top of page

TAKIMET ME INTELEKTUALËT NË VLORË


TAKIMET ME INTELEKTUALËT NË VLORË MË 30 GUSHT 2016 PAGËZUAN ZEMRËN TIME AMERIKANE ME DASHURINË E KOMBËSISË SHQIPTARE

Me intelektualët vlonjat

Më dukej si enderr që shkova në Vlorë dhe u takova me intelektualët krijues vlonjat Myrteza Mara.Luan Çipi,Petraq Pali,Remzi Gjika, Arqile Gjata, Hiqmet Mehmetaj,Spiro Naqo etj,,të cilët më rrethuan me një dashuri të sinqertë,të ngrohët në 30 gushtit 2016. U mrekullova nga buzëqeshjet e tyre që më takuan me dashuri dhe sytë e tyre ishin të ndriçuara nga thellësia e ndjenjave të sinqerta të zemrave të tyre dashamirëse për jetën time të dytë. Pritja vllazërore që treguan ndaj meje intelektualët vlonjatë , e pagëzoi zemrën time amerikane me dashurinë Vlonjate. U takova me emocione lumturie që isha midis tyre,pas kalvarit të vuajtjeve nëpër spitale në betejat e sfidat e jetës sime me vdekjen.Në hijen e freskët të tendes te Bar Rossi bisedat e tyre dashamirëse më lumturuan zemrën amerikane,e cila atë ditë e ndjeu veten tërësisht vlonjate.

Të kesh miq intelektual të talentuar vlonjat është gëzim sepse shpirti tyre me zemra atdhedashurie është me shumë vlera për Vlorën e atdheun.Shpirti tyre është me dimesione universale të madhërishme dashamirëse.

Shpreh shumë falenderime për kurajon,optimizmin që më kanë dhënë në ditët e vështira nëpër spitale në sfidat me kërcënimet e shumta të "vdekjes sime", ku shkrimtarët,poetët e talentuar vlonjat më kanë frymëzuar me mesazhet e shumta që më kanë dërguar në vitet 2013 - 2015,të cilat forcuan besimin se unë do të jetoja e do të vija ti takoja .

Sigurisht pak orë të këtij takimi emocional ishin të lumtura për mua që jetoj larg oqeanit,por ishin të pamjaftushme për tu çmallur,sepse në atdhe jetova jetën aktive në mësimdhje nëpër shkolla.U largova duke i falënderuar me shumë mirënjohje për shpirtin human e krijimtarinë e larmishme artistike-letrare, të cilën e lexoi me kënaqësi.

Në Bar Roosi u takova me shumë mall me shokun,mikun dhe vëllan e vendlindjes sime Remzi Gjika,me të cilën kam shumë kujtime të rinisë,si koleg dhe mik në vizitat reciproke te familjet e prindërve tanë,që rritën me shumë sakrifica shumë fëmijë, duke përballuar vështirësitë e jetës. Prindërit e vëllait Remzi Gjika ishin shumë të dashur. Ata rritën fëmijë të edukuar të cilët u bënë intelektual të talentuar.Kisha fatin që kisha fjetur në shtëpinë e tyre në kodrën e fshatit të vjetër Peshkëpi. Midis tyre e ndjeva veten si në shtëpinë time.Jeta na ndau në drejtime të ndryshme. Kur u takova te Bar Rossi me vëllan Remzi Gjika ndjeva emocione dhimbje për humbjen tragjike të bashshortes Leta, e cila ishte kolegia ime në shkollën e Selenicës.Kishte shumë kulturë komunikuese me kolegë,nxënës e prindër. Vëllai dashur Remzi Gjika i plagosur nga dhimbja e madhe,humbja e shokut të jetës që është hidhërim i përhershëm në zemrën e tij,kishte ardhur në takim për të shprehur gëzimin e tij që po jetoja jetën e dytë me zemër të huaj. Ai më jepte vazhdimisht kurajo në vitet e vështia në spitale dhe shpesh shikoheshim në camer duke u çmallur. Ditën e takimit te Bar Rosi unë kisha planifikuar edhe takime me miq të tjerë dhe nuk kisha kohë të shkoja në shtëpinë e tij për të bërë traditën e ngushëllimit në familje.Erdha ditë tjetër përsëri në Vlorë dhe shkova në shtëpi për ngushëllim.Kur hyra në shtëpinë e tij ndjeva drithërimin shpirtëror që mungonte ajo që i kishte zbukuruar mjediset e dhomave të hyrjes dhe më lëndonin përfytyrimet e skenës tragjike që kisha parë në lajmet televizive nga Nju Jorku pamjet e tmerrit të aksidentit të autobuzit që udhëtonin të gëzuar me kolektivin për destinacionin turisitik,por për Letën e vëllait tim Remzi Gjika ishte udhëtimi largimit nga jeta.Nuk gjen fjalë ngushëlluese për humbjen e jetës së bashkshortes së mikut të dashur Remzi Gjika. i cili me dhimbje të shumëfishtë e kurajo të forte e përcolli bashkshorten në banesëm e fundit duke e ngurtësuar dhimbjen në zemër me dashurinë e dy fëmijve të shtrenjtë që rriti e edukoi e paharruar Leta. Aty në shtëpi më shumë sundoi heshtja se sa biseda,se edhe fjalët ishin të ngrira nga dhimbja.Mbi tavolinën e dhomës ,vëllai Remzi Gjika më dhuroi botimin e librave të tij artistikë duke bërë dedikimin me autografin e tij.

