top of page

Tetori i “kuvendimeve letrare”


NE DITET KUR FRYMEZIMI I RINISE MATET ME DETIN….

( Shenime nga Konferenca Kombetare e Talenteve te Reja )

DURRЁS, 21 – 22 Tetor 1985

.NGA SPASSE THANASI

Vjeshta e pёrvitshme nuk erdhi nё rolin e vizitorit. Tetori i“kuvendimeve letrare” na pershendeti me ditet e bukura nё qytetin bregdetar tё Durrёsit…Shenimet dhe mbresat e diteve krijuese me atmosferёn e detit i kam tё veçanta, tё ngarkuara me bisedat dhe vemendjen nё seancat e Konferencёs, me hijeshinё e rrugёve tё Durrёsit dhe frymёzimin e pamatshёm tё detit Adriatik…


Nxitje e madhe e jetёs krijuese.

Me mbi 400 delegatё, me mendime tё bukura e frymezime tё mёdha nga trungu i gjelbёr i artit tё kultivuar shqiptar, u hap nё Pallatin “RINIA”,Konferenca Kombёtare e Talenteve tё Reja tё vendit.Ёshtё njё organizim i persosur artistik qё kanё bёrё BRPSH-ja dhe Lidhja e Shkrimtarёve dhe Artistёve tё Shqipёrisё me njё seancё plenare si njё pёrshёndetje e fuqishme dhe njё zё i fortё rinie pёr atё emёr krenarie qё e mbulon kujdesi i gjithё shoqerisё, talentin e ri…

Me kёtё pёrndritje tё re nё sallёn e Konferencёs sё Rinisё krijuese, ёndrra dhe dёshira jonё shёnojnё njё realizim tё plotё tё shpresёs dhe tё sigurisё sё shёndetshme pёr t’u marrёme letёrsi, me krijime poetike dhe botime…Ёshtё njё moment i gёzuar artistik nё festёn e letrarёve e krijuesve tё rinj tё vendit tonё, janё caste tё bukura nё kujtesё me shokёt e mi Shefqet MEKO,Gani LEKA, Jak PЁRPALI,Marash MIRASHI,Mujё BUCPAPAJ, Jakup GJOCA e Altin HAXHINASTO, tё ftuar nga auditori i studentёve tё Kamzёs. Ne sot jemi kёtu me njёёndёrrim tё vetёm dhe nuk harrojmё tё fiksojmё me aparatin tonё special njё kronikё letrarёsh, njё shoqeri krijuese pёr t’u admiruar….Midis nesh janё ata mё tё admiruarit, mё madhorёt e letrave shqipe si ISMAIL KADARE, DRITERO AGOLLI, TEODOR LACO, ANASTAS KONDO, SHEFQET TIGANI, PREC ZOGAJ etj, por edhe shumё poetё e tregimtarё tё hapave te ndrojtur tё fillimit.

Prandaj nё rrjedhёn e viteve do tё fitojё gjallёri ky fat i ditёve letrare, do tё krijojё ngrohtёsi ajo shprehja e sinqertё qё na tha shkrimtari Teodor Laço se :- “ shpirti i shqetёsuar qёёndёrron artin e ka ndjeshmёrinё e atij harku tё tendosur qё tingёllon edhe nga prekja e flladit”Ne jemi njё “fllad krijues” qё na ngazёllen bota artistike shqiptare, ne jemi njё univers i ri i mendimit intelektual qё pёrfshin aq fuqishёm krijimtarinё letrare dhe opinionin e lexuesve…


Ne jemi pёrherё nё nxitje me zёrin e jetёs !.

Kuvendime tё frytshme letrare e artistike.Peizazhi i detit pёrball Pallatit tё Kulturёs “RINIA” tё Durrёsit, e bёnё qytetin kёto ditё rinie, njё“kullё madhёshtore” tё artit shqiptar. Nё kёtё hijeshi vjeshtore tё detit Adriatik, vёshtrimi i qytetit ngjan si njё “sallё e madhe letrarёsh” ku Shqipёria e gjitha dёgjon njё“zё tё fortё rinie” !...

