Teori dyshuese
- Prof Dr Fatmir Terziu
- Jul 31, 2022
- 3 min read

Mars
Teoritë e konspiracionit rreth imazheve të Marsit të mbledhura nga roverët e NASA-s janë pothuajse aq të vjetra sa vetë uljet në planetin e kuq. E spikatura mes tyre është akuza se NASA ka keqinterpretuar fotot e terrenit në ishullin Devon të Kanadasë dhe i ka paraqitut si të kapura nga roverët në sipërfaqen e Marsit. E komplikon çështjen edhe fakti që NASA ka përdorur me të vërtetë ishullin Devon si një terren testimi si pjesë e Projektit të saj Haughton-Mars - terreni i tij jashtëzakonisht shkëmbor e bën atë një vend të përshtatshëm për të kryer "misione analoge". Dhe së fundmi, teoria e mashtrimit është shfaqur përsëri në internet, me pretendimet se vendi më i afërt i NASA-s me Marsin ka qenë Arktik Kanadaja. Disa nga ata që mbështeten mbi këtë çështje, në fakt, duket se vënë në dyshim edhe nocionin se vetë Marsi ekziston.
Tokë e sheshtë
Një kongresmen që kandidon për guvernator të shtetit të Nju Jorkut kohët e fundit u përball me një linjë mjaft të papritur pyetjesh nga një zgjedhës që beson se Toka është e sheshtë. Shkëmbimi i çuditshëm thuhet se ndodhi pasditen e së premtes së kaluar, ndërsa kongresmeni Lee Zeldin po mbante një aktivitet fushate në komunitetin e Watertown. Pasi përfundoi fjalët e tij, një anëtar i audiencës e pyeti për krijimin e Forcës Hapësinore dhe më pas tregoi se "arsyeja që po e parashtroj është sepse ne në fakt po gënjehemi. NASA na jep animacione. A keni dëgjuar për Tokën e sheshtë?"
Përpara se Lee Zeldin të kishte mundësinë të përgjigjej, teoricieni i konspiracionit shpjegoi se ai është "një veteran i Marinës së Shteteve të Bashkuara" dhe më pas deklaroi se "është dëshmia ime që Toka është vërtet e sheshtë dhe e palëvizshme". Siç mund të imagjinohet, kongresmeni nuk ndan të njëjtin mendim dhe me mirësjellje i tha burrit se "personalisht, nuk jam plotësisht dakord. Unë besoj se Toka është e rrumbullakët dhe kam udhëtuar në Tokë. E kam parë nga qielli. Kur jeni duke udhëtuar me një fluturim jashtë vendit, Toka është qartësisht e rrumbullakët. Dua të them se kjo është 100 për qind e padiskutueshme." Pavarësisht se pohimet e tij u hodhën poshtë, teoricieni i konspiracionit dukej se ishte vërtet mirënjohës që Lee Zeldin të paktën e dëgjoi atë teksa falenderoi kandidatin dhe e inkurajoi atë.
UFO
Thuhet se ushtria amerikane ka rikuperuar më shumë se një UFO të rrëzuar, të cilat i ka dekonstrukturuar dhe riinxhinieruar. Lous Elizondo, ish oficer i kundërzbulimit të Ushtrisë Amerikane, i cili drejtonte Programin e Avancuar të Identifikimit të Kërcënimeve të Hapësirës Ajrore thotë se Pentagoni dëshiron ta mbajë sekret teknologjinë e rikuperimit të UFO-ve dhe ta monopolizojë atë për armatim dhe qëllimet e veta, në vend që ta përdorë atë për forma të reja ose të lira të energjisë që do të përmbysnin industrinë e naftës. Teknologjia e UFO-ve, shtoi ai, do të ndihmojë gjithashtu në luftimin e krizës së ndryshimeve klimatike globale. Qytetërimet e avancuara të ET kanë kuptuar se nuk mund të ndërhyjnë drejtpërdrejt në zgjedhjet e specieve, pasi kjo do të pengonte evolucionin e tyre. Dhe kur UFO-t demonstruan se mund të mbyllnin objektet bërthamore, vazhdoi Elizondo, kjo ishte për të dërguar një mesazh se ata e kanë këtë kapacitet, por duan që njerëzimi të zgjedhë ta eliminojë vetë këtë teknologji shkatërruese.
Lajmëtari
Një lajmëtar shpirtëror i ditëve moderne, puna e të cilit ka prekur jetën e miliona njerëzve, ka shkruar mbi tridhjetë libra mbi spiritualitetin bashkëkohor që kur filloi t'i bënte pyetje Perëndisë. Donald Walsch tregon se si mundi të dëgjojë zërin e Zotit dhe flet mbi problemin në rritje të tjetërsimit të njerëzimit:
“Ne të gjithë kemi aftësinë të flasim me Zotin në çdo kohë”. Në rastin e tij, Walsch dëgjoi një zë të vërtetë fizik, por për të tjerët, Zoti mund të vijë në një formë tjetër, si "shprehja e rastësishme e një shoku në rrugë, fjalët në një billboard ndërsa jeni duke vozitur nëpër qytet, ose teksti i këngës së radhës që dëgjoni në radio”. Për Walsch-in, ai u befasua nga disa nga ato që i tha Zoti, të cilat ndryshonin nga edukimi i tij katolik, si për shembull, nuk kishte Dhjetë Urdhërime a Udhëzime.
Ndërsa sondazhet tregojnë se tetë nga dhjetë njerëz në mbarë botën besojnë në një Zot ose fuqi më të lartë, shoqëria jonë mbetet e ndarë dhe njerëzit nuk mund të bien dakord se çfarë përfaqëson kjo fuqi më e lartë. Ka mbi 4,000 fe të ndryshme në Tokë, por "nëse do të mund të biem dakord për një deklaratë të thjeshtë...në lidhje me atë se kush dhe çfarë është Zoti, kjo mund të ndryshojë gjithçka." Nëse kuptimi ynë për Zotin është i gabuar, kjo do të ndikojë negativisht në mënyrën se si e trajtojmë njëri-tjetrin dhe kjo, për fat të keq, është gjendja e botës tani, shton Walsch.
Comments