top of page

Teuta Sadiku: Poezia e dashurisë dhe kritikët e dashurisë



 

Dashuria  , ka pasur kritikët e saj përgjatë historisë  që nga Platoni e deri në ditët e sotme ashtu siç ka dhe mbrojtësit e saj të pasionuar ,më të shumtët prej tyre janë poetë,[A mund të harrojmë Ovidin,  Shekspirin,me këngët e tyre] se sa kritikë.

Dashuria është një ndjenjë universale që ka shoqëruar njerëzimin qysh nga lashtësia. Përmes kohërave, koncepti i dashurisë ka evoluar duke reflektuar ndryshime kulturore, sociale, filozofike dhe emocionale. Poezia dhe dashuria  kanë një lidhje të fortë mes tyre.  Është një traditë kritikësh dhe kritikash mbi dy mijë vjeçare,e përkushtuar për ta reduktuar poezinë në alegori ose ideologji dhe për rrjedhojë edhe dashurinë duke abuzuar e shpërfillur dashurinë vetëm në seks .Dashuria është shpikur e rishpikur përgjatë shekujve ,është luftuar po aq sa është triumfuar, ka vdekur dhe është ringjallur, është zbehur e është tradhëtuar nga poetët neoplatonikë për të ardhur deri në atë që Dante e quante ``stili I ri I ëmbël``  [dolce  stil novo ]`.Dashuria  shpesh e margjinalizuar ka dale në dritë nga hijet e teologjisë dhe filozofisë, ka kundërshtuar dhe është përballur me ligjet e shoqërisë,me kishën e me institucionet e martesës.

 

 Po çfarë është dashuria dhe si trajtohet ajo në poezi.

 

          Profesor Sadik Bejko në parathënien e vëllimit poetic të Emi Krosit  ``  Buzët kam lyer me ngjyrën e muzgut ``shkruan;

``….Poezia është liri,liri e hedhur  në letër  me shpejtësinë dhe  vërtetësinë e akuareleve të freskëta ``


Dashuria në vetvete është revolucion, është protestë në radhë të parë me veten, me moralin , me sistemin e autoritetit dhe nënshtrimit , protestë kundër bindjes ,përuljes .Dashuria ishte revolucionare për ithtarë si Shekspiri,Ovidi, një përpjekje për ta shembur botën,për ta ndërtuar nga e para, jo sipas dëshirave të autoriteteve, shoqërisë, familjes, ligjit,por sipas zgjedhjes së lire,një dashurie që pranohet e jepet e lirë.

Nga ulluku I gjinjve/

Të uturijë treni I xhunglës /

në metronëe kofshëve/

klithmon luani I djersitur/

në pubisin e zjarrmimit /

të thyejë mëkatin/

I lodhur nga kalërimi/

se unë do jem /

në kulmin e mrekullimit. Emi Krosi

 

Kjo lloj poezie nuk shihet me sy të mire nga kritika,duke u justifikuar me thënien se ne të gjithë jemi mëkatarë,duhet t`i bindemi rregullave.

 

 [Në fillimet e tyre universitetet kanë qenë vende stërvitjeje për shërbim në kishë ose në oborre,kanë qenë institucione që ngulitnin bindjen tek popullata e gjerë ]

Atje bëhej mësim për përulje hyjnore, për bindje  dhe shërbim ndaj autoriteteve, sistemit ,[po sot [farë ndodh… ]

 

Dashurisë në poezi I artibohen tipare të rezervuara,për dashuri hyjnore, si  dashuri e përjetshme ,duke e falsifikuar natyrën  e këtij emocioni, duke e detyruar të punojë nën pritje të patolerueshme ,por jo në krijimtarinë e Emi Krosit.Në poezinë e saj për dashurinë ka shpërthime, ,imazhe ku dashuria  derdh trupin e saj,dhe vetë autorja e vëllimit poetik,për një puzhje botën do ta vras.Uni lirik,i poetes nuk është i qetë,grindet me vete, me dashurinë, me pritjet, me vetminë, këlthet ,vetëm ditari është dashnori i saj eremit.

duke pritur të ndizet fari I vetmuar/

në bregun  e fundëm të anijes blu,/

të më puthë dikush,/

për të fundit  herë/

buzët e thara shkrumb.Emi Krosi.

 

Disa aspekte kryesorë të dashurisë në poezi.