ME POETËT SHKRIMTARËT E TALENTUAR PETRAQ PALI – LUAN ÇIPI

Ditën e takimit të bukur në Bar Rossi mungonte miku dashur,shkrimtari,poeti talentuar Petraq Pali,i cili ishte në Sarandë.Kur shkova në Tiranë komunikova me mikun e dashur Myrteza Mara që të më njoftonte ardhjen e mikut të nderuar Petraq Pali në Vlorë.U nisa përsëri me gëzim herët në mëngjes nga Tirana për ta takuar në Vlorë shkrimtarin,poetin e talentuar Petraq Pali,të cilin e kisha takuar për herë të parë në 22 maj 2013 në Sheshin e Flamurit, disa ditë para se të pësoja sëmundjen në Tiranë.Në vitet nëpër spitale vazhdimisht më dërgonte mesazhe optimistë për të përballuar sfidat me operacionet.Me shumë dashamirësi më dërgonte krijimet e tij, të cilat i lexoja me shumë vemendje

Në këtë komunikim elektronik u njoha me historikun e babait të tij, intelektualin erudit,atdhetarin e personalitetin rilindas të arsimit Kombëtar Shqiptar ,Mësuesin e Merituar Janko LL Pali,që me veprimtarinë e veprën e tij dritëdhënëse jeton sot në pavdeksi.Respekti im për mikun e nderuar Petraq Pali ishte i shumëfishtë,sepse është shoku ngushtë fëminije,shkolle me krushkun tim të shtrenjtë Leonidha Dhrami.

U takova me mall me mikun e nderuar Petraq Pali, i cili me shumë dashamirësi shprehu gëzimin që po takoheshim në Vlorë,ku ai ka kaluar rininë dhe vitet aktive të jetës,të cilat në librat e botuara janë përshkruar me bukuri artistike e dashuri për Vlorën e bukur.Në fytyrën e tij rrezatohej bukuria e shpirtit të mirësisë,thellësia e mendimeve ndriçohej edhe në sy depërtues , që në komplelsin psikologjik të ndijimeve,përceptimeve,përfytyrimeve,gjykimeve e arsyetimeve ,me imagjinatën krijuese tregonin performacën e një intelektuali të talentuar me dy përvoja jete,më përvojën e jetës së vendlindjes Qeparo,e Vlorë dhe përvojën e jetës në vendin e bekuar të lirive USA,ku prej disa vjet jeton me familje.

U ulëm për të vazhduar bisedën në një lokal në hapsirat e trotuart të bulevardit ,ku midis dy intelektualëve të shquar vlonjat mikut të dashur,shkrimtari e poteti talentuar Luan Çipi me mikun e dashur shkrimtarin e poetin e talentuar Petraq Pali më rrethuaan me një dashuri vëllazërore të veçantë me shpirtin e tyre dashamirës që gëzoheshin që po jetoja me një zemër të huaj, e cila merrte nga buzëqeshjet e tyre dashurinë e vërtetë më se vëllazërore,sepse në periudhën e ashtuquajtur tranzicion dashuria vëllazërore është zbehur nga interesa egoiste për prona dhe me sinqeritet midis dy miqve unë u ndjeva kënaqësi për përvojën e tyre të jetës aktive..Në atë orë që qëndrova fiksuam edhe foton e përbashkët,e cila është kujtimi bukur i jetës sime të dytë që realizova endrrën time kur vuaja nëpër spitale të vija në Vlorë e të takoja miqtë e mi të dashur Petraq Pali e Luan Çipi. U sugjestionova kur isha para këtyre intelktuaëve të shquar vlonjat. Shkrimtari e poeti Luan Çipi më ka frymëzuar gjithmonë me energjitë e pashtreshme mendore krijuese dhe shpirtin dashamirës ndaj të gjithë intektualëve pa xhelozi,duke vlerësuar e përgjithësuar krijimtarinë e tyre letrare artsitike,por edhe të figura të shquara të Kombit Shqiptar duke i trajtuar me parimet kombëtare të pavarësisë,lirisë,pa dallime krahinore e vlerësimet e njëanshme të periudhës fatëkeqe ku lufta e klasave mohonte personalitete të kombit tonë se ishin armiq të ideologjisë komuniste titiste,staliniste,enveriste.

