
“SRPSKA (g)LISTA…!”
(…është për PUNЁ të PISTA…)
Nga Sadullah ZEQIRI
Ju, që për lirinë e Kosovës
kokën e bartnit në torbë,
“Listën Serbe”
na e futët në VORBЁ,
e bëtë “biber
për secilën ÇORBЁ…!”
Tani – s’kemi
pse shfaqim habi,
UNЁ dhe TI,
po..po… edhe AI…
“Listën Serbe”
e bëmë TRASHЁGIMI…!
Ndaj, “GЁZUAR…!”
t’i ngrisim kupat përpjetë,
për shumë vjet…?!
“E pifshim për sh’net…!”
Se… “Lista Serbe…”
nuk është hajgare,
ajo - ashiqare -
është serbo-shqiptare…!
Me te, o NJERI,
NE – “shiptari…”
rrëzojmë -
e ngrisim qeveri…!
Kjo “PARTI” -
është e pëlqyer,
e lindur për kumbari,
n’KUVEND e n’QEVERI…!
Është edhe për “PUNЁ…”
për kriminelë e spiunë -
si TI e UNЁ…
në JUG e n’VERI,
sa të kapë NEVERI…!
“Srpska Lista” -
është për punë të PISTA…!
Sa herë në Kuvend,
edhe n’Qeveri -
veton e bubullon,
Srpska Lista
me ne bashkëpunon,
bashkë me NE
me sukses
kundër nesh qëllon…!
Sa herë bie shi politik,
rrëbesh a riga – riga,
n’Kuvend a n’Qeveri,
pas punëve të liga,
në sipërfaqësi -
na del “Srpska (g)Lista”…!
Ah…KUKU për NE,
mirë që po na mba’
KY – i shkreti DHE…!
O, ZoTI YNЁ,
ZOTI I GJITHЁSISЁ,
ndihmoji DARDANISЁ
e gjithë SHQIPTARISЁ…!
Tani kemi nevojë NE…!!!
NA udhëzo,
NA kthjello,
edhe këtë herë…!
AMIN!!!
Comments