyejnë mure, rrëzojnë kufij kohorë dhe hapësinor.Na ndan oqeani, deti , male,por ja që arti i tyre të bën të ndihesh njësh me përjetimet e tyre.Në rrëzë të Gurit të Madh të qytetit, atje ku Vjosa e lashtë fëshfërit dhe diç më pëshperit,unë humbas duke ecur nëpër rrugët dhe rrugicat e Shkodrës ,atje ku Xhabir Tabaku me penën e tij herë me përshkrim , herë me dialog e herë me monolog rrëfen thellësitë e shpirtit të tij, duke mbushur vargjet me kujtime, me tinguj e ngjyra, me gurë e me kroje,me netë mbushur me boshësi, me ditë pambarim, me gjak e me shi. Një penë e sinqertë, autentike,spontane,e lirë nga embrioni i përsosmërisë .
Katundi i vjetër si hapësirë e memorjes kolektive
Titulli I poezisë “Katundi i vjetër” funksionon si një simbol i identitetit lokal dhe i kujtesës së përbashkët. Ky vend është më shumë se një territor gjeografik; është një vend i ndjenjës së përkatësisë, i traditës dhe i rrënjëve të lashta. Përmes përshkrimit të kujtimeve të fëmijërisë “ku pata kaluar fëmirinë”, poeti shpreh nostalgjinë për një periudhë të humbur, kur koha duket se kishte ndalur dhe gjithçka kishte ndryshuar vetëm në formë, por jo në thelb.
Poezia shërben si një dritare në një botë që po zhduket, duke përdorur elemente të vendit të vjetër, të fëmijërisë dhe të ndryshimit shoqëror për të ndërtuar një narrativë antropologjike mbi identitetin, memorien kolektive dhe transformimet sociale.
Koha dhe hapësira në kujtesën kolektive
Në poezi, koha dhe hapësira janë të lidhura ngushtë me ndjenjën e humbjes dhe ndryshimit. “Koha” është e përjetshme, ndërsa “kroi i vjetër”, që “rrjedha e ujit nuk kishte ndryshuar”, simbolizon vazhdimësinë e natyrës dhe të traditës që nuk i nënshtrohet ndryshimeve të shpejta të kohës. Megjithatë, këto ndryshime janë të dukshme në elementë të tjerë të peizazhit, si “shtamba të thyeme”, që përfaqësojnë humbjen e së kaluarës dhe të identitetit të shoqërisë. Kjo lidhje midis kohës dhe vendit ndikon në mënyrë të fuqishme në përjetimin kolektiv të ndryshimit.
Simbolika e elementeve të natyrës dhe të fshatit
Currilat “si gishtat e fëmijëve”
janë një simbol i gjallërisë, ata janë të hollë, të lehtë, të brishtë, duke reflektuar edhe ndjenjën e fragjilitetit të komunitetit. “Heshtja vorri” përreth tregon për mbylljen e një periudhe ose të një jete të dikurshme, duke theksuar ndjenjën e mbylljes së një kapitulli të historisë së vendit.
Kroi si kujtesë e mbetur në heshtje.Kthimi në katund pas shumë vitesh është gjithnjë një akt i dyfishtë: ai përmban mallin personal dhe një lexim të ri të hapësirës, që nuk është më e njëjta, por as krejt e panjohur. Poezia vendos në qendër kroin si një objekt material e njëkohësisht simbolik,i cili mbetet i pandryshuar, ndonëse gjithçka përreth tij ka marrë tjetër pamje. Ky përqëndrim poetik mbi kroin shërben si pikënisje për një studim antropologjik mbi raportin mes kujtesës, kulturës materiale dhe shndërrimeve sociale.
Elementët shoqërorë dhe ndryshimi social
- “shtambën pa doreza”, që është gjithashtu një simbol i traditës dhe zakoneve të vjetra.
-Unazat për vashat janë një tjetër simbol i lidhjes me kulturën lokale, por ndoshta edhe i humbjes së kësaj tradite për shkak të emigracionit dhe ndryshimeve shoqërore.
“Të gjithë kishin ikur nga fshati”, tregojnë për largimin masiv , për shkak të arsyeve ekonomike dhe sociale.
Kroi si qendër komunitare
Në traditën shqiptare, kroi nuk është vetëm burim uji, por edhe qendër rituale dhe shoqërore. Aty mblidheshin gratë e fshatit me shtambat e tyre, aty shkëmbeheshin lajme, bëheshin njohjet e para ndërmjet të rinjve, dhe shpesh lindnin edhe historitë e dashurisë. Kroi është, në një kuptim antropologjik, një “mikro-agora” e fshatit, ku jeta e përditshme kthehej në akt shoqërizimi dhe në ruajtje të traditave.