Me thjeshtësi e modesti miku dashur Luan Çipi mbjellë shumë dashuri njerëzore me sjelljen e tij shëmbullore,me krijimtarinë e larmishme letrare,artistike,histoike atdhetare,duke skalitur me daltën e kujtesës historike monumente shpirtërore të figurave të shquara kombëtare. Me poezinë tepër komunikuese me lexuesin përcjell mesazhe filozofike për të jetuar me dashuri me njëri tjetrin,në lagje,qytete, e kudo që jetojnë bashkkombësit shqiptarë nipë botë. Ndoshta me arithmetikë miku dashur Luan Çipi është në etapën e moshës së tretë,por me energji mendore krijuese e forcë shpirtërore është në moshën e rinisë. Zemra e tij pulson duke shpërndarë shumë dashuri njerëzore. Shpirti tij dashamirës më ngjan me shpirtin madhështor të një nëne të dashur që i do njëlloj fëmijët e saj. Edhe miku Luan Çipi i do të gjithë intektualët e miqtë e tij me shumë dashamirësi.

Në bar Rossi u takova me mikun e dashur Spiro Naqo.Ishja njohur në facebook, i cili më dërgonte mesazhe optimiste për të sfiduar sëmundjen. Në biseda te bar Rossi njoha shpirtin e dashamirësisë të mikut të nderuar Spiro Naqo që me shumë humanizëm të jashtëzakonshëm më shoqëroi me makinën e tij nëpër vizitat që kishja tek të afërmit e mi Ishte i papërtuar,i qeshur dhe tepër human.Me shumë kulturë qytetare komunikonte me embelsi e sinqeritet. Rrezatonte mirësi,dituri,e dashuri njerëzore. Në biseda mësova se është familje intektuale e talentuar.Vëllai tij Mina Naqo ka drejtuar me aftësi departamentin shkenor të arsimit të lartë në ministrin e arsimit e shkencës me titullin e merituar Profesor . Edhe miku nderuar Spiro Naqe është inxhinjer dhe me kulturë intelektuale letrare. Është dashamirës me të gjithë shokët e miqtë.Gëzohet për sukseset e miqve të tij poetë e shkrimtar duke ndjekur me vemendje botimet e tyre. Nga takimi parë që u bë në Vlorë në gusht shtator 2016 ka komunikuar vazhdimisht duke u interesuar për jetën time të dytë..

.

NË BAR “BOLONJA” SKELË VLORË ME SHKRIMTARË E KOLEGË

Në një mëgjez të bukur në bar “Bolonja”,atje ku perëndia ka krijuar bregdetin margaritar të Skelës Vlorë u takova me intektualët e talentuar vlonjat poetin shkrimtarin Myrteza Mara,poetin publicistin e talentuar Albert Abazaj, intelektualin e talentuar Shpresim Kasaj,me nipin tim të dashur,poetin e talentuar Hiqmet Mehmetaj dhe më ish nxënësen time shëmbullore Edlira Leonidha Dhima, vajza e kolegëve të mi të nderuar Leonidha Bebeka Dhima.

Mes fytyrave të qeshura në tavolinën me një sfond të bukur të kaltërsisë së detit dhe me aromën e jodit të detit isha i mrekulluar që rrethohesha me shumë dashamirësi nga miqtë e mi të mrekullueshëm, të cilët me sy të gëzuar shprehnin mirësi dhe dlirësi të zemrave të tyre për jetën time të dytë. Si në ëndëra e legjenda më dukej kur merrja frymë aty buzë detit me një zemër të huaj që miqtë e mi vlonjatë e pagëzuan me dashuri shqiptare.

Biseduam me shumë mall që fati na largoi nga atdheu,por kujtimet me miqtë e dashur vlonjat në këto takime të jetës sime të dytë ma sjellin atdheun edhe me endrra në gjumin e copëtuar në Nju Jork.Kudo vendlindjen,atdheun e mbartim me vete kudo që jetoojmë.Lakmia për para nuk të bënë të lumtur,por miqësia e sinqertë me dashuri të bënë të lumturohesh me kohën e tanishme dhe të jep optimizëm për kohën e ardhme.

