top of page

TË BASHKUAR NË PËRVJETORIN E PAVARËSISË


Luan Çipi

Nga Luan Çipi

Po afron, po vjen, ja mbërriti... Pavarësia, prej Kosove po zbret malit, Po ndjej trokun e kalit të Is Buletinit, Ja shoh mjekrën e bardhë Ismaili Qemalit.

Aty rreth të mbledhur tok, Paria, Pa cungime, fshehje e grisje Nga Berati, Dibra, Kosova dhe Çamëria. Flamuri i Skënderbeut, në nisje.

Aty e shoh kryelartë Dom Nikoll Kaçorin, Vrionët, Toptanët, Dematët, Begollin, Gurakuqin, Mustafa Krujën dhe Qazim Kokoshin, Frashërllinjtë, Ali Këlcyrën, Babë Dudën, Lef Nosin...

Janë të gjithë, nga mbarë Shqipëria. Aty pranë dhe Matjanët, Riza Zogolli, Nga Janina, Gjakova, Plava e Gucia, Kur shkundej e dridhej Stambolli.

Dhe ashtu do ngelen, bashkuar. Së toku e bënë historinë. Ylberi, shumëdritësh ndriçuar, Shumëngjyrësh e shfaq bukurinë.

Vlorë, 04.11.2012


12 views0 comments

Comentários


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page