Tahir Bezhani: “ZËRAT E GJAKOVËS” NJË PROJEKT PËR GJAKOVËN

Tahir Bezhani: “ZËRAT E GJAKOVËS” NJË PROJEKT I VEÇANT E ME VLERË PËR GJAKOVËN
Këto ditë, pikërisht me 17. shtator, 2026 SHI” Jakova” në Gjakovë, organizoi një tryeze të veçantë e me rëndësi për qytetarët e këtij qytetit, me tematikë poaq të mirëpritur për luftën dhe pasojat e saj gjatë dhe pas saj.
Organizimi i kësaj tryeze u bë në Bibliotekën e qytetit, ”Ibrahim Rugova”, ne sallën përuruese “Taki Dervishi”, me ç’ rast, kryetari i SHI.”Jakova” z. Ruzhdi Sefa, shpalosi momentet dhe iniciativat e takimit me z. Arsim Kalabria, autorë i kësaj teze shkencore, për të mirën e qytetarëve të Gjakovës e jo vetëm, si një trashëgimi me vlerë historike për ne dhe brezat pas nesh.

Shpesh kemi biseduar se sa e çuditshme ishte që një qytet me një histori kaq të pasur dhe njëkohësisht kaq të dhimbshme, nuk kishte një dokument të tillë ku të ruheshin zërat dhe rrëfimet e vet njerëzve për një përudhe të rëndë të historisë, tha z. Ruzhdi Sefa, kryetar i SHI. “Jakova”. Pikërisht për këtë fakt të kësaj rëndësie, ”Zërat e Gjakovës” të mos mbetet vetëm një material i dorëzuar ,por të trajtohet si një aktivitet i veçantë i Shoqatës ,tha Sefa ne vazhdim. Bazuar në tezen analitike nga autori Kalabria, vërejmë se është një përpjekje e jashtëzakonshme për t’i dhënë kujtesës së qytetarëve një formë të dokumentuar dhe një kuadër psikologjik e sociologjik nga periudha e viteve 1998-2001,priudhë që njerëzit kanë përjetuar ngjarje dhe tmerre të papara. Lufta vazhdon edhe me kujtesën njerëzore.

Këtë teze shkencore të autorit Kalabria, e bene të rëndësishme mënyra e qasjes analitike për të shfaqë qëllimin ideor të analizës. Për këtë studim, Kalabria përzgjedhë për intervistime me kategori qytetaresh të ndryshëm për nga mosha dhe profesionet që kanë përjetuar luftën. Një vajzë 14 vjeçare,një veteran lufte, një të burgosur lufte, një nënë gjakovare, një grua dhe aktiviste humanitare. Si dhe një pensioner. Këto kategori njerëzish përfaqësojnë këndvështrime dhe përvoja të ndryshme në periudhën e luftës e pasluftës.
Autori i tezes së trajtuar “Zërat e Gjakovës”, është z. Arsim Kalabria, një qytetarë nga Gjakova i cili jeton dhe vepron në Suedinë e largët. Në Suedi z. Kalabria vepron si trajtues dhe psikoterapeut, duke punuar me njërës që përballen me sfida dhe vështirësi të ndryshme jetësore. Me profesion është sociolog dhe ka të mbaruar disa kurse specialistike. Studim dhe specializim të mëtejmë ka fushën e psikoterapisë.

Autori i tezës shkencore “Zërat e Gjakovës” ,z. Arsim Kalabria, para audiencës së tubuar, dha sqarime për mënyrën dhe qëllimin e tij për të mirën e qytetarëve dhe respektin e dashurinë ndaj qytetit të tij të dashur, Gjakovës heroike. Ne testin e gjatë ai bënë përshkrimin historik të Gjakovës në shumë aspekte të jetës dhe kulturës,të dhunës nga të huajt. Mbijetesa e qytetarëve të Gjakovës edhe pas luftës, ishte një simbol i ringjalljes dhe solidaritetit qytetarë, rrëfeu autori. Pasi bëri sqarime në disa aspekte, nisur nga motive ,arsye, qëllimin e shume aspekte tjera, me oratori akademike që “hijeshojnë” prezencën një intelektuali si ky, u mirëprit me duartrokitje të gjata nga audienca në sallë.

Në pjesën përfundimtare të kësaj tryeze, pati edhe bashkëbisedime me autorin, pati edhe pyetje të ndryshme nga disa intelektual gjakovarë.
Më zëshmit ishin në bashkëbisedim Dr. Gazmend Xharra ,Berat Pazhari, Dr. Gëzim Lupaveci, Bejtush Isufi (avokat nga Gjilani) ,Ganimete Tolaj dhe poeti Mal Haziri. Diskutimet (pyetjet) e të cilëve jo vetës se ishin interesante, por i dhanë kuptim tryezës, një seriozitet dhe rëndësi të plotë aktivitetit intelektual, siç i ka hije këtij qyteti flamurtarë i kulturës dhe dijes shqiptare.
Gjakovë,
Shtator,2026








Comments