“TË PABESËT”, ROMAN I PETRAQ J. PALIT
Në morinë e krijimtarisë me tematika të pëlqyeshme të shkrimtarit qeparotas Petraq Janko Pali, renditet dhe romani “Të pabesët”. Përtej temës dhe idesë që trajton dhe gjykon, strukturimi dhe kompozicioni sjellin një lirshmëri dhe tërheqje të lexuesit nëpër faqet e subjektit të trajtuar bukur dhe me një sintaksë të fjalisë së ndërtuar në kuptueshmëri për të gjithë lexuesit. Lexuesi përballet me një alegori më të fortë se sa titulli që vërtitet i brendashkruar në perimetrin e së vërtetës.
Thyen akujt e heshtjes së brendshme dhe nxjerr misteret e fshehura në subjekt; bukëshkekur, bukëshkalë, mosmirënjohës, çnderonjës, hajdut, barbarë, qorra e sakatë, të pa fe....duke përballur pabesinë me vyrtytin dhe qëndresën, prej nga vjen dhe ndëshkimi. Petraq Janko Pali ka sjellur personazhe e panorama me freskinë e vendlindjes dhe urrejtjen e xhahilve që e përdhosin këtë bukuri, tipa dhe karaktere që përballen, ka sjellur personazhe që godasin në kontrast etike, sjelljeje, personazhe dhe karaktere që flasin në dritëhije më shumë se sa veprimet dhe dialogjet mes tyre, me lëshimin e kushtrimit se toleranca nuk është një frikë dhe përulje, një nënshtrim dhe paaftësi për të mbrojtur dinjitetin dhe vlerat, pasurinë dhe gjithshka të çmueshme, por një fisnikëri që kur e shkel merr ndëshkimin, madje më të ashpërse atë të vet Perëndisë. Kur përdhos pragun e ndershmërisë dhe të mikpritjes, të vjen shuplaka që të flakëron e të pëcet sytë dhe turpi të mbulon gjithë jetën. Ky është dhe një nga vyrtetet e bregasve, bir i të cilve është edhe autori Petraq Janko Pali. Urime dhe suksese miku im! #Agron #MEMA #petraq #pali
#Sarandë; 21/11/2019
Comments