top of page

Të pathënat e detit...


Të pathënat e detit

Poezi


Ju them të pathënat e herës,

gjëndjen time këngë a kujë -

shirat dimërore, gjuhë e erës,

rroj siç rron qeni nën gurë,


qe leh kur kujtohen i hedhin,

por i gjalle jam dhe ca i eger:

i tille jam gatuar une...

Vec kam shoqerine e pamat,


zogjte e pyllit, me lene pa mend,

lumin, gjarperin e zi e te gjate,

gurgullon kur marr nje sy gjume,

si mali me bregun jam me ju -


mali lart mbuluar me bore :

posht fusha bare e luleshume.

Ta dini, s'jam dhe aq i gjezdisur,

nek e luaj dot gjuhen e huaj,


jam nje gur mali i rrokullisur,

perfund qytetit kam qendruar,

lexoj, shkruaj, nervoz i grise,

kur vine vajzat me to nis e luaj :


nuk di puthje modernie, i gudulis...

Ketu ne qytetin tim te kuq,

me njerez te hurit e te litarit,

detin e kam shok, vella e mik,


kafen e zeze e pi me te marret-

mbi dallget shaluar ike e ike,

se per detin me djeg malli :

detin dhe qytetin tim antik.


Por eshte zemeruar keq deti,

saora ha bregun me dhembe,

misherat e buta po ia presin,

t'ia bejne dhurate per grekun-

Kryepari, qe sot ben Enverin,

me lojen e gjarperit vdekur :

kafshon mua, detin, qytetin...


Keshtu, te fashur miqte e mi-

miqte e pushkes e te penes,

guguftute mbi qerpike rrine,

shoh gjarperin, zvarritet pemes-

kukujkat tek bejne lemerine,

hesht shkembi i kuq, i serte:

te pathenat e detit, duhet t'i dini.

16 views0 comments

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page