U takova për herë të parë me intelektualin e talentuar Albert Abazaj, me të cilin isha njuhur në facebook ,në vitet që luftoja me sëmundjen e zemrës. Më dërgonte mesazhe duke më përshëndetur me shumë dashamirësi. Nëpërmjet mesazheve mësova që ishte nga Tërbaçi dhe nipi dajeshës sime të paharruar Asqeri Liçaj Beqaj, e cila u largua nga jeta në moshon e re.Intektuali talentuar Albert Abazaj bënë një jetë aktive krijues artistike me larmi botimesh. Me ndjenjën e atdhedashurisë derdh në vargje poetike bukurinë e shpirtit të tij për natyrën,shoqërin.Është një studjues e publicist me dimesione kombëtare duke hulumtuar,fakte e dokumeta historike për luftëtart e lirisë,për pavarësi,për pasurinë folklorike të këngës labe. Komunikon me shumë thjeshtësi,është modest duke pasyruar botën e tij të pastër shpirtërore. Motivi shpirtëror I zemrës së tij dashamirëse është të pasqyroj në botiime vlerat më të mira të intelektualve krijues vlonjat.

U takova pas shumë viteve në bar Bolonja për të dhuruar librin e kujtimeve me ish nxënësen shëmbullore Edlira Leonidha Dhima, Me shumë respekte erdhi e më takoi duke treguar edukatën shëmbullore të trashëguar nga prindër të mrekullueshëm Leonidha Bebeka Dhima, të cilët ishin kolegët e mi për shumë vite në qytetin e Selenicës.Kolegët Leonidha Bebeka Dhima ishin të përkushtuar për mësimdhënjen duke arsimuar breza të shumta nxënësish në disa dekada, Ata ishin modeli urtësisë,mirësisë.Kur e takova ish nxënësen Edlira Dhima,atë ditë të 7 shtatorit 2016 në bar Bolonja ndjeva emocione sikur takova edhe kolegun e mikun tim të paharruarin Leonidha Dhima, të cilin e ruaj në mendje dhe në shpirtin tim me respekte e mirënjohje se ishte dashamirësi jetës sime.E takova për here të fundit në vitin 2000 te shkolla Rilindja Vlorë dhe kam ndjerë shumë hidhërim për largimin nga jeta.

Bisedova me bijën shëmbullore Edlira Dhima të kolegve të mi Leonidha e Bebeka Dhima me dashamirësinë e prindit për fëmijën. U gëzova që intelektualja Edlira Dhima kishte shkëlqyer në studimmet universitare e pasuniversitare duke punuar pedagoge e shkollës së lartë. Me dashurinë e vajzave të mia e përgëzova si bëjn time për arritjet e saj dhe performancën e saj shëmbullore.Fiksuam edhe foton si kujtim i jetës sime të dytë.Me bisedat e përmalluara orët më ikën shumë shpejtë se më prisnin përsëri të bar Rossi miq të tjerë për tu dhuruar librin e kujtimeve.

ME INTELEKTUALIN E TALENTUAR SHPRESIM KASAJ 

U takova në Vlorë pas shumë viteve me kolegun e mikun e dashur Shpresim Kasaj.

E kam njohur në vitin shkollor 1970-1971 kur fillova punën mësues në shkollën e Armenit Vlorë.Mësuesi i talentuar gjuhë-letërsi Shpresim Kasaj,ishte i përkushtuar dhe i apasionuar për letërsinë ,ishte shumë kërkues në zhvillimin e orës së mësimit.Ishte shumë mikpritës e me shumë ambicje për jetën.E shikoja çdo ditë me veshje të bukur,serioz në paraqitjen para nxënësve,të cilëve me shumë pasion u mësonte konceptet kryesore gjuhësore e letrare. Autoriteti tij pedagogjik bazohej në aftësitë shkencore që zotëronte, në talentin e tij për mësimdhënie e mësimnxënie të suksesshme.Veç punës mësimore edukative me arritje të larta në kalueshmëri e cilësi.Shpresim Kasaj ishte studiues i apasionuar i albanologjisë e komunikonte vazhdimisht për problemet shkencore me akademikun Androkli Kostallari, me institucionet shkencore na sillte informacione shkencore ,të cilat i diskutonte me qartësi mendimi. Ai shkonte vazhdimisht në ekspedita studimore,tëcilat më vonë do t’i botonte me dinjitet në tregun e librit. Kur shkonim në shtëpinë e tij gjenim bujarinë e sinqertë. Familja e tij jetonte në kushte komode me shtëpi të rregullt,ku banonin edhe prindërit e tij, të cilët kishin gjithmonë kujdesin e djalit të tyre të vetëm.Shpresim Kasaj ishte edhe një prind i kujdeshëm për mirërritjen ,arsimimin e edukimin e fëmijëve të tij,të cilët ishin shumë të urtë,të zellshëm në mësime e me sjellje shëmbllore.Kisha ikur nga Armeni e punoja në qytetin e Selenicës.Kisha në gjimnaz djalin e Shpresimit,të cilin e kisha partnerë në orën e mësimit edhe në veprimtarite edukative.Ishte nxënës i heshtur me njohuri të qëndrueshme e me afftësi argumentuese në të gjitha temat mësimore. Kishte shpirtin e solidaritetit për të ndihmuar nxënësit e tjerë. Me thjeshtësinë e tij kishte fituar respektin e kolektivit të klasës e mësuesve.Vite më vonë ish nxënësi im Xhelal Shpresim Kasaj do të shkëlqente në studimet e larta duke punuar në institucionet e larta shtetërore të drejtësisë.

