top of page

Socializëm

Updated: Apr 23, 2022





Astrit Lulushi


Socializmi i çdo lloji çon në shkatërrim total të shpirtit njerëzor, shkruante Aleksandr Solzhenitsyn, njeriu që e jetoi dhe ishte i gatshëm të paguante çmimin për ta ekspozuar për të keqen që është. Citat i shkëlqyer nga burim i shkëlqyer. Kur grabit Pjetrin për të paguar Palin, do të kesh gjithmonë mbështetjen e Palit. Njeriu që në moshën 20-vjeçare është socialist falet për rininë e tij. Njeriu që në moshën 40-vjeçare është ende socialist...është idiot. Të gjithë ata që e kanë vuajtur mbi vete kanë të njëjtin mendim. Është gjëja më e çuditshme që kushdo që ka provuar lirinë do të dëshironte të konvertohej në socialialist. Është si ai që kurrë nuk e di se çfarë ka humbur kur e humbet atë.

Solzhenicini jetoi në një sistem komunist socialist të korruptuar. Ai kishte pak fjalë të mira edhe për "kapitalizmin". Edhe ata që provojnë lirinë kanë pak fjalë të mira për atë që tani kalon për kapitalizëm.

Socialistët e sotëm (ish-komunistë) kanë krijuar një fantazëm keqdrejtimi në përpjekje për të promovuar një drejtësi inekzistente. Ata kanë ndryshuar kuptimin e fjalëve dhe koncepteve; shpenzimet kapitale i quajnë pasuri, dhe rritjen e pasurisë e quajnë fitim. Në vend që ta lërë popullin të sigurojë për vete, socialistët pretendojnë autoritetin për të rregulluar çdo gjë sipas qëllimit të tyre; socializmi është rrëmbim pushteti dhe i pangopur. Në çdo epokë ata e trajtojnë politikën si fenë e tyre. Misioni i tyre është të përdorin fuqinë shtrënguese të shtetit për të ribërë njeriun dhe shoqërinë sipas imazhit të tyre, sipas një ideali abstrakt të përsosmërisë. Çfarëdo mjeti që përdorin, ata e quajnë të justifikuar se janë të virtytshëm që synojnë një qëllim hyjnor; janë të gatshëm të përdorin çdo mjet të nevojshëm për të përfituar një avantazh momental në arritjen e qëllimit të tyre, pavarësisht nga pasojat dhe implikimet; dhe kurrë nuk pyesin nëse veprimet e tyre mund të merren si rregull i përgjithshëm i sjelljes, njëlloj i zbatueshëm për të gjitha palët…dhe spektri politik bëhet i një krahu me ‘ta.

28 views0 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page