top of page

TEUTA E ILIRISË


Resmi Osmani Roman

TEUTA E ILIRISË

Fragment nga kreu III

Teuta mbretëreshë.

Skodër, vjeshtë e dytë 231, para erës së re.

Vdiq Mbreti!

Rroftë Mbreti!

Por cili mbret?

Kjo pyetje për gjithë pjesëtarët e familjes mbretërore dhe krerët e fiseve të mëdhenj, solli pështjellim, andralla, sëkëlldi, ngjallje shpresash e dëshirash, gjer ahere të fashitura, të mbul;uara si prushi nën hi. Froni bosh i Agronit ngalli ëndrra, shpresa, lakmi, smirë armiqësi e ligësi të hështur, cyti nënshtresat e errëta, demoniake të shpirtrave, ato ku regëtinin rivalitetet, kundërvëniet dhe ndërdyshjet e hamendësimet, që kërkonin zgjidhje nga të urtët e këshillit “Miqtë e Mbretit”.Edhe pse në zi, ende pa u fashityr dhimbja e humbjes, oborri ziente si zgjua bletësh nga takimet, bisedat nënzë, ecejaket dhe ca vizitorë si hije që s’dihej nga buisnin e përse vinin, ç’farë sillnin, mecilët takoheshin dhe ç’farë porosi merrnin.

Froni bosh priste mbretin.

Iliria sundimtarin.

2

Teuta u mbyll në dhomat e saj.Donte ta përjetonte e vetme pikëllimin dhe porosity rojet tëmos e shqetësonte njeri.nata ishte sterrë, pa hënë dhe yje.Nga qielli dukej se bashkë me shiun e shtruar vjeshtak, kullonte shkrumb i zi. Në hatullat e kështjellës ulërinin ngjethshëm kukuvajkat kobëzeza dhe nëpër mazgallat dhe frëngjitë uturinte dhe vërshëllente era.Do të ishte një natë e gjatë dhe e pagjumë.

Vetmi.

Ajo e gjallë si një shtatore pikëllimi, ai i vdekur i kallur nëndhe.

Ja kishin dorëzuar tokës, që ta ruante në mbretërinë e nëndheut. SZotat do ta përcillnin në fushat Elize. Ajo ende nuk e besonte.Nuk mësohej dot me mungesën e tij.I dukej sikur nga çasti në cast,do t’i shfaqej i buzëqeshur, do t’i fliste.Çdo gjë që shihte, ngado që hidhte sytë, i kujtonte Atë. Ai ishte kudo. Pastaj përfytyrimi përziente të qënën me të paqënën, të gjallin dhe hijen.Teutën e kapte një angështi që i shtrëngonte zemrën dhe lotët i rridhnin vetiu. i qante shpirti.Tashti që ai mungonte, kuptoi sesa shumë e kishte dashur, aq sa pa të jeta i dukej bosh, e zbrazur, pa kuptim, pa shije dhe gëzim.

Ishte grua!

Ecejakej nëpër dhomë e pas e ndiqte hija e saj, që luhatej e dridhej nga flaka e qirinjve. Duhet ta nblidhte veten, të mos bëhej robinë e dhimbjes, të mos e linte zemrën të ligështohej. Këtë natë, që do të ishte e pagjumë, mendja do të thërriste zemrën dhe zemra shpirtin, në një bisedë të heshtur, për fatet e saj dhe të ilirisë e më në fund për tëmarrë një vendim, që do të ishte në pajtim me të drejtën zakonore të trashëgimisë së fronit dhe në të mirë të saj, të vendit dhe mbretërisë.

Agroni iku, mbretëria mbeti. Bashkë me ëndrrat dhe dëshirat e tij: e madhe, e fuqishme, e pasur,zonjë e dy deteve. Ai deshita bënte atë çati të përbashkët të gjithë ilirëve. Nuk arriti. Vdekja ja preu vrullin shqiponjës së Ilirisë. Por mbretëria s’është si gratë, që të mbetet vejane, të veshë rrobat e zisë e të vajtojë burrin që iku. Froni i saj s’duhet të mbetet bosh.Aty duhet të ulet burri tjetër, Mbreti i Ri, përndryshe vajmedet.Ajo do të rrënohet e kthehet në gërmadhë.

Nisi ajo biseda e vështirë, e pashmangshme, me pyetje e përgjigje të vështira.