Kur banoja në Tiranë e takoja në ministrinë e drejtësisë , i cili edhe pse kishte mbingarkesë si avokat i shtetit,vinte e më respektonte në mënyrën më të sinqertë. Kur ishte krijuar shoqata “Armeni” me kryetar Shpresim Kasaj,kishte nisur botimin e gazetës Armeni, e cila u shpërndahej të gjitha familjeve armenase kudo që banonin. Edhe në Tiranë kishte kordinatorë të shoqatës “Armeni”, të cilët vlerësonin punën e përkushtuar atdhetare të studjuesit të apasionuar,kolegut tim të nderuar Shpresim Kasaj, i cili më kishte dërguar përshëndetje duke më nxitur të shkruaja kujtimet e mia për kohën që punova në shkollën e Armenit. E lexoja gazetën “Armeni” me shumë vemendje e çmallohesha me kujtimet që kisha për Armenin e armenasit.Dua të theksoj vlerate larta humnane shpirtërore të kolegut timShpresim Kasaj.Kur isha operuar nga zemra në spitalin e New Yorkut, e luftoja çdo orë për të mbijetuar, më erdhi një telefonatë nga Vlora. Sapo më dhanë telefonin për të folur dëgjova një zë të njohur i cili më emocionoi shumë. Ishte zëri i Shpresim Kasaj që me këmbëngulje kishte kërkuar adresën telefonit për të komunikuar me mua. E dëgjoja zërin e tij, e më dukej sikur isha në Vlorë. Vazhdimisht më merrte në telefon duke ndjekur ecurinë e jetës sime spitalore. Me shumë dashamirësi me zërin e tij më jepte kurajo e optimizëm për ta përballuar sfidën ndaj sëmundjes. 

 Është shkrimtar,publicist e studiues  dhe ka botuar si autorë dhe bashkautorë studime të rëndësishme.Në këto botime spikat me qartësi mendimi historik-filozofik i intelektualit të talentuar Shpresim Kasaj që me argumenta analizon ngjarje e figura të shquara të histories tonë kombëtare. Me idealet e atdhedashurisë bënë vlerësime duke i ilustruar me dokumeta arkivore që ndriçojnë të vërtetën.

Krahas jetës aktive në studime,krijimtari intelektuali Shpresim Kasaj bënë një jetë aktive fizike. Edhe pse banon në qytetin e Vlorës shkon vazhdimisht te shtëpia e vendlindjes në Armen,ku me energji fizike punon në tokën e parcelat e ullirit,ku siguron produkte bio.Me karakter të hekurt realizon synimet e objektivat e tij.

Me vullnet e guxim e sfidon moshën e tretë me punë të vazhdueshme studimore,krijuese,por edhe me punë fizike duke u rrethuar me dashurinë e familjes,të fëmijëve,nipërve e mbesave

DUKE DHURUAR LIBRIN KOLEGES SË NDERUAR LIZA XHAFERAJ TROQE

Pas shumë viteve takova në Vlorë kolegen shëmbullore Liza Xhaferaj Troqe, e cila rastësisht kishte parë të pallati ku banon kunatin tim duke shpërndarë librin tim të kujtimeve dhe ishte shprehur me shumë dashamirësi për kohën që kemi punuar në shkollën e Armenit. Ishte viti i pare i punës si mësuese në Armen dhe rrezatonte kulturë qytetare.Prindërit e saj fisnik kishin lindur fëmijë të zgjuar, të etur për dituri. Edhe pse babai saj ishte larguar nga jeta,kolegia shëmbullore Liza Xhaferaj ishte rritur dhe edukuar nga nëna e saj heroin që përballoi sfidat me luftën e klasave. Vëllezrit e saj ishin miqtë e mi në Selenicë, të cilët ishin të gjithë të talentuar. Edhe pse kishin pengesa nga diktatura komuniste, ata shkëlqenin në profesionet ku punonin.Vëllai madh Sabaudin Xhaferaj ishte piktori talentuar vlonjat,me njohuri erudite dhe intuitën brilante krijuese në picture,apo skenografi. Vëllai mjeshtër i talentuar Skënder Xhaferaj ishte me aftësi të shkëlqera. Ishte mjeshri punimeve metalike në torno. Edhe pse nuk mundi të kryente arsimin e lartë nga pengesat biografike,ai kishte intuitën inxhnjerike me një fantazi të habitshme. Imagjinata e tij krijuese projektonte produkte metalike duke konkuruar edhe mallrat e importuara nga jashtë. Ai kishte aftësi të gjithanshmë për letërsi,teatër e veprimtari sportive si trajner futbolli.E kisha mikun tim të ngushtë të ndjerin Skënder Xhaferaj, e kisha prindë shëmbullor të djalit të tij me sjellje shëmbullore Dritan Skënder Xhaferaj. Djali madh Artan Skënder Xhaferaj është dashamirësi i jetës sime. Me mirënjohje e kujtoj që më ndihmoi për të nisur me studime në USA vajzën e shtrenjtë Brunilda Mara. Edhe vëllan Shpëtim Xhaferaj të koleges Liza e kisha mikune ngushtë në Selenicë dhe më vonë edhe në Tiranë. Performanca e tij rrezatone dituri,kulturë e dashmirësi.Edhe vëllezërit Shyqo,Agim ishin të talentuar,të heshtur e me sjelle shëmbullore.

