Tahir Bezhani: PËRURIM LIBRASH TË AUTORIT RAGIP BALLATA
- 13 hours ago
- 3 min read

Për 27 vjetorin e Çlirimit të Kosovës
Me iniciativën e Drejtorisë për RKS e në bashkëpunim me Shoqatën e Intelektualëve “Jakova” në Gjakovë, sot,( 12.06.2026), në sallën solemne të Pallatin të kulturës “Asim Vokshi në Gjakovë, si dhe në kuadër të ditës së Çlirimit të Kosovës, u përuruan dy libra të autorit tani të njohur për lexuesit anekënd vendit, z. Ragip Ballata, një studiues i dëshmuar që pesë dekada në ruajtjen e kujtesës historike të arsimit shqip.
Fjalën e hapjes së kësaj ceremonie përuruese e bëri drejtori i Pallatit të kulturës, z. Demokrat Zhubi, i cili foli për rëndësinë dhe peshën e dy librave të z. Ballata dhe refleksionin historike të gjuhës shqipe nëpër kohë. Pastaj fjalën ia kaloi kryetarit të SHI. ”Jakova” në Gjakovë, Prof. Dr. Ruzhdi Sefës , i cili në vazhdim veçoj e vlerësoj disa pika kyçe të nga libri “Shkolla “Skenderbeg” e Gjakovës”, shkruar nga autori Ragip Ballata.

Prof. Dr. Ruzhdi Sefa, në fillim të fjalës, shprehi mirënjohje dhe respekt për dëshmorët e UÇK-së, martirët e popullit tonë dhe aleatëve të vendit tonë me në krye me SHBA dhe NATON, të cilët qëndruan në anën e drejtësisë historike për lirinë e vendit. Pastaj, z. Sefa, dha disa komente vlerësuese për Prof. Ragip Ballaten, i cili në këtë ceremoni përuroj librat :”Shkolla “Skenderbeg” e Gjakovës” si dhe librin “Tufë proverbash të zgjedhura”. Paraprakisht, z. Sefa foli për Raip Ballaten si emër i njohur në fushën e arsimit, publicistikës dhe hulumtimit të historisë së arsimit shqiptarë. Libri mbi arsimin shqip të z. Ballata, tha Ruzhdi Sefa, është një punë profesionale e shtrirë në thellësi të kërkimeve shkencore nëpër arkivat e mundshme duke krijuar dëshmi autentike. Me punën e tij të palodhshme z. Ballata është dëshmuar si kronikan i kujdesshëm i kohës në mbrojtjen e vlerave arsimore e kombëtare, duke lënë gjurmë në historiografinë shqiptare. Hapja e shkollës “Skenderbeg” në Gjakovë, në kohë okupimi, ishte njëra nga veprimet e sakrificës së dashamirëve të shkollës shqipe, në kohë kur të gjithë armiqtë në vazhdimësi synonin ta zhbën gjuhën shqipe. Ishte ky viti 1915-1918,kur luftërat ballkanike shtriheshin edhe ne hapësirën tonë gjeografike ,ku zaptuesit përherë ishin të pamëshirshëm. Këtë mesazh, shkruan Ruzhdi Sefa, e gjejmë fuqishëm edhe në vlerësimet që iu janë bërë kësaj vepre. Studiuesit e arsimit e konsiderojnë gjuhen dhe arsimimin shqip si armen më të fuqishme të lëvizjes kombëtare. Kur flitet për Shkollën “Skenderbeg,” nuk bëhet fjalë vetëm për vitet 1915-1918 por mbi themelet dhe platformat e arsimit shqip të mëvonshëm në Kosovë. Kjo Shkollë më parë quhej “Mejtepi Ruzhdije,” ndërsa emri origjinal “Skenderbeg” ka mbetur më pak i njohur. Dhe, pikërisht për këtë shkak, SHI ”Jakova,”i është drejtuar organeve përkatëse komunale që shkollës t’i kthehet emri origjinal.
Në mbarim të fjalës së tij z. Ruzhdi Sefa, falënderoj autorin e dy librave, z. Ballata, i cili me punën e palodhshme për arsimin shqip nuk kursen asgjë për ndriçimin e faktografisë historike për të mirën e arsimit shqip dhe vendit në përgjithësi.
Recensenti i librit “Shkolla “Skenderbeg” e Gjakovës,” Prof. Dr. Shefqet Canhasi, bëri një vështrim akademik të librit dhe situatave kohëve të vështira të zhvillimit me shume sakrifica të shkollës shqipe e jo vetëm, gjatë sundimit Otoman, ai Serb e Malazez, me vështrim të viteve 1915-1918. Ekspozeu i Porf. Dr. Shefqet Canhasi u përcoll me interesim të jashtëzakonshëm. Profrsori Canhasi ,sqaroi momente edhe jashtë librit, data dhe elemente tjera shkencore me interes kombëtarë. Nga kapitulli i parë i librit në fjalë, ”Shkolla “Skebnderbeg” e Gjakovës”, profesori kontestoi me argumente përudhën 1887-1881,duke vlerësuar se historianet kanë marr për bazë literaturën Osmane, konkretisht ekspeditat ndëshkimore ushtarake të Dervish Pashës. Qëndresa e Ushtrisë Kombëtare Shqiptare e LSHP ka vijuar deri me 1885 kur është arrestuar krye-komandanti dhe Ministri i Luftës, Sylejman Vokshi. Kisha dëshiruar të ndryshohet kjo datë, tha prof. Canhasi. Vlerë të veçantë prof. Canhasi i dha kapitullit të V, si vendimtare për arsimin shqip (1941).

Libri i sapobotuar i autorit Ragip Ballat, u vlerësuar si një libër me rëndësi historike ku gjeneratat do mësojnë rrugët e vështira të ecjes nëpër flakë kohe, duke mos u dorëzuar para armiqve barbarë të kombit dhe vendit tonë.
Në fjalën përfundimtare, autori i librave, z. Ragip Ballata, në monitor tregoj gjerësisht fotografinë e mbledhur ahrivae te vendit, si dokument shkencor i futur ne monografinë Shkolla “Skenderbeg” e Gjakovës. Kjo punë dëshmoi, jo vetëm suksesin, por edhe punën e palodhshme të autorit Ballata.
Në fund, falënderoj përzemërsisht pjesëmarrësit e shumtë prezent në sallën solemne te Pallatit të kulturës “Asim Vokshi” në Gjakovë.
Gjakovë,12.06.2026













