(cikël me poezi)Nga Përparim Hysi1.ZEMRA IMEZemra ime, zemër plakuSi nga mosha,aq nga"trupi"Por me gulçe vërshon gjakuEdhe hiç nuk pyet nga turpiMezalla se dëgjon zemraHidhet-dridhet si e reHidhet-dridhet sa sheh femraNdo i njeh apo s'i njeh.Tingëllin si një zilkëNuk ka vrullin që kishSheh një femër?Sa e mirkë!E ndjek pas si një "ogiç".E ndjek pas si, me demek,Dale, dale! A më sheh?Zemra ime është"yrnek"Si një djali zë më rreh. 7 prill 20002.M'U BË PLAGË GJUHAGjuha m'u bë plagëMa"kafshoi" dhëmbiSe shkoi një"pulëbardhë"Që gati më çmëndi.Eh, se si u bëraE humba pusullënGati unë u zhbëraSa kafshova gjuhënGjuha m'u bë plagëSi do ta shërojÇ' më bëre,"pulëbardhë""Ilaçi" im je, moj! 3 mars 1998.3. Çfarë mendoj?!Çfarë mendoj futur në të thellaKam vendosur ta këndoj në"tela"Si NDUE SHYTI nuk i bie çiftelisë
*Por do i këndoj demokracisë,
Lum e lum e për të lumin ZOT!Si qemë dje dhe si jemi sot?!!!Se po zgjat, o shumë tranzicioniPlot të panjohura "ekuacioni".E ku ishim? AsgjëkundiShqipëri, po të merr lumi!Se në krye do myteberaDitë për ditë majmen si derra.
Një i bie gozhdës, tjetri patkoitKush prej"fisi", kush prej "sojit"Por që të gjithë janë zorzopaÇ'të them emër? Më zë koka.Shoh lexues që qesh hi-hi!A s'kanë derrat një turi?Halli im është SHQIPËRIAQë e mbyti varfëria.Edhe këta që kanë pushtetinE lënë në"hije" kudo mbretinMe shtëpi,dyqane, vilaMe"dhurata" nga "kushërira",
Dhe "kushërira" është pushteti Pushtetari më është "mbreti" Mbret m'u bë nga pasuria Në karrike është "magjia"*NDUE SHYTI-Artist i Popullit.
Mbreti i çiftelisë. 3 maj 20154.Ah, ta dish!
Ah, ta dish sa kam dëshirë!Që ta puth atë,tënden buzëSa mbaj shpirtin me pahirShpirtin tim që digjet shpuzë.
Digjet shpuzë e digjet zjarrVeç për ty.moj, veç për tyAh,sa mall që kam! Sa mall!Për ty, tretem, si qiri!
7 prill 20035. Pacifist
Unë nuk jam pacifist i rremëSe,gjasme, luftën e mbështeta.Kam qenë kundër luftës, haptas e themNuk duroj të vriten të pafajshëm, ç'është e drejta.
Nuk kam shenjë idolatrie për SADAMIN!Dhe as kam patur ndonjëherëPor nuk doja që me luftë tiraninTa hiqnin siç ndodhi këtë herë.
Që iku Sadami hiç nuk m'u bë vonëUnë jam pacifist që i urrej tiranëtPor gjaku i të pafajshmëve më bën me tensionMe të "tillë luftë" nuk i çmoj fitimtarët. 10 prill 20036. "VULLKANI" BEKIM FEHMIUTMadhështor është ky"vullkan" në heshtjen e vetëLlavën e urrejtjes e mban përbrendaDhe kështu i"heshtur", i bukur për jetëNëse e heq"magmën", prit gjyle të rënda.
"Fajin nuk ta ka kush, por e kemi vet"E ka lënë me shkrim dhe ka thënë me gojëRall shkruan e flet, por sa bukur që fletTë rrëmbyerit e të nxituarit i skuq me bojë.
Ka 15-vjet që është shkëputur nga skenaPor ashtu si "Sfinksi" ka hijen e vetëNëse pak zhgënjim ndjeu nga jeta,Dhe ashtu i heshtur, madhështor për jetë. 16 maj 20037. Kur rri vetëm
Kur rri vetëm në tryezëEdhe pres të pi kafeMë afrohet një syzezëMë buzëqesh, ashtu, me nge,
Unë buzëqeshjen zë ia kthej(Birbo s'jam, natyrisht)E kam fjalën, ç'ndodh më tejSe u lidha me të"pisk".
Kokolizur me të piskDhe mundohem të"shpëtoj"Ku gjen tjetër të tillë"rrisk"Ah,ç'më bëre, syzezë, moj? 15 maj 20038. Kështjella prej rëre
U shkërrmoq"kështjella e rërës"Shkoi e vajti dhe Sadami!Sipas radhës, sipas sërësKy është fundi i çdo tirani.
Hiqej trim e rrihte gjoksin -Mos sulmoni se do t'u grijëDhe me llaf bënte "balozin"Në të vërtetë, katandisi si mi.
Mu si mi! Si mi gjiriziMezi gjeti diku vrimëKapërdisja mua ma shpifiShkoi e vajti në vidhimë. 10 prill 20039. Sa vlerë ka puthja?
E, sa vlerë ka puthjaKur do ndahemi pas ca?Ndarja është si sëmundjaSe unë ndarjen e quaj"hata"
Dita e ndarjes m'u bë sterrëDhe gjithçka m'u kthye në natëUnë në shpirt kam zeherDhe në zemër kam një plagë. 10 qershor 201710. Çast
Humbën buzët mbi supet e zhveshurMbi supet e një DIANE me freski pylliPastaj puth buzët e saj, i eturO çaste të bukura" eh, çfarë deliri!
Dashuria djeg më shumë kur ka pengesaUnë digjem, i gjithë,brenda flakës tëndeEh, çfarë çasti i bukur! Sa e bukur"audienca"Moj "Dianë me freski pylli", më çmënde. Tiranë,16 tetor 2019
Comments