Kolegia Liza Xhaferaj Troqe ,edhe pse ishte vajzë e vetme kishte kulturën e komunikimit pa asnjë elemetë të mëndjemadhësie.Punonte në orët e mësimit me shumë përkushtim.

Kur kunati im më tregoi se e kishte takuar në hyrjen e pallatit duke shpërndarë librin,u gëzova që kishte shprehur respeket për mua dhe kishte dhënë informacionin e nr të telefonit pët të komunikuar. Megjithëse ishte ditë e nxehtë gushti ku dielli përvëlues të digjte, shkova te loklai pallatit ku banonte dhe dhurova librin e kujtimeve. Biseduam me dashamirësi vëllazërore dhe fiksuam edhe foton që shoqëron shkrimin.Ajo jeton e lumtur në familjen e saj me bashshortin e nderuar Gëzim Troqe dhe kanë një vajzë të mrekullueshme që i lumturon

ME KOLEGUN ITELEKTUALIN E TALENTUAR ODISE ÇACI

Me kolegun e mikun Odise Çaçi isha njohur në rininë time kur punonte mësues në zonën e thellë të Lumit të Vlorës dhe vite më vonë punonte në strukturat e rinisë në Vlorë. Në vitin që punoja në gjimnazin “Halim Xhelo” i jepja mësim filozofi vajzës së tij të talentuar, e cila jo vetëm shkëqente me esse filozofike,por ishte me sjellje shëmbullore. Takohesha çdo ditë me kolegun e talentuar Odise Çaçi që jepte mësim në gjimnazin e mirënjohur Ali Demo Vlorë. Në vitet kur punoja në Tiranë takoheshim vazhdimisht kur punonte në deprtamentin e drejtorisë rajonale arsimore Vlorë si përgjegjës kuadri. Në punën e tij karakterizohej nga korrketësia e zbatimit të regullave administrative ,nga thjeshtësia e dashamirësia në komunikim me komuntetin e gjerë të mësuesve e prindërve. Duke qenë ekzigjent,modest,me kulturë qytetare gëzonte respektin e të gjithëve.Në vitet më vonë filloi punën pedagog në universitetin ismail Qemali Vlorë.Në vazhdimësi me performacën e tij shëmbullore punoi me përkushtim me breza studentësh duke kontribuar me aftësi shkencore në vitet akademike të arsimit të lartë.Krahas punës me studentët , boton studime shkencore historike,etnografike e arkeologjike duke fituar tirullin shkencor Docent.

Në vitet që isha shtruar në spitalin e Nju Jorkut,nëpërmjet facebook më dërgonte përshëndetje optimiste me shumë dashamirësi. Ai ishte plagosur rëndë me një hidhërim të përhershëm,me humbjen tragjike të djalit të vetëm, të bukurit Alban. Miku dashur Odise Çaçi më priti me shumë gëzim në Vlorë,biseduam si vëllezër me shumë respekte e dashuri njerëzore.

ME KOLEGUN E MIKUN E DASHUR KSENOFON BITA

Me kolegun e mikun e dashur Ksenofon Bita jam njohur kur punoja në gjimnazin “Halim Xhelo” Vlorë. Në kolektiv dallohej për punë të përkushtuar mësuesi i matematikës Ksenofon Bita, me të cilin komunikoja miqësisht si një mik i sinqertë e dashamirës. Në çdo orë mësimi e shikoja me kureshtje kolegun Ksenofon Bita që shkonte në orën e mësimit me bazë të pasur materiale-didaktike. Më tërhoqi vemendjen se mbante edhe një paketë cigare, e cila kishte brenda shkumsa me ngjyra. Ecja e tij nga salla e mësuesit për në klasat që zhvillonte mësimin e matematikës, ishte elegante, krenare, motivuese me një përkushtim për t’u ngulitur konceptet matematike nxënësve . Ndoshta thuheshin fjalë lavdëruese  nga stafi drejtues e kolegët e  gjimnazit  për punën e tij përkushtuar, unë do të theksoj vlerësimet e mia dhe nxënësve për mësuesin e talentuar Ksenofon Bita.

