top of page

Spartanët


Spartanët

Astrit Lulushi



Dorianët zbritën nga malësitë e Epirit dhe Maqedonisë, dhe u vendosën në rajonin e Peloponezit. Në njërën dorë ata mbanin mburojën me simbolin (L) të lidhur në dorën e majtë (nga kjo u quajtën Lakedonian) dhe krijuan mbretërinë që i dhanë emrin Spartë për shpatën në dorën që mbanin në dorën tjetër. Ishin popull luftëtarë.

Lufta e Peloponezit ishte një luftë e lashtë midis Lidhjes Deliane, e cila drejtohej nga Athina dhe Lidhjes Peloponeziane, e cila drejtohej nga Sparta. Tukididi thotë se Sparta filloi pushtimet e përsëritura të Atikës, ndërsa Athina përfitoi nga supremacia e saj detare për të sulmuar brigjet e Peloponezit. Kjo periudhë e luftës u mbyll në vitin 421 p.e.s., me nënshkrimin e Paqes së Nicias. Megjithatë, traktati u shkel në vitin 415 p.e.s., kur Athina dërgoi një forcë masive për të sulmuar Sirakuzën në Siçili. Sulmi dështoi në mënyrë katastrofike, me shkatërrimin e të gjitha forcave helene. Gjendja çoi në fazën përfundimtare të luftës, e quajtur përgjithësisht si Lufta Jon. Në këtë fazë, Sparta mbështeti rebelimet në shtetet nën kontrollin e Athinës përgjatë bregut në Detin Jon. Kjo i dha fund luftës dhe Athina u dorëzua. Korinti dhe Teba kërkuan që Athina të shkatërrohej dhe të gjithë qytetarët e saj të skllavëroheshin, por Sparta nuk pranoi.

Për një kohë të shkurtër, Athina u sundua nga Tridhjetë Tiranët, një regjim oligarkësh i krijuar nga Sparta. Në vitin 403 p.e.s., oligarkët u rrëzuan dhe një demokraci u rivendos në Athinë.

Disa dekada më vonë rivaliteti midis Athinës dhe Spartës përfundoi kur Maqedonia u bë shteti më i fuqishëm në rajon dhe Filipi II i Maqedonisë bashkoi të gjithë shtetet helene, përveç Spartës, e cila më vonë u nënshtrua nga djali i Filipit, Aleksandri i Madh në vitin 331 para erës sonë.

Një traktat simbolik paqeje u nënshkrua nga kryetarët e bashkive të Athinës dhe Spartës moderne më 12 mars 1996, 2500 vjet pas përfundimit të luftës.

Në vitin 431 p.e.s. Kserksi i Persisë kishte plane zgjerimi për perandorinë e tij. Herodoti shkruan se megjithëse të gjithë nënshtetasit persianë trajtoheshin nga Kserksi si skllevër, ai e trajtoi njeriun më të pasur të perandorisë, Pithius, nipin e mbretit lidian, më tmerrësisht se çdo skllav tjetër. Duke menduar se Pitiu do të kërkonte ndonjë gjë në vend të asaj që ai bëri në të vërtetë, Kserksi e pyeti se çfarë dëshironte prej tij. Dhe Pithius mori guxim e tha:

“Të lutem, o mbret, kam 5 djem dhe të gjithë janë të detyruar të marshojnë me ty kundër Hellas. Ki mëshirë për mua që jam kaq i vjetër dhe liro nga shërbimi një nga djemtë e mi, të paktën më të madhin, që të kujdeset për mua dhe pasuritë e mia, merr 4 të tjerët me vete dhe uroj le të kthehesh nga fushata me projektin tënd të kryer.”

Kserksi që kishte pritur përgjigje tjetër - begati ose pasuri, për shembull - u zemërua dhe i tha:

"Pitius, ti më sheh se unë vetë marshoj kundër Hellas duke marrë me vete djemtë dhe vëllezërit e mi, të afërmit dhe miqtë e mi, ndërsa ti, skllavi im, që duhej të më kishe ndjekur me gjithë shtëpinë tënde dhe vetë gruan tënde, më flet për djalin tënd?” - Dhe menjëherë u kërkoi rojeve që të gjenin djalin e madh të Pithius, ta vrisnin, dhe të vendosnin gjysmën e trupit në të djathtë të rrugës dhe gjysmën tjetër në të majtë, që ushtria të kalonte nga kjo rrugë midis tyre. Kaq i ashpër ishte Kserksi me nënshtetasit e tij.

Një tjetër pasazh i rëndësishëm i Herodotit është kur perandori persian kërkoi mendimin e mbretit të mërguar të Spartës, Demarati, rreth banorëve që duhej t’i pushtonte, Demarati i tha:

"O mbret, në Hellas varfëria është endemike, por guximi i tyre buron nga urtësia. Ligji, duke përdorur këtë guxim, i mbron ata nga varfëria dhe tirania. Tani i lavdëroj të gjithë hellasit që banojnë në tokat Doraine, por do të flas vetëm për Spartanët; së pari, ata kurrë nuk do të pranojnë kushtet që u sjellin skllavëri, dhe së dyti, ata do t'ju takojnë në betejë."

Spartanët e shihnin si shtypês pushtetin absolut. Edhe në shtetet që kishin një lloj monarkie, si Maqedonia, kishte njerëz që reagonin kur mbreti sillej si sundimtar absolut siç ishte rasti në incidentin e Aleksandrit dhe Kleitit.


12 views0 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page