top of page

SPIRIDHULLA POCI DHE “VLLEHTE”


MIHAL DISHO





Monografi per historine dhe gjuhen vllahe shkruar nga nje vllahe e vertete.

Per historine dhe gjuhen tone edhe jovllehe kane shkruar,madje kane marre edhe tituj shkencore. Megjithate na behet qejfi, por kur marrin tituj shkencore si rasti i Spiridhulles, ne jemi shume krenare.

Per kete liber informacionin e pare e mora nga gazeta “SHQIP” tek rubrika “Libra te rinj”. Bera c’eshte e mundur per ta gjetur, por fati e deshi qe te ma dergoje miku im vllah nga Gjirokastra Jorgo Kuro, qe e falenderoj edhe publikisht.

Pra ky liber studimor-shkencor, i qendrueshem e ka meriten qe siç thashe me lart edhe sepse e ka shkruar nje vllahe.

Kete liber te dr.Spiridhulles mund ta konceptojme ne dy veshtrime:

se pari,studimor-historike;

se dyti,studimor-shkencor gjuhesor;


Per veshtrimin e dyte mund te themi qe eshte i pari edhe i plote. Spira me te dyten po e gjallon gjuhen tone dhe nuk do ta lere “te vdese”, pasi siç thote edhe Dhimo Tarusha “Ne kemi vllahishten tone, eshte e bukur, me e zgjedhura nder gjuhet e tjera; eshte e lehte si lule aromeembla te blirit”.

Veshtrimin e pare Poçi e shtjellon mbi origjinen, romanizimin, vazhdimesine, latifonine dhe vllehte e Shqiperise. Ajo para se te jape edhe mendimin e vet e mbeshtet ne nentedhjete e shtate studime te tjera nga antikiteti e deri ne modernitetet e huaj edhe shqiptare.

Kjo tregon per nje seriozitet metodik dhe shkencor te saj. Por gjithashtu i dedikohet edhe pervojes se saj si vllahe qe eshte.

Une nuk dua te tregoj ç’ka libri, pasi çdo lexues i vemendshem dhe i interesuar duhet ta beje vete. Pastaj kete “tregim” e realizon doktoresha me se miri.

Une jam me mendimin e mbeshtetur te Spires qe vllehte jane iliret, helenet dhe traket e romanizuar apo latinizuar, pra i permbahem latinizimit apo romanizimit ballkanik.

Me me interes dhe risi per Pocin eshte veshtrimi i dyte shkencor-gjuhesor. Te pakten deri tani nuk e ka bere njeri.

Ky veshtrim shkencor gjuhesor perbehet nga “shtyllat”: fonetika, morfologjia (emri, mbiemri, peremri, numerori, ndajfolja, parafjala, lidheza).

Me kete shtyllen gjuhesore Spiridhulla i jep jete edhe gjuhes vllahe e ben qe ajo te mos vdese kurre.

Me interes jane edhe trembedhjete perfundimet si ne fushen e historise edhe te gjuhesise.

Domethenes dhe praktik eshte edhe fjalori i perbere nga: fjale te sferes blegtoriale, fjale te sferes bujqesore dhe emra bimesh, fjale te orendive shtepiake, fjale te veshjeve dhe fjale te pjeseve te trupit.

Nuk mund te mos theksohen edhe njembedhjete tekstet arumanisht dhe shqip origjinale.

Si perfundim duhet thene qe ky liber i dr.Spiridhulla Poci eshte nje perdorues studimor, shkencor, gjuhesor dhe mbi te gjitha metodik.

Ajo me kete liber na jep nje mesim kulturor dhe hedh nje baze te fuqishme per thellimet e metejshme.

52 views0 comments

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page