Në klasat që bëja mësim lëndën e filozofisë, dërrasën e zezë e gjeja të pikturuar nga dora e mësuesit të matematikës Ksenofon Bita, të cilin nxënësit e prisnin me shumë interesim. Ai me mjeshtërinë e shpjegimit  ua kishte bërë matematikën të lehtë në kuptimin e qartë të koncpteve themelore e ligjeve matematike. Uniforma, bluza e mësuesit në trupin e tij gjat orës së mësimit ishte e mbushur me pluhurin e shkumsve të shumtë e me ngjyra që ai përdorte pa u lodhur në dërrasën e zezë.

Duke punuar me pasion në orët e mësimit , ai e bëri lëndën e matematikës formuese, duke eleminuar frikën tek nxënësit e dobët e duke zhvilluar aftësitë e nxënësve të mirë. Kush bënte matematikë me profesorin  e talentuar Ksenofon Bita ishte i sigurtë se në konkurset e shkollës së lartë do të ishte i sukseshëm. Shumë prindër kërkonin  që fëmijtë e tyre të regjistroheshin në klasat ku do të bënte mësim Ksenofon Bita..Mësuesi i talentuar Ksenofon Bita nuk ishte vetëm mësimdhënës  shumë i mirë, por ai ishte edhe hartues i teksteve të matematikës për gjimnazistët, të cilat janë pritur me shumë interes nga komuniteti prindër-nxënës.

Kolegu e miku dashur Ksenofon Bita është bujar e human me shpirtin e tij dashamirës. Kur ika me shtëpi në Tiranë ishte ndër të parët që erdhi në familjen time duke bërë urimin e sinqertë të jetës sime familjare në qytetin e Tiranës. Vazhdimisht ka komunikuar duke ndjekur me shqetësim sëmundjen time në spitale. Më dërgonte mesazhe optimiste duke më dhënë kurajo për të sfiduar sëmundjen.

E prita me mall ditën që u takuam në Vlorë në gushtin e vitit 2016. Ai shprehu me gëzim urimin për jetën time të dytë.Kohën e kisha të kufizuar për të shkuar në shtëpinë e tij dhe fiksuam disa foto te Sheshi Flamurit. Shpresoj që në të ardhmen e afërt të takohemi në Vlorë e të qëndrojm më gjatë për të shijuar bukuritë e Vlorës.

ME KOLEGUN E MIKUN FIQIRI ALIAJ

Me kolegun e mikun Fiqiri Aliaj jam njohur kur punonte në drejtorinë arsimore rajonale Vlorë.U lidhëm me një miqësi të ngushtë familjare. Djali tij Driti Aliaj ishte student në Texas së bashku me vajzën time të shtrenjtë Brunilda.Në vitin 2007 kur Brunilda erdhi me të fejuarin në Vlorë miku dashur Fiqiri Aliaj na shoqëroi për në Llogara. Me humanizëm të sinqertë organizoi cermoninë e drekës në një nga restorantet e Llogarasë duke respektuar Brunildën dhe dhendrin. Në vazhdimësi ishte i pranishëm në cermonite e familjes sime në Vlorë duke kontribuar me shumë dashamirësi.Kishim një bashkpunim pedagogjik. Me aftësi shkencore e didaktike pedagogjike miku nderuar Fiqiri Aliaj kryente deytyrën e kryetarit të kualifikimit në drejtorinë arsimore Vlorë,duke punuar me shumë përkushtim në përhapjen e përvojës së përparuar në mësimdhënje e mësim nxënëje.

Krahas detyrës shtetërore kryente edhe drejtimin e shkollës jopublike “Drita e Dijes”, në të cilin më angazhoi edhe mua me disa orë mësimi duke më ndihmuar në plotësimin e rrogës së ulët shtetërore. Drejtori i përgjithshëm Fiqiri Aliaj dhe me drejtorin e gjimnazit Besnik Deromema punonin me përkushtim për proçesim mësimor-edukativ duke siguruar bazë materiale didaktike të larmishme.Me aftësi drejtuese kishin mobilizuar gjithë komunitetin nxënës-mësues-prindë. Kontrollet që ushtronin në orët e mësimit kishin vlerë për kualifikimin e mëtejshëm të stafit pedagogjik

Shkoja vazhdimisht në shtëpinë e mikut Fiqiri Aliaj në qendër në Vlorë dhe na priste me shumë dashuri nëna e tij e dashur Xhanua. Bisedoja me kënaqësi me nënën e mençur, të zgjuar Xhano Aliaj, e cila me shumë sakrifica kishte rritur e arsimuar fëmijë,intelektual të talentuar në sektorin e arsimit,mjeksisë, e sektorin ushtarak. Ishte nënë krenare që me punë kishte rritur fëmijë me arsim të lartë të edukuar me traditat më të mira të Labërisë.

