top of page

Skënder Milaqi: Refleksione mbi librin “Ikja e dytë e Noes”

  • Mar 13
  • 6 min read

Refleksione mbi librin “Ikja e dytë e Noes” e shkrimtarit Rifat Ismaili.

(Tregime dhe skica)


Duke shfletuar,analizuar dhe futur në brendësi të këtij libri interesant me tregime dhe skica të autorit, ndjeva një kënaqësi të veçantë për faktin se si autori është i përulur para përshkrimeve në detaje (origjinale apo imagjinare)me një penë të mprehtë dhe të dashur krijuese të jetës së emigramtlve e cila ishte dhe është e vuajtur,monotone dhe stresuese në fillimet e vendosjes në vend të huaj. Padyshim në shumicën prej tregimeve vërehen vështirësitë e përshtatjes me jetën e zhurmshme dhe vende -vende apatike,”përtypjen” e kulturës së atjeshme,përshtatjen me zakonet dhe veset që hasin në një ambjent të ri etj. Titulli i librit ka një simbolikë të fuqishme që lidhet me figurën biblike të Noes(I përmendur në SURJA NUH nr 71, në KURANIN e madhërishëm),i cili në këtë kontekst shndrrohet në metaforë të njeriut që detyrohet të largohet për të shpëtuar jetën apo dinjitetin e tij. Ikja e dytë sugjeron një ikje të përsëritur largimi dhe kërkimi,duke e paraqitur emigrimin një udhëtar të përhershëm mes dy botëve,vendlindjes dhe vendit të huaj. Duke e jetuar këtë jetë në një fushë të panjohur si të jetuari,vëzhguari dhe me një theks të veçantë krijues autori na i paraqet ngjarjet në tregime afër së të vërtetës duke e bërë për lexuesin më të të besueshëm. -Në tregimin nga ka marrë spunto titulli i librit “Ikja e dytë e Noes” flitet për personazhin Noe që shpëton nga fatkeqësitë natyrore dhe mbeti gjallë,por se ndërtoj më varkën magjike dhe mbeti fillikat i vetëm,i mëkuar nga qumështi dhe nga bamirësia e Zotit duke jetuar në një kasolle në këmbë të një mali me vreshtat dhe qingjin e vetëm të tij të shpëtuar. I mërzitur skajshëm nga jeta dhe pabesitë e njerëzve përreth ai lutej dhe dëshironte me ngulm vdekjen,por Zoti nuk ja plotësoj dëshirën pasi donte që Noe të bëhej përçues i jetës .Noe do ishte prezent në rritjen e qingjit të vetëm që kishte femër,ta rriste atë gjersa të bëhej dele dhe gjer në lindje. Duke parë padrejtësitë e kësaj bote,Noe vërtetë s’donte të jetonte por plotësoj një mision të fuqishëm të dhuruar nga Zoti për gjallërimin e jetës në tokë dhe si shpërblim Zoti e mori atë me vete duke i thënë:-‘Eja biri im i bekuar të shplodhesh pranë meje’. -Në tregimin“Dua të më shohësh”,vërehet një i ri i shtrirë pranë një gjelbërimi të skajshëm dhe i ledhatuar nga një fllad pranveror duke shfletuar faqe të një libri që e tërhiqte dhe pranë i vjen një nektar i panjohur me buzëqeshjen dhe hijeshinë e një femre e cilësuar prostitutë,që afrohet dhe pa teklif i jepet e tëra djalit që fillimisht i rezistoj,por më në fund se përballoj zjarrin e lindur brenda tij,pasi u hipnotizua nga pushteti i femrës dhe lakuriqsia e saj që të kujton një det me dallgë. -Në tregimi “Dyzimi i njeriut”,Sokrati që sillej rrotull stacionit të trenit donte të takonte një shokun e tij të hershëm nga vendlindja që banonte në këtë qytet. Pasi e takoj dhe u njoh me jetën e tij ngeli i zhgënjyer nga fiksacioni i tij për një femër.Megjithëse