Teuta:” Kush duhet të jetë mbreti?” Pyeti veten ajo për të disatën herë. Ishte një pyetje mundonjëse, e detytueshme që t’ia bënte vetes, paçka që e tundonte dhe i shkaktonte një pështjellim e tronditje të brendshme, në shpirt e në mendime. Dhe gjithëherët, përgjigja ishte po ajo:”Pini, djali i Agronit, i lindur nga Triteuta.Është gjaku dhe mishi i tij, degëzimi natyror i vazhdimit të jetës së tij.I lindur dhe I paracaktuar për të mbretëruar.Mirë. Por o fat i keq, Pini është ende një ferishte, buzëqunësht, që mund ta ulin( dhe do ta ulin) në fro dhe do ta kurorëzojnë mbret, por ai do të zbresë prej aty dhe do të kërkojë t’i japin lodrat e veta! Po mbretëria s’është lodër! Duhen vite që të rritet, paçka se do ta thërresin me respektin më të madh:Imzot mbret dhe Madhëri.”

Zëri: “Atëherë, kush do të mbretërojë? Në duart e kujt duhet të bien punët e mbretërisë?Se ato duhet të jenë të forta, të besueshme e të sigurta!” Pyeti ai zëri i brendshëm që nuk elinte të qetë, i zhbironte shpirtin dhe po i merrte frymen.Dhe po ai e dha përgjigjen:

“E ëma Triteuta, Nëna Mbretëreshë, që do të jetë mëkëmbsja e mbretit, derisa ai të bëhet madhor”U përgjegj pa mëdyshje zëri tjetër.

Teuta: “Ah, mos u tall! Ime motër? E dua shumë, gjithmonë e kam dashur, edhe atëherë, kur dha pëlqimin e saj që të bëhej gruaja e dytë e mbretit, shemra ime, ngaqë unë qëllova të jem beronjë. Asaj i mungojnë tërë vetitë dhe vyrtytet që duhet të ketë jo një grua, por një mbretëreshë: mençuria, trimëria, guximi për të marrë vendime dhe vullneti I paepur për t’i prirë shtetit dhe popullit në të mirë e në të keq. Si femër ishte e mirë për ne shtratin e mbretit.Kaq. E vetnja dhunti e saj është që lindi atë djalë që e lumturoi mbretin,pse jo, edhe mua ngaqë siguroi vijimësinë e trashëgimisë, por, mos harro: pjellin edhe macet! Aq e mefshtë dhe e patëkeq, natyre e dashur dhe e ndjeshme,aspak dyshuese sa është, e pa ditur dhe e pa rrahur me punët e shtetit e të mbretërimit, do ta nëpërkëmbnin dinjitarët dinakë, do ta mashtronin gënjeshtarët dhe dallkaukët, do ta shtinin në mëkat intigantët dhe përfituesit, gjithë ata që nuk janë të pakët dhe që mbretërinë duan ta mjelin sit ë ishte lopë! E po, a s’ më thua si lihet fati immbretërisë në duar të dy kukullave?Mbretërisë do ti binte ferra dhe punët do t’I merrte lumi! Triteuta të kujdeset dhe të rrisë të birin. Është detyra më e mirë për të.!”

Në hatulla ulërinin frikshëm dhe ndjellakeqas kukuvajkat.Era vërshëllente në mazgallat. Shiu rrihte muret dhe kanatat. Rrufetë çanin errësirën, gjëmimet dukej sikur vinin nga nëndheu.

Mbretëria vejushë priste burrin, priste dalëzotësin.

Zëri: E po , princi Skerdilaid, vëllai i Agronit, bir i mbretit pleurat”

Teuta u zu ngushtë, por mendja e shkathët I erdhi shpejt në ndihmë me fjalë fluturake të atypëratyshme.

Teuta: “Skerdilaidi, im kunat? Gjeneral dhe komandant i zoti, burrë shteti, mentar dhe fjalëpakët, luftëtar i guximshëm dhe njeri i veprimit, me veti të arrira, ka qënë përherë krahu I djathtë i Agronit. Është vërtet biri i mbretit Pleurat dhe për të, s’ke ç’thua, është një nga shtyllat e familjes mbretërore., por Agroni kishte parabirërinë, që sipas kanunit të trashëgimisë, i dha të drejtën e fronit të mbretërisë. Janë dy degë të dala nga i njëjti trung i lisit të gjakut, port ë ndara. Biri i Agronit, Pini, është degë që ka dalë më lart, vazhdues i rritjes së lisit të dinastisë që ushqehet nba rrënjët. Po të vijë në fron Skerdilaidi, pas tij do të mbretërojnë bijtë e tij e kështu djslë pas djali.Humbet trashëgimi i Agronit dhe prishet rendi i breznive, këputet hallka e trshëgimisë. Jo. Them se nuk bëhet! Kjo assesi nuk duhet ligjëruar, sepse ndryshohet rrjedha dinastike: nga ati te biri. Më thuaj, kush tjetër?”

