top of page

Tandra Mishra: Pranë pemës sime të mangos


ree

 


Qëndroja ulur me bllokun në dorë,

Poshtë mangos sime e heshtur në paqe,

Pema po rritej, kish lëshuar kurorë,

Degët shpërndante si fëmijët në parqe.

 

Aty ku trungu i pemës nis degëzimin.

Dy zogj kishin ndërtuar një shtëpi,

Pronarët cicëronin mes gjelbërimit,

Jetonin me vogëlushët e tyre në liri.

 

Hapa bllokun, mora lapsin të qëndis,

Zërin e tyre të ëmbël e plot zulmë,

Por pema më tha: “Shttttt mos lëviz,

Të lutem mos bëjë asnjë zhurmë”

 

E pyeta :” Pse, unë do shkruaj poezi”,

Tha: “Zogjtë e mi po flenë gjumë tani”.

 



ree

Indian poetess

Near My Mango Tree

 

Translated from English into Albanian language by Delo Isufi

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page