donte ta ndihmonte Sandrin(shokun e tij piktor) ai largohej dhe kthehej përsëri në shtëpi dhe këtë e bënte nga humbja e Laurës(vajzës që dashuronte).Mes zënkave të herpashershme me shokun,Sokrati arriti të kuptoj se ka një hendek të thellë ndërmjet jetës që ne përfyfyrojmë,shkruajmë dhe pikturojmë dhe jetës së vërtetë. -l ndjerë dhe tregimi”Ëndrra për babanë” ku i biri shprehej se e kam dashur vërtetë tim atë-saqë për një çast ikja e tij nga kjo botë do më tmerrojë kaq shumë?!. Ai sigurisht në vetvete e kuptonte që e kishte dashur të atin,por s’kishin munguar dhe grindjet mes tyre apo ftohjet e herëpasherëshme kur nuk mirkuptoheshin.Duke dhënë në këtë kuadër dhe një mesazh që nga largësia,malli dhe dashuria që shtohet vetiu,çdo zënkë apo qejfmbetje me të afërmit nuk duhet llogaritur para mallit të pashuar. - Në tregimin “Kthimi në shtëpi”,tregohet historia e një emigranti si shumë të tjerë që kthimin e shumpritur ne shtëpi e kaplon deluzioni,ku në vitet e vështira të 1997-1998 armët kërcitnin papushim,pa shkak e të zhurmshme që shqetësonin vijimin e një jete normale.Apo pamja përrallore që kishte kodra e qytetit me ullinj,pemë frutore dhe vreshta para demokracisë dhe kasaphanës urbane të ndodhur pas saj dhe e gjitha kjo bën që të kesh dhe një goditje psikologjike e për rrjedhojë i riu emigrant (si shumë të tjerë)të merrte të fejuarën dhe të ikte. - Në tregimin që vërtetë më preku pasi jemi dhe njerëz të letrave ishte ai “libra për të ndezur zjarrin”ku flitet për një çift të rinjsh të dashuruar pas librit dhe secili fliste me nostalgji për biblotekën e tij ,por ndërsa Redi e kishte biblotekën e tij shumë të pasur dhe e dashura e tij Vali i shihte me dashuri dhe i ledhatonte ato,ajo vetë justifikohej në kufjjtë e fajësisë me të dashurin se nuk e di ku i ka përplasur babai librat e shumta të biblotekës dhe ajo biblotekë nuk ekziston më e kjo ndodhte në kohën e ndryshimeve demokratike ku libri për shumë familje e humbi vlerën.Aq sa babai i vajzës nga injoranca e thellë mbas insistimit të çiftit pranon që librat ja kishte dhënë gjyshes dhe kjo i kishte përdorur për të ndezur zjarrin.Dhe gjyshja pa teklif shprehej:-Po moj bije dhe ti je ngrohur nga ato libra.T’na marrin të keqen librat dhe më pas gjyshja duke shkuar në dhomën përballë gjeti në një sëndyk të vjetër gjoja për ta ruajtur por pa ja ditur vlerën librin e shpëtuar të Odiseut të Homerit të madh dhe Redi që s’doli pa gjë në këtë rast. Pikëlluese. - Në tregimet “Vajtje e kthim nga kurrkundi”dhe”Engjëjt e dëbuar dhe qyteti pa dashuri” tregon kontrastin e një pjese të shoqërisë që shijon jetën mondane dhe të kundërtën,asaj shoqërie fiorentine tjetër dhe sidomos emigrantë që shijojnë jetën skëterrë të rrugës në gjithë amalgamën e saj,apo në vendin tonë dhe jashtë tij,ku njerëzit harrojnë shtëpitë e sillen vërdallë në rrugë e klube,gjoja për të gjetur pak qetësi nga kjo jetë boshe transitore. -Në tregimin”Molla”(vajza,poeti dhe djalli).Një tregim domethënës i gatuar bukur,që tregon se megjithëse me shpirt binjakë njerëzit ndryshojnë dhe del në skenë fryna njerëzore e Edlirit dhe fryma djallëzore e binjakut të tij i cili nga makutëria me anë të