Kёtu cdo ndjenjё poeti kalon me jehonёn e lёvizjeve tё fuqishme krijuese…Seancat e Konferencёs janё “ngarkuar” me kuvendime tё zjarrta letrare e artistike nё interes tё krijimtarisё mё tё re tё atyre qё kanё hedhur hapat e para nё njё rrugё tё vёshtirё. Flitet e bisedohet me pёrgjegjёsi pёr njohjen e jetёs, per ngritjen e mjeshtёrisё krijuese dhe pёrshtatjen e traditёs popullore nё krijimtari.Ёshtё kjo njё dёshirё pёrherё e ndezur dhe shqetёsim i pandёrprerёi penave tё shkrimtarёve e poeteve tanё pёr tё gjelbёruar “degёt e trungut” tё artit pёrherё nё zhvillim e kёrkim…Ёshtё njё pёrgjegjёsi e brezave te krijuesve pёr t’i lёnё truallit tonё njё kulturёtёtёrёmateriale e shpirtёrore, njё art tё madh e masiv, tё vёrtetё e cilёsisht tё lartё !...

Nё kujtesa shokёsh e kolegёsh vjen prezantimi i ndrojtur i FATOS ARAPIT me shkrimtarin JAKOV XOXA, pёrsёritet dёshira e poezisё nё botimet e para tek “Zёri i Rinisё” nga DRITERO AGOLLI, vjen ai zёri qёmtues e krenar i ISMAIL KADARES me pёrndritjen mё tё re “KOHA E SHKRIMEVE”,kurse Elsa Ballauri mediton kёndshёm“Tё jesh poet !”…

Eshtё udha e poetёve tё rinj Prec ZOGAJ, Rudolf MARKU, Mimoza AHMETI, Kozeta ZAVALANI, qё me vargjet e tyre dhe qasjen poetike sjellin njё tingull tё ri rinie, njё ndjenjё tёёmbёl dashurie, njё traditё tё hijshme tё vargut modern letrar qёiёshtё drejtuar si apel kohёs krijuese tё vendit…Ёshtё kohё , qё “koha e shkrimeve” tё ballafaqohet me realitetin , me ndjeshmёrinё e njё talenti, me pikёnisjen e vrullit tё prurjeve letrare, me dendurinё e krijimeve dhe vlerёsimin e kritikёs….Kjo lёvizje letrare e vazhdueshme duhet tё jetё kёshtu njё “mentalitet” i ri e jo fragmentar, njё lёvizje cliruese e energjive te penave krijuese qё ballafaqohen me njё art tё vёrtetё qё kёrkon hapёsirё dhe liri shprehёse....Fati i letrarёve, i krijuesve dhe shkrimtarёve tё rinj, ёshtё fati i kohёs sё re krijuese, ёshtё fati i sё ardhmes sё letёrsisё…


Koha krijuese e tё rinjve dhe botimet e para….

Ne grupi pjesёmarrёs nga Instituti i Lartё Bujqёsor i Tiranёs, jemi letrarё tё rinj tё gazetёs “Studenti i Bujqёsisё” dhe flladitja nё rrjedhёn kombёtare tё krijimtarisё letrare na rrit sot freskinё mendore dhe na obligon para njё ideali tё madh tё cilit i kushtojmё tёrё ndjenjat dhe shpirtin….Pёrvoja botuese me gazetёn na ka dhёnё kёnaqёsi e krenari, na ka nxitur stile dhe forma tё larmishme qё prekin njё komunitet lexueshish tepёr aktiv sic janё rreth 6000 studentё tё Institutit dhe njё armatё akademike dhe shkencore sic janё pedagogёt tanё tё nderuar dhe punonjesit shkencor tё bujqёsisё.Tek ne botohet poezia, tregimi dhe artikuj problemor dhe shkencor…Por deri tani asnjё nga ne nuk ka dalё me botimin e njё libri, gjithcka shkruhet e akumulohet pёr prurje serioze nё tё ardhmen….Shefqet MEKO ka disa tregime interesante si “ Festonim sё bashku”,Letra nё Zarf tё hapur”, “ Me shokёt qё shkruajnё”etj ku jeta studentore hyn e vrullshme edhe nё historinё e letёrsisё….Gjovalin GJELOSHI ёshtё prirur pёr njё publicistikё letrare mjaftё tё larmishme dhe realiste….Marash MIRASHI kuvendon me ambjentet studentore me nje poezi tё bukur plot lirika dashurie….Jakup GJOCA mbetet “rob” i fjalёs sё thyer dhe kapёrcen “kornizёn” e zakonshme nё shkrimet me temё shoqerore….Hysen KOBELLARIёshtё njё prozator i frytshёm dhe njё poet i pjekur…Llazar RUMNICI ka poezi tingёlluese dhe thurr kёngё pёr Institutin…..E vetmja shpalosje letrare dhe botuese pёr ne ёshtё gazeta “Studenti i Bujqёsisё”, qё ёshtё si njё fllad ndjenjash krijuese nё shpirt. Njё zё i ri letrar, me emancipim bashkёkohor “ gatuhet” bukur nё fidanishten e Institutit !...


