top of page

Tashme kane kaluar vetem 22 dite


Çelja e negociatave per Shqiperine dhe antaresimi ne BE;Sa larg apo afer jemi drejt hapave te ardhshem?


Tashme kane kaluar vetem 22 dite qe nga çelja formale e negociatave mes Shqiperise dhe Bashkimit Europian.

Delegacioni shqiptare i kryesuar nga kryeministri Edi Rama u ul në Tryezën e Konferencës së Parë Ndërqeveritare te mbajtur ne Bruksel.Në fjalën e tij zoti Rama eshte shprehur:

Është e vështirë të besoj se kjo po ndodh. Sot jam i lumtur, zemrat e njerëzve që përfaqësoj janë të mbushura me lumturi, asnjëherë nuk kam menduar që do të gjej lumturi në këtë ndërtesë”.


Ajo dite e rendesishme per shqiptaret nuk ka ngelur pa u përgëzuar dhe nga presidenti i SHBA ku nder te tjera ka theksuar se e vlerëson vendimin e marre nga BE-ja.


Sigurisht kjo na gezon pa mase dhe ne shqiptareve po sa do te zgjase ky gezim?

Le te kujtojme pak rrugen qe iu desht Shqiperise te pershkoi deri ketu:


Prill 2009-Aplikim per antaresim ne BE


Dhjetor 2010-Hyrja ne fuqi e liberalizimit te vizave


Korrik 2014-Dhenia e statusit te vendit kandidat ne Bashkimin Europian


Korrik 2016-Reforma ne drejtësi


Prill 2018-KE rekomandon hapjen e negociatave te antaresimit.



Qe nga firmosja e marrëveshjes së Stabilizim-Asocimit kanë kaluar shume vite nga marrja e statusit të vendit kandidat .Plus shtojme dhe vitet nga marrja e nje “PO”-je e kushtëzuar .Mos valle do te kemi fatin si te fqinjeve tane Ballkanas?

Per shembull,Serbia dhe Mali i Zi ne krahasim me Kroacine jane akoma ne pritje per tu bere pjese e familjes se madhe Europiane.

Ne nje interviste dhene per Faktoje hulumtuesja e politikave Europiane Nirvana Deliu e ka quajtur procesin e integrimit një proces dinamik, ku shumë gjëra kanë ndryshuar që nga anëtarësimi i Kroacisë në 2014. Per vendin tone dhe Maqedoninë e Veriut në 2020 u prezantua një metodologji e re zgjerimi që parashikonte: kapitujt që do të negociohen të futen në grupe e të hapen sipas grupimeve.Ndryshe ka ndodhur me Serbinë dhe Malin e Zi të cilat i kanë hapur kapitujt një nga një ( ato tani e kanë përfshirë metodologjinë në procesin e tyre të negociatave).”

Cfare eshte Konferenca e Parë Ndërqeveritare?

Nënkupton:

- Hapjen zyrtare të bisedimeve me Bashkimin Europian.

- Një niveli politik ku përfaqësues të lartë nga të dy palët takohen dhe prezantojnë Kuadrin negociues.


Tashme qe negociatat u hapen le te shpresojme qe Shqiperia te punoi fort me 35 kapitujt për të cilët do i duhet të binde vendet anëtare qe enderra e cdo shqiptari te behet realitet sa me pare te jete e mundur.

21 views0 comments

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page