Spaçi
May 25, 2023
1 min read

Spaçi
Këtu qenkan vyshkur të gjitha lulet
Nga shurra e policëve të burgut.
Edhe kryqat qenkan kthyer mbrapshtë
Mbi varret që rënkojnë mynxyrë.
Askund vajza nuk shoh askund
Lënesha shoh që ëndërrojnë nusërinë.
As Visar Zhitin nuk e shoh askund
Veç flokëve të tij të prera mbi gijotinë.
Kryeqytet prangash qenka Spaçi
Që villka sall klithma, sall vaj e ulërimë.

Spaç - Prishtinë, nëntor '12








Comments