 

Përvoja Universale

 

Nga lashtësia në ditët e sotme, dashuria është një përvojë universale që e përshkon çdo kulturë dhe epokë. Ajo është një ndjenjë që i bashkon njerëzit përmes lidhjeve emocionale, fizike, dhe shpirtërore. Megjithatë, mënyra se si ajo përjetohet dhe interpretohet ndryshon në varësi të kontekstit kulturor dhe historik. Në lashtësi, dashuria shpesh ishte e lidhur me idealet e virtytit, heroizmit dhe marrëdhënieve të ndërmjetësuara nga normat shoqërore. Ndërsa në kohët e sotme, dashuria është më individualiste dhe e lirë, duke reflektuar ndryshimet në vlerat shoqërore dhe të drejtave personale.

 

Ata ikën/

Veshur si këmisha frikën/

ata mbetën,pa stinët e dasmave/

Pa liman mbërritjeje.Emi Krosi

 

Tematika shoqërore që trajtohet në  vëllim është  e përmasës universale,edhe pse të para nga këndvështrimi I gjendjes egzistenciale të unit,hapat e saj apelojnë. Emi Krosi nuk shkruan për të dashurin e saj, por për dashurinë,për një ndjenjë universal ,për dashurinë.Janë pikërisht  figurat artistike që e ndihmojnë për të shprehur thellësinë e ndjenjave ,forcën emocionale.

 

Thellësia emocionale

 

Dashuria përmban një ndjenjë të thellë emocionale që përfshin gëzim, dhimbje, pasion dhe përkushtim. Në lashtësi, kjo thellësi shpesh lidhej me idealet e pafundësisë dhe përjetësisë, duke e parë dashurinë si diçka të shenjtë dhe të përjetshme. Në këtë vëllim poetik , modern, thellësia emocionale është më e ndjeshme ndaj ndryshimeve shoqërore e individuale dhe situatave të ndryshme jetësore,edhe pse me një gjuhë të thjeshtëjanë shprehur ndjenja të thella, edhe vetmie, edhe përhumbjeje ,por gjithmonë duke eksploruar thellësitë shpirtërore,për të gjetur kuptimin e jetës.

Se në kontraste  fatesh endemi,/

Pa pasaporta,/

pa identitete,/

si klandestinë,/

në etyde të pafundme derdhen,/

mijëra metafora lirie. Emi Krosi

 

 Kjo pasqyron një kuptim më  kompleks dhe të ndryshueshëm të ndjenjave, duke ndikuar edhe në mënyrën se si e përjeton dhe e shpreh dashurinë,duke vënë natyrën me fenomenet e saj të flasë, ; litarët e shiut, erërat e natës, bora e parë,vagina e vjeshtës,dielli i grisur .... .

 

 Dashuria temë Frymëzimi

 

Dashuria ka qenë një burim i pafund frymëzimi për artin, letërsinë, filozofinë dhe kulturën. Nga poezitë e Homerit, veprat e Shakspirit, deri te filozofët modernë si Freud dhe Jung, dashuria është një temë e përhershme që stimulon reflektimin mbi natyrën e njeriut, lidhjen shpirtërore dhe kuptimin e jetës.

 

..në një copë tokë,/

anës anës rrugës me zëra fëmijësh,/

 do të mbjell pemë e shkronja,/

nën tjegullat e një çatie të vjetër,/

..

Frymëzimi për dashurinë është një reflektim i kërkimit të përmbushjes emocionale dhe shpirtërore të autores.Lirshmëria dhe natyrshmëria në poezinë lirike  bën që poezia të krijojë një lidhje të drejtpërdrejtë me lexuesin , edhe kur përshkrimet mund të jenë të zymta.

 

Rëndësia Kulturore

 

Kultura luan një rol kyç në formësimin e konceptit të dashurisë. Në disa kultura, dashuria është parë si detyrë shoqërore ose lidhje familjare, ndërsa në të tjera si ndjenjë e lirë dhe e pavarur. Rëndësia kulturore shprehet edhe tek ritualet, traditat dhe mënyrat e shprehjes së dashurisë, të cilat reflektojnë vlerat dhe besimet e një komuniteti. Kjo ndihmon të kuptojmë se dashuria nuk është vetëm një ndjenjë individuale, por edhe një fenomen social që përcaktohet nga normat dhe vlerat kulturore.

 

Në kultura të ndryshme, dashuria merr forma të ndryshme. Për shembull, në kulturat perëndimore, dashuria romantike është kryesisht e lidhur me zgjedhjen personale dhe lirinë individuale. Në kulturat aziatike, shpesh është më shumë e lidhur me detyrën, familjen dhe respektin për traditat. Ndërkohë, në kulturat tradicionale afrikane dhe latinoamerikane, dashuria shpesh është e lidhur me komunitetin dhe rolin social. Këto ndryshime reflektojnë diversitetin e kuptimeve dhe shprehjeve të dashurisë në botë.