ME KOLEGUN E MIKUN ENGJELL HASIMAJ

Me kolegun e mikun Engjell Hasimaj isha njohur shpejtë kur punoja mësues në shkollën e Armenit,vendlindjes së tij, Më vëllan e tij të madh mësues Kujtim Hasimaj kisha shumë lidhje shpirtërore që në vitet e rinisë sime. Njoha prindërit e tij të dashur e shumë mikpritës.Kudo në fshatin e Armenit flitej me krenari e shumë konsiderata për talentin e matematikanit Engell Hasimaj që kishte shkëlqyer në studimet universtare,por lufta e klasave e kishte penguar të ishte pedagog në fakultetin e shkencave natyrore. Kishte punuar mësues në Kallarat dhe në vendlinden time Kropisht.Kudo shkëlqente për performancën e tij të gatuar me punë të përkushtuar,aftësi shkencore, korrektësi në punë e ndershmëri në sjelljen e tij në shoqëri. Në gjimnazin e Selenicës e kisha koleg mësuesin e talentuar të matematikës Engjell Hasimaj, i cili ishte matemaikan cilësor, por lufta e klasave e kishte kufizuar të punonte pedagog në fakultetin e shkencave të natyrës.në Tiranë.Kur dekanati i fakultetit e kishte kërkuar disa herë në Kom.Ekz.të rrethit Vlorë, ata e kishin penguar dhe e kishin caktuar mësues nëpër fshatra e më vonë në gjimnazin e Selenicës. Ai ishte tepër korrekt në zbatimin e disiplinës në punë.Në mbledhjet e kolektivit pedagogjik diskutonte me guxim duke kritikuar të metat, ta thoshte të vërtetën në sy e jo pas krahëve.Vite më vonë ishte pedagog matematike në Universitetitn e Vlorës duke krijuar e botuar edhe libra matematike për studentët Vazhdimisht në kohën që punuam në gjimnazin e Selenicës kishim një bashkupim të ngushtë jo vetëm si kolegë,por edhe si miq familjarë. Kolegu im Engjell Hasimaj krijoji familje në Selenicë me kolegen Marjeta Duka Hasimaj, e cila kishte babain kushëri me dajot e mi në Vranisht. Atje në Selenicë linden edhe dy djmetë e bukur Toni e Taulanti të familjes Marjeta Engjll Hasimaj. Ndonëse ishim të izoluar nga sistemi politik,por shoqëria e miqësia familjare me kolegun Engjll Hasimaj na fymëzonte të sfidonim luftën e klasave. Shpesh here kuptoheshim me sy me kolegun korrektë,ekzigjentë në zbatimin e disiplinës në shkollë dhe kritikonim me guxim drejtorinë e shkollës për të metat në shkollë.Kolegu Engjll Hasimaj ishte besnik që guxonte të demaskonte çdo mashtrim apo shkelje të rregulloress së shkollës. Në vitet që punoja në shkollën tregtare e gjimnazin “Halim Xhelo” takoheshim vazhdimisht duke kujtuar jetën që kishim kaluar në qytetin minator të Selenicës. I këndshëm në biseda e me humor të embel kolegu e miku Engjell të qetësonte nga streset e kohës.

Në vitet që isha shtruar në spitalin e Nju Jorkut më dërgonte mesazhe në facebook duke më dhënë optimizëm për ta sfiduar sëmundjen. U takova në Vlorë me mall dhe e ftova në cermoninë që organizova me vëllazërinë e miqtë e mi në lokalin e bregdetit të bukur të Vlorës tone margaritare.Fiksuam edhe disa foto kolektive dhe foton së bashku me mikun tim Engjell Hasimaj. Kaluam disa orë argëtuese,por nuk kishin kohë për të biseduar e kujtuar kohën që punuam në Selenicë. U largova nga ky takim me emocione gëzimi por nuk munda të cmallesha se largësia oqeanike na kufizon mundësinë financiare për të udhëtuar drejt vendit ku u lindëm dhe u rritëm

Mbaruan shumë shpejtë 21 ditët e qendrimit tim në Tiranë e Vlorë. Disa të afërm e miq nuk munda ti takoja,por shpresoj se do të vijë përësëri në atdheun tim të dashur. Ndjej shumë mirënjohje për pritjen me shumë respekte e dashuri nga miqtë e mi.

Kujtimet me miqtë e dashur janë një pasuri e madhe shpirtërore që më shoqërojnë edhe në gjumin e mjegulluar rrethuar nga largësia e oqeanit.

Qatip Mara

Nju Jork 04. 10. 2020



1 Comment


Faruk Myrtaj

Duke perjetuar rrefimet e perimta e te permallshme te Qatip Mares, duket sikur ke qene kudo bashke me Te...!

Like

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page