Tahir Bezhani: MANIFESTIM I MADH NË BAJRAM CURRI TË TROPOJËS
- Apr 19
- 1 min read

Me 18. prill 2026 në sallën e Muzeun historik Bajram Curri, Klubi Shkrimtarëve dhe Artistëve Tropoja, organizoi manifestimin poetik, tani tradicional, ”Ora e Poezisë”, ku morën pjesë krijues nga të gjitha trevat shqiptare, dhe një numër i madh dashamirë të fjalës së shkruar, nxënës e qytetarë të qytet Bajram Currit.
Të gjithë të pranishmit përjetuan çaste të këndshme me vargjet poetike zëri i të cilëve tretej në ajrin e pastër të pishave alpine. Pos zërit poetik, të pranishmit u argëtuan me pika të zgjedhura, me këngë të bukura nga një grup vajzash të shkollave fillore të qytetit Bajram Curri.
Madhështia e këtij manifestimi, pa dyshim se ishte edhe pjesëmarrja e udhëheqjes bashkiake në krye me kryetarin z. Rexh Biberaj, i cili me fjalë të ngrohta përshëndeti krijuesit nga trevat shqiptare duke i uruar e premtuar përkrahjen e tij në manifestime të tilla kulturo-letrare ne Tropojë.
Pika kulmore e manifestimit ishte momenti kur kryetari i Bashkisë ,z. Rexhë Biberaj, dekoroj kryetarin e” Klubit të Shkrimtarëve dhe Artistëve Tropoja,, poetin, krijuesin e mirënjohur tropojanë, z. Lulzim Logu me titullin “Qytetarë Nderi”, me motivacion ,” në vlerësim të kontributit të tij të vyer në fushën e poezisë, gazetarisë, arsimit dhe kulturës.” Ky vlerësim meritor nga kryebashkiaku i Bajram Curri, u prit me duartrokitje te gjata ,si mirënjohje e të gjithëve për punët e përbashkëta ne afirmimin e vlerave kulturore e shpirtërore të një kombi me synim bashkimi.
Falënderojmë kryebashkiakun për këtë veprim të qëlluar, ndërsa z. Lulzim Logut i urojmë suksese të reja në vazhdimësi!








Comments