
Takimi Nga Fatmir Terziu
Ekipi i reve dhe pellgu i kuajve shkëmbyen ngjyrat ballë për ballë në rrugën e gjatë të kuqe.
Rruga e gjatë e kuqe ishte e strukur në shpirtin djeganak të hithrave në kthinë të kodrës dhe poshtë zvarritej lumi i mekur në kërcell të diellit shkumë nga goja e shkëmbinjve.
Milingonat me sjellje të buta qëndronin në të njëjtin disiplinim, duke përtypur përkëdheljen e pluhurit.
Shkëmbi prezantoi burrin me mjekërr dhe malet, sokëllinë me mjekrrën më të zbardhur se këmisha e tij, në dritaren e një makine të blinduar shoferi i shpërqëndruar vështronte me sy në rrjedhë.
Matanë dritares me xhama të erët, ndodhësia binte pjerrët në një jamboli me flokë dhie të zbardhur nga dielli, ku qëndronte ulur në një qese të fortë, me pluhur të verdhë, një belezi gjyshi.
Fshiu sytë dhe pa kapelet që tundeshin mjeteve motorike të zonjave, shallet e tyre byrynxhyk ndjeu ndryshimin e kohërave e sikurse ndodh në të tilla raste bëri shenjë me gisht.
Shoferi krenar i ra borisë, por asgjë nuk lëvizi - përveç lumit të shkumëzuar që kërcente në të tijën poshtë korisë.
Pastaj ai tundi kokën, ktheu timonin, dhe ngadalë, me kujdes bëri më tutje, makina e blinduar me xhama të zinj u kthye në rrugën e kuqe.
Dhe milingonëzat e buta ngritën këmbët e tyre, dhe burri me mjekërr ngriti sytë në qiell, dhe retë u përplasën me trokthin e lëvizmave aty në një lëmsh imagjinar të kohës revanshi ngriu përpara kodrës, dhe skuadra e reve pa u lëkundur u zbraz mbi karvanin e çalë e gjitha ndodhi aty te pellgu i kuajve, ngadalë e ngadalë, derisa e lagu tërë rrugën e gjatë të kuqe.
Comentarios