Tërhiqni trupin tonë atje


Prof Dr Fatmir Terziu

Ti thjesht e ndjek. E ndjek idenë dhe flet. Shkruan dhe zhgënjen. Pëshpërit e pëshpërit, deri sa fjalët të bëhen lëmsh në fyt. Unë thjesht nuk mund t’i mbysë të gjitha besimet dhe idetë e mia. Nuk mund ti mbysë, edhe nëse ato kundërshtojnë mishin dhe shpirtin tim. Kur kam dëgjuar se nuk ke vetëm një ide, kur kam vërtetuar se nuk qëndron në një mendje, as vetë nuk e di se si jam ndjerë. Kjo lëkundja e jote gjithmonë ka arritur të zvetënojë të gjitha ato çrregullime në realitetin e trishtuar. Fundja është e jotja, le të konsiderohet si subversive. Unë e di se Bota do të të shtrëngonte fort dorën më shumë se kurrë, nëse do të ishe ndryshe. Nëse do të ishte ndryshe! Të binit në gjunjë, Njeriu im, të binit në gjunjë. E di kjo nuk ndodh. E di. Fundja s’ka si të ndodh? Është kohë letrash, fjalësh që mbesin në defter. E në atë defter vetëm trupat tanë mungojnë. Tërhiqni trupat tanë atje, nëpër kodra dhe fusha të çmuara, ku kemi vrapuar, ku kemi shpresuar, ku kemi ëndërruar. Gjithnjë duke menduar e vepruar sikur shkalla e ngjitjes suaj të jetë vendosur gjithmonë poshtë teje gjatë gjithë kësaj kohe. E di do t’ju lëndojë më shumë se veten. Si mund të vendoset një çështje e thjeshtë e të ardhmes tonë, me fatin tonë? Ne do të formësojmë fatin tonë! Ju do të formësoni fatin tuaj dhe do të gjykohet mbi perceptimin e ndërtuar në mënyrë paragjykuese në emër të rendit për mijëra vjet. Është një situatë që nuk duhet të durohet nga askush ose diçka në një pikë të vogël brenda këtij univers të gjerë. Kujt i pëlqen? Të binit në gjunjë, Njeriu im, të binit në gjunjë. Dhe për këtë, unë nuk mund të qëndroj me krenari dhe të deklaroj dashurinë time për ju, si tani, edhe pse unë gjithmonë do të vendosë zemrën time në mëngë për ju, edhe thjesht për të parë. Që të mashtrohesh, të manipulohesh, të konsiderohesh si tepricë, nga ata në majë të rrafshit, që me mjeshtëri na kërkojnë që të harrojmë të gjitha dridhjet dhe përdridhjet për dashurinë e një vote të shenjtë. Ndërkohë që ende janë duke u shpërndarë shamitë e nënave të mbetura mes katër mureve, që fshijnë lotët e mallit për fëmijët e tyre, tej e tej botës, larg syve. Çdo gjë jashtë tokës, jashtë oqeanit në mesin e tyre, është gjëja e fundit që duhet të lejojmë të ndodhë. Unë jam një nga ata që nuk mund të vë thjesht në maskë në krye të fytyrës për të destinuar thjesht për të qenë i ndershëm. Të themi breshëri i heshtjes është më keq se pikëllimi i përjetshëm. Të të duash, nuk do të thotë të qëndrosh akoma tek meloditë pa shpirt, të duash, nuk do të thotë të biesh në copa të pakuptimta të leckave që kanë mbikëqyrur infiltrimin e panumërt dhe gënjeshtrat gjatë viteve. Të binit në gjunjë, Njeriu im, të binit në gjunjë. Të duash Atdheun, është të luftosh për të drejtat e shumë vetave, me çdo mjet, edhe duke mos u ngritur. Kur njolla nuk do të jetë më simbol i mjerimit, ndyrësisë dhe fatkeqësisë, atëherë ne do të frymëzohemi me lehtësi, do të qëndrojmë në këmbët tona dhe do të përqafojmë plotësisht kuptimin e vërtetë prapa të gjitha këtyre fjalëve madhështore. Të bini në gjunjë, Njeriu im, të bini në gjunjë! Se fundja përpara Jush është Atdheu. Është Populli im dhe i Juaj! Të bini në gjunjë, Njeriu im, të bini në gjunjë!


#fatmir #terziu

0 views

Shkrimet e fundit