Po krijimtaria e tё rinjve nё vendin tonё, cfarё fizionomie ka nё fillimet e para ?....Cfarё botime dallojnё nё poezi dhe prozё ?.

Kёto pyetje mё lindin duke ndjekur kuvendimin letrar mbarёkombёtar dhe dua tё shёnoj informacionin qё kam pёr prurjet e reja letrare me te ardhme nё fondin e letersisё shqipe….Vendi ka nevojё pёr mendimin e ri

Nё kёtё atmosferё krijuese festive nё Durrёs , duke kapёrcyer derёn universitare , unёpo njoh hapat e para botuese tё Teodor KEKOS me“Fjala fishkёllen” ku vargu i poetit kёrkon hapёsirё dhe liri mendimi. Poeti i ri Arben DUKA vjen me emrin e bukur “Skёndёrbej”, me lulet qё i takojnё pranverёs nё sytё e vajzёs…Rudolf MARKU ёshtё njё kthim pёr tё cuditur tё tjerёt. Ka botuar katёr librat e parё “Shokёt e mi” (1975), “Rruga” ( 1977), “Sёrishmi” ( 1980) dhe “E dashur”(1984)….Odise KOTE me “Orёt e mёngjezit” sjell fjalё e kёngё nё hapёsira tё lira ku ёndrra rri zgjuar nё cdo udhёtim….Elsa BALLAURI shfaqet me meditime poetike si njё mysafire e vonё dhe erё molle nё vjeshtёn e gezimeve tё largёta….Adelina BALASHI ka sharmin e “shtegёtimit tё zhurmshёm”, qё rend pyjeve tё nusёruar dhe burimeve tё kristalta….Kudret ISAI ёshtё njё motiv i ri pёr moshatarёt e tij dhe me njё copё diell ai kthen dhe lulet e mimozave nё gjuhёn e bisedave pranverore….Riza LAHI me energjinё e moshёs dhe shpirtin e paster shumzon gazin e njerёzve….Xhelal TOSKU nga Rrogozhina flet bukur me flakёt e shelgjeve mbi lumё kur ndёrtohej hekurudha Rrogozhinё – Fier….


I vecantё, tepёr lirik ёshtё gjithashtu poeti pogradecar Dhimitёr POJANAKU, qё me pluskimin e dallgёve tё liqenit lasgushian ai “zhurmon” edhe detin me fjalё dёfryese nё poezi.Ka “sharm” modern qё nuk i ndahet kёngёs sё Lasgushit , frymёs sё ndjenjave tё njё rinie aktive e krijuese….

( Shumica e kёtyre autorёve janё botuar nё librin poetikKЁNGЁT E PARA”, nga letrarё tё rinj….botuar nё Tiranё mё 1981, mbledhur e pёrgatitur nga Isuf NELAJ ).