Heshtja e sotme si metaforë sociale
Përshkrimi i “heshtjes vorri” përreth brrakës së kroit shenjon një transformim rrënjësor: fshati është boshatisur, brezat janë shpërngulur, dhe funksioni i kroit si vend takimi ka humbur. Kjo heshtje nuk është thjesht akustike; është një heshtje kulturore, një boshllëk i krijuar nga shuarja e një strukture sociale tradicionale. Antropologjikisht, ky fenomen lidhet me migrimin masiv nga fshatrat shqiptare në dekadat e fundit, që ka çuar në shuarjen e institucioneve simbolike lokale.
Shtambat e thyera: antropologjia e mungesës
“Shtamba të thyeme
nuk janë vetëm mbetje materiale, por gjurmë arkeologjike të një mënyre jetese. Shtamba pa vjegëza tregojnë se cikli i jetës komunitare është thyer: nuk ka më vajza që të zbresin të mbushin ujë, nuk ka më “unaza” të fshehta që simbolizonin lidhjet e para shoqërore. Në antropologjinë e kulturës materiale, sendet e lëna pas – sidomos të thyera – përfaqësojnë tranzicionin nga funksionalja në memoriale.
Reflektimi mbi identitetin dhe ndryshimin shoqëror
Kjo poezi reflekton tregon se vendi ka ndryshuar, por edhe mbetet i njëjtë në thelb. “Hupa” që e ka mbuluar fshatin tregon për humbjen e identitetit të mëparshëm, për shkatërrimin e traditës së lashtë, por edhe për një lloj ripërtëritjeje të mundshme. Ky është një koncept që lidhet ngushtë me antropologjinë: ndryshimi shoqëror është i pashmangshëm, por ai gjithashtu sjell një formë të ri identiteti dhe kujtese.
Antropologjia shfaqet nëpërmjet mënyrës sesi vendi, koha dhe traditat janë të lidhura përmes kujtesës kolektive, sesi ndryshimet shoqërore, emigracioni dhe humbja e traditave të vjetra, ndikojnë në ndërgjegjen dhe identitetin e komunitetit. Në të njëjtën kohë, shohim se lidhja me vendin e vjetër është e pandarë, dhe se kujtimi i tyre mbetet i gjallë në simbolika, në elementët natyrorë dhe në dëshmi të tjera të trashëgimisë kulturore. Kjo poezi është një reflektim i fuqishëm mbi dinamikën midis së kaluarës dhe së tashmes, dhe mbi rëndësinë e ruajtjes së identitetit kolektiv në një botë në ndryshim të vazhdueshëm.
Poezia, tregimet dhe romanet janë burim antropologjik sepse
1.Ruajnë kujtesën kolektive – vargjet për kroin, dasmat, vajet, mërgimin, përmbajnë gjurmë të ritualeve dhe besimeve.2.Shpalosin dhimbjen kolektive – sidomos në poezinë e viteve ’90 e më tej, ku shfaqet trauma e tranzicionit, emigracionit dhe humbja e kujtesës.3.Mitet dhe simbolet jetojnë në tekstet letrare, shpesh më shumë sesa në praktikat e sotme.4.Romanet moderne përshkruajnë transformimin e njeriut shqiptar në raport me hapësirën urbane, migrimin, identitetin, duke u bërë dëshmi antropologjike të kohës.Pra, poezia, tregimi dhe romani nuk janë thjesht krijime estetike, por edhe arkiva antropologjike të jetës shqiptare.
Sfidat e antropologjisë shqiptare në të ardhmen
Institucionalizimi – antropologjia nuk është ende e konsoliduar si degë e veçantë në universitete; më shumë funksionon brenda etnologjisë, sociologjisë dhe studimeve kulturore.
Globalizimi dhe migracioni – transformimet e identitetit shqiptar brenda dhe jashtë vendit kërkojnë studime të reja.
Ruajtja e trashëgimisë jomateriale – ritmet e shpejta të modernizimit rrezikojnë humbjen e ritualeve, zakoneve dhe miteve.
Ndërthurja me disiplinat e tjera – antropologjia shqiptare duhet të lidhet më fort me filozofinë, historinë, semiotikën, studimet gjinore, për të mos mbetur vetëm deskriptive.
Ndikimi i politikës dhe narrativave kombëtare – shumë studime të së kaluarës janë ndikuar nga ideologjia; sfida e ardhshme është të krijohet një antropologji e lirë dhe kritike.
katundi vjetër . Xhabir Tabaku
malli ktheva n'katundin
ku pata kalue fëminisë do vera
gjithçka kish' ndryshue
veç kroit
gjithçka kish' ndryshue
kroi qit’te currila t'hollë
si gishta f'mije
brrakës përreth - heshtje vorri
shtamba të thyeme m'rreshpen përbri
shtamba pa vjeg'za
vjegëzat, unaza për vashat e fshatit i'n bâ
- fshatin e kishte mbulue hupa —
kish’ marr’ iken
Comments