 

``A s`është dhe dashuria njëpërdorimshe``

 

Përdorimi I ngjyrave  në poezi , [tufani verdhacuk,,pushi I purpurt,,eshtër e blertë,pellgu blu,qefini I bardhë,hije gri,është vetë autorja ku buzët I lyen  me ngjyrën e muzgut.]I shtojnë poezive thellësi dhe larmi konteksti.

 

6) Eksplorimi i Identitetit

 

Dashuria është një mënyrë për të eksploruar identitetin personal dhe shpirtëror. Ajo na ndihmon të kuptojmë vetveten dhe të ndërtojmë lidhje të thella me të tjerët.

 

Në kërkim të identitetit tim ,/

Që e kam  dhe se kam/

 

..çjam unë./

-unë jam,/

 miliarda forma  të ndryshme../

unë ç`jam ,/

formë jete që lëviz/Emi Krosi

 

 

Koncepti i Përjetësisë

 

Koncepti i përjetësisë në dashuri është i pranishëm në shumë kultura dhe mendime filozofike. Në lashtësi, dashuria përjetësohej në veprat artistike dhe mitet, duke e shndërruar atë në diçka të pavdekshme. Në kohët moderne, ideja e dashurisë së përjetshme mbetet e tërheqshme, por shpesh është e sfiduar nga realiteti i ndryshimeve dhe humbjes.

 

..të kam pritur ,/

Deri në thellësitë e përndezjes sime /

….

 Të paktën mosharresën  ma ler,/

Hajmali.

….

Sa here   më mbështillesh,/

Rreth meje si kulpër,

Nën  lakuriqësitë e mia,/

shqyhet mëkati I mishit  dhe trupit,/

thellësive të tua,/

aty, vetëm aty ,/

mrekullisht,/

trupëzohemi në eter. Emi Krosi

 

Në këtë kontekst, përjetësia në dashuri mund të kuptohet si dëshira për të krijuar lidhje të thella dhe të qëndrueshme, një iluzion i dashurisë për pavdekësi.

Në shumë poezi gjejmë përqasje me koncepte filozofike ,siç është ajo e dëshirës dhe pritshmërive për dashurinë e pastër, ndjenjë që I jep qenies , individit  përveç lumturisë edhe kuptimin e jetës.Dashuria edhe pse ka zhgënjime ajo është dhimbja më e ëmbël.

Çdo Eve I duhet një Adam dhe autorja nuk është vetëm në pritje ,por kërkon duke e kthyer dashurinë në një domosdoshmëri për egzistencën e femrës.

Për një puthje,/ botën do ta vras ,/Emi Krosi.

Këtu qëndron risia në poezinë e Emi Krosit, e cila zbërthen psikologjinë e femrës,ndjenjat, dëshirat dhe emocionet.  .

 

O mrekulli ,/

Lëngu I puthjes  mëkaton.

 

Dashuria është një ndjenjë komplekse dhe shumë-dimensionale që ka evoluar gjatë kohës, duke reflektuar ndryshimet kulturore, shoqërore dhe emocionale. Ajo mbetet një burim frymëzimi, një element thelbësor i identitetit dhe një kërkim për përjetësi. Ndërsa konceptet mbi dashurinë ndryshojnë në varësi të kohës dhe vendit, ajo vazhdon të jetë një nga ndjenjat më të fuqishme dhe universale që lidh njerëzit në mënyra të ndryshme, duke theksuar rëndësinë e saj në jetën tonë shpirtërore dhe shoqërore.Drithërima sublime, bukuria e Dashurisë,së Emi Krosit ,është kodi I bukurisë,që në Modernitet është shqetësimi estetik dhe origjinaliteti I Dashurisë. Një dashuri e dale prej lirisë ,

liri që kalon  në tejdritën time ,/

errësirat ngërdheshen në harrim./

Në këtë shekull ku bukuria shihet vetëm në sipërfaqe ,dashuria konceptohet vetëm në imazh Krosi na kujton se bukuria e dashurisë së saj vjen nga një kod më I vjetër, nga drita Brenda shpirtit . Emi Krosi.

--



 

O dashuri,

jam zgalem i stuhive,

me shpata shirash,

kam shkallmuar,

stinët vetmitare.

Asnjë burrë,

s’ më deshi,

vetëm pakëz fare.

 

Drithërimë sublime,

për një lot,

për një puthje,

për një dhembje…

tejpërtej,

në boshësi,

jehu i zemrës,

eh,

një lule fatale! 

 

Teuta Sadiku

 

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page