Frymёzuese janё botimet nё poezi nga Fatos ARAPI ( 1983) dhe libri me vjersha e poema “ Dhjetё Sy” tё Dritero AGOLLIT( 1984), dy poetё tё shquar tё letёrsisё shqipe , qё udhёheqin zёrin e tё rinjve…Ndёrkohё ne kemi disa botime tё mira nga shkrimtarёt Llazar SILIQI, Betim MUCO, Agim SHEHU dhe Teodor LACO, qё freskojnё shumё prurjen artistike nё letёrsi….Ёshtё njё brez me pёrvojё krijuese dhe sot ndodhen midis nesh kёtu nё kuvendimin letrar tё Durrёsit bregdetar, qё na dhuron aq shumё ndjenja e bukuri nё shpirt…

Ndёrsa shkruaj pёr ketё ngazёllim nё letёrsi, mendoj dhe ndjej se fryma e regjimit dhe pamja e shtetit nuk e kanё kёtё ngazёllim njerёzor nё “kuadratin udhёheqёs” tё realizmit socialist…Ndjesia e librit “ Koha e Shkrimeve” e Ismail Kadaresё apo dhe ajo “ Ftesё nё Studio” me njё intensitet ngjarjesh qё bien “ndesh” me kohёn tonё krijuese, mё ngacmojnё me rebelimin e autorit nё realitetin e vendit tonё, qё kёtё fund shekulli tё XX-tё ka aq shumё “stuhi” dhe shpёrthim tё izolimit komunist….Ёshtё guxim tё shkruaj kёto reshta, por ja qё dёshiroj tё shfaq mendimin pas atij “rebelimi” tё shkrimtarit edhe nё seancёn plenare tё Konferencёs Letrare ku ai doli hapur me lirinё e fjalёs dhe kapёrcimin artistik tё regjimit me rreptёsi maramendёse!..Ne tё rinjtё e pёrshёndetёm dhe e duartrokitёm,por partia-shtet e kёrcёnoi dhe ja ndёrpreu fjalёn. Vetёm Mehmet ELEZI guxoi tё qendroj i fortё nё krah tё madhёshtorit – KADARE nё keto kohё tё rinjsh me kёrkesa tё reja…. Kёtu Kadare para tё rinjve letrarё bёri “sulmin e hapur” kundёr regjimit tё mbyllur qё nuk ka fuqi vepruese e ndryshimi….Kёtu eshtё dhe mendimi i parё demokratik i dhёnё nga Kadareja nё konceptimin e gjithё universit letrar e krijues tё vendit…Dhe kjo ёshtё e veçanta dhe ndryshe nga raporti – klishe i Konferencёs plot partishmeri dhe unitet ndjenjash….

Ja si rrëfen poeti Jak Përpali mbresat nga takimi me Ismail Kadare në Durrës :

- Ka qenë konferenca e Pestë Kombëtare e Talenteve të Reja në Durrës, në tetor 1985, e cila vazhdoi dy ditë, në sallën e Teatrit “Aleksandër Moisiu”.

Diskutimet, mesa di unë, ishin të planifikuara përpara dhe secili e merrte fjalen sipas një rregulli të paracaktuar. Por midis atyre qe e morën fjalën, veçoi Isamil Kadarenë. Pasi vlerësoi arritjet në letersi, mbaj mend se kritikoi ashpër redaksitë për burokracinë e tyre, për pengesat që nxirrnin përballë krijuesve, duke thënë se i ka zënë myku. Në sallë ra një heshtje e thellë. Nexhmije Hoxha dhe Foto Çami që i kishim përballë, kishin ulur kokat dhe ndiheshin jo mirë.Ne ishim të emocionuar dhe, pasi mbaroi Kadareja, filluan pëshpërima dhe krijuesit vështronin njëri - tjetrin si të trullosur. Pa vonuar, u ngritën dhe e kritikuan Kadarenë drejtperdrejt dhe tërthorazi për fjalën që mbajti .Si dolëm në pushim, ai po ecte i vetmuar dhe në heshtjen e tij e shoqëruam për një fotografi, ishim një grup krijuesish të rinj, në këtë mënyrë ne deshem t’i jepnim mbeshtetjen tonë.”


Grupi i letrareve te ILB me shkrimtarin Ismail Kadare. Ne Foto : Spasse Thanasi, Ismail Kadare, Jak Perpali, Anastas Kondo, Jakup Gjoça, Marash Mirashi, Mujo Buçpapaj dhe Altin Haxhinasto

Fotoja është realizuar nga Shefqet MEKO ne Durres me 21 Tetor 1984 ne Konferencen Kombetare te Talenteve te Reja ne Pallatin “RINIA”

35 views0 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page