Zëri: “Kush ka mbetur? Teuta.Ti vetë! Mos bëj të çuditurën. Ti këtë prisje që të dëgjoje nga goja ime! Mos më thuaj që nuk e lakmon.Të njoh mirë:gjithmon ke dashur të drejtosh e të sundosh, të ishe e para pas mbretit, të përziheshe në punët dhe politikat e mbretërisë, si i thonë të hidhje kripë në të gjitha, paçka se mbreti t’i mblidhte rripat e s’të lejonte.Të tundon dhe të shtije në ngasje forca e magjishme që të jep pushteti, që të bën të fortë e të ngjashëm me Zotat, që të jep fuqi e mundësi të sundosh mbi vendin dhe njerëzit,t’u prish, të urdhërosh, të kesh në dorën dhe vullnetin tënd fatet dhe jetët e tyre, të mirën dhe të keqen, gëzimin dhe hidhërimin, sit ë jesh një nga zotat! Ti s’e njeh veten më mirë se të njoh unë ty, moj Teutë! Pushteti për ty është vetë jeta, si ajo vera e fortë që të deh e lumturon, që do të të mbushë atë boshllëk që la pas mbreti. Ti ke dëshirë të dalësh te bedenat e kështjellës, të shohësh nga të katër anët e horizontit e përtej tyre dhe të thuash: kjo është mbretëria ime.Kjo do të ishte për ty burim krenarie e lumturie! Veprimet e tua të pamatura, të nxitura nga krenaria pore dh guximi që nuk të mungon, mund të ishin burim lavdie, por edhe fatkeqësie dhe vuajtjesh për shtetasit dhe mbretërinë. Por më vjen mirë, se sido që dëshira jote e zjarrtë është të mbretërosh, mund të jesh vetëm një mëkëmbëse duarlidhur, nga këshilli i “Miqve të mbretit”, sa kohë që Pini do të jetë në kujdestari”

Kukuvajkat ulurinin edhe më vajtueshëm, era vërshëllente si gjarpër dhe qielli zbrazte rrebeshin e zemërimit të vet. E errët nata, të errëta e të çartura mendimet.

Teuta: “Jo. Gabohesh me hamendjet e tua prej mentari o profet i natës së kobshme.Ajo që ty të duket urti,s’është veç një marri e ligë e dashakeqe. Ti gërmon në shpirtin dhe zemrën time, jo për të gjetur të mirën port ë keqen që nuk është. Thua që më njeh, por rren veten.Mendja, zemra dhe shpirti im janë bunar i thellë, ti nuk mund të shohish në ‘të veç hamendjeve të tua.

Zëri: “Di më shumë ngasa mendon ti!

Teuta:”Ç’ka jeduke thënë e fajësuar?kjo mbretëri është ngritur mbi themelet e një ëndërre: që gjithë iliria të jetë një shtet, nga dardania deri në gjirin e Ambrakisë, nga Adriatiku deri në Jon. Mbretëri e madhe dhe e fuqishme, qëgjithë ilirët të jënë nën një çati, kjo çati është qielli I Ilirisë.E nisi mbreti Pleurat, e vazhdoi mbreti Agron, por vdekja e zezë s’e la ta kryente”

Zëri:”Ëndërrat janë të rrejshme, janë si retë që fryn era dhe I davarit, mbetet në mendje vetëm kujtimi I tyre.”

Teuta:”Më mirë se unë, askush se di këtë ëndërr, më mirë se mua, askush nuk është në gjendje ta kryejë.Prandaj e dëshiroj tagrin e mbretëreshës, përsa kohë Pini do të jetë duke u rritur dhe jo për të kënaqur sedrën dhe krenarinë time.Ato s’vlejnë asgjë para Ilirisë……..”

Gjumi që shplodh trup e mendje, u avit tinëzisht, i heshti zërat që vinin së thelli dhe me duart e magjishme ia mbylli sytë e lodhur.

Gjumi:”Fli Teuta, fli!”

Nata këshillon.

Dita vepron.

Mars-shtator 2013.

Vijon

43 views0 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page