Skënder Milaqi: Trungu i fjalës
- 3 hours ago
- 2 min read

Kur flas për gjelbërimin më vjen era e barit të lagur në dritë,
Nëpër gjethe dëgjoj zërin e një rilindasi,
Një zë njohës,
Që e deshi Shqipërinë si kopësht të shenjtë,
Që mbolli vargje si lisa,
I dha atdheut ngjyrën e pranverës,
Ky është i madh Naim,
Që i dha poezisë emrin e Pavdeksisë.
Kur flas për mjerimin dhe skamjen,
Rrugët më ngushtohen,dritaret zbehen,
Fëmijët vështrojnë me sytë e mëdhenj si pyetje,
E mbi trotuare fryn një erë e ftohtë,
E hijshëm më shfaqet Migjeni me cigaren e hidhur të vargut,
Që i dha zë barkut bosh,ahere dhe sot,
Dhe e bëri dhimbjen këmbanë alarmi për çdo mot.
Kur flas për letërsinë dhe kohën,
Ora bëhet roman,shekulli merr frymë,
Historia mvishet me mite e metafora,
Fjala shndërrohet në kujtesë kombi,
Në atë udhë të pafundme mes arkivash dhe ëndrrash,
Qëndron hijerëndë Ismail Kadare,
Që i dha kohës pasqyrë,
Dhe i tha frikës do flas me art.
Kur flas për vendlindjen më del një lumë që rrjedh si gjak,
Një kofër që më thërret me emër,
Në brigjet ku rrin dallandyshet,vështron Lasgushi,
Me liqenin nësy,si poezi e pëjetshme,
Dhe diku mes arave dhe zërave të jugut,
Buzëqesh me llullën në buzë Dritëroi,
Që e bëri baltën këngë,
Dhe fshatin zemër të vargut.
Kur flas pët fshehtësinë e shpirtit,
Për kupën e verës dhe hijeshinë e dashurisë,
Më uket pranë tryezës Omer khayyami,
Me një rubai që shkund pyjet,
Dhe në raftet e mendjes trokasin Balzac dhe Tolstoy,
Që e zhveshën shpirtin njerëzor,
Deri në palcë të së vërtetës.
Kështu në një fletë të bardhë i përhumbur,
Kuptoj se nga gjelbërimi,mjerimi,koha,vendlindja dhe romanza,
Kemi një trung me shumë rrënjë,
Dhe letërsia me këta kollosë ku dhe unë humb,
Rritet mbi to si dritë e përbashkët,
Ku çdo emër është gjethe,
E çdo varg një frymë që s’vdes.








Comments