një molle mashtroj dhe rrëmbeu një vajzë të vogël,por sakrifica e Edlirit(vëllait binjak)pas shumë përplasjesh mendore e fizike arriti të shpëtonte vajzën e vogël e ta nxirrte nga pylli ku kishte ndodhur ngjarja.Kjo tregon që ndër të tjera humanizmi e mban gjallë shoqërinë njerëzore ku sot më shumë se kurrë janë të koklavitura situatat. - Në tregimin “Një burrë”tregon nganjëherl instiktin kafshëror të burrave që bëhen manjak siç ndodhi me vajzën e autobuzit dhe të kundërtën siç ndodhi me prostitutën që megjithëse donte të shkonte me të e pa atë vetëm gjysëm të çveshur dhe e la të lirë pa shkuar më tutje me të. -Interesante tregimi”Trokitje takash mbi trotuar” që tregon hakmarrjen e një vajze ndaj të dashurit të saj që e kishte lënë të paplotësuar dhe për këtë sajoj një lidhje spontane,por që nuk e përfundoj. -Tregimi tjetër”Tundimi i vrasjes” është nga ato tregime ku gjen vend thënia proverbiale bën baba të të ngjaj.Duke kthyer nga një gotë me babain e tij, ky i fundit i kthehet të birit në një bisedë të gjatë dhe të tensionuar :-Unë nuk kam ndryshuar,por ti ke mbetur po ai spurdhjak që ke qenë. -së fundmi tregimi”Gruaja përgjimtare”, Ndërtohet mbi një grua e cila qoftë duke përgjuar çifte të dashuruarish që bënin seks në ambiente të ndryshme jashtë apo duke imagjinuar ndër ëndrra çfaqte një përdhosje të dlirësisë,bile sikur dlirësia dhe ndyrësira çiftohen dhe harbohen së bashku. Kjo femër imagjinonte se në brendësi të një femre ka më shumë nevojë për kafshëri dhe brutalitet,mendime këto të një mendje të degraduar si rrjedhojë e mos plotësimit të dëshirave seksuale të të shoqit dhe humbjes karakteriale të saj. Në tregimet e këtij libri një pjesë të së cilave i citova telegrafisht sa më sipër shfaqen personazhe të zakonshëm,njerëz që mbajnë mbi supe barrën e sakrificës dhe të vetmisë dhe mbi të gjtha mallin për familjen dhe vendin që i rriti,formoj dhe edukoj,pamvarsisht gjithçkaje që vjen më pas. Autori përshkruan në grimca të vogla jete,ngjarje të goditura dhe të ndjera të monotonisë së një jete të mërzitshme të përditshme që çfaqej me një punë të rëndë dhe të rëndomtë,dhimbjen e largësisë nga familja dhe përplasjen pa dashje me një realitet të ftohtë shoqëror. Megjithatë si finale përmes këtyre historive autori me finesë don të na tregojë se më në fund është besimi tek shpresa,dëshira e e brendshme për të ruajtur dinjitetin dhe për të arritur qëllimet që i ke vendosur vetes,në këtë jetë ku jemi mysafir dhe tranzitorë. Stili i të shkruarit të tregimit nga autori tashmë i njohur Rifat Ismaili karaktetizohet nga rrëfimi i qetë,reflektues,ku ngjarjet e vogla të përditëshme marrin një domethënie më të thellë duke përcjellur një mesazh të qartë edukativo-shoqëror në drejtim të rritjes dhe forcimit të pozitivitetit të shoqërisë njerëzore. Autori në këtë libër nuk përpiqet të dramatozojë artificialisht realitetin por e paraqet atë me një realizëm të ndjerë. Ky libër mbetet një dëshmi letrare e fuqishme për dramën dhe shpresën e njeriut që si Noe,simbolokisht vazhdon të kërkoj një tokë të re ku mund të filloj sërish jetën nga e para.

Skënder Milaqi Durrës


Comments


Shkrimet e fundit

bottom of page