top of page

Skënder Milaqi: Fatmir Minguli-Një figurë poliedrike që transmeton ndjenjë dhe përgjegjësi qytetare.

ree

Skënder Milaqi: Fatmir Minguli-Një figurë poliedrike që transmeton ndjenjë dhe përgjegjësi qytetare.

 

Në hartën e letërsisë bashkëkohore shqiptare, zëri i Fatmir Mingulit shfaqet si një nga ato figura që sjellin ballancë mes përjetimeve personale dhe kujtesës kolektive,mes ndjeshmërisë së figurave dhe refleksioneve kritike.

Ai është autor i një korpusi të pasur krijimesh që përfshin prozën, poezinë,essen dhe refleksionet historike dhe bashkëkohore, një krijimtari e themeluar mbi bindjen se fjala është një akt moral, qytetar dhe estetik në të njejtën kohë.

Lirshmëria e fjalës në librat e inxhinjerit dhe poliedristit Fatmir Minguli është e lidhur ngushtë dhe i shkon për shtat një thënie e shkrimtarit italian Longini ku shprehet:"Madhështia në letërsi është jehona e madhështisë së shpirtit, mbi sublimen"

Proza në tërësi është një gjini afeksionuese e Fatmirit ku romani, tregimet letrare dhe kritike, përshkrimet dhe esset zënë një vend të rëndësishëm në lëvrimin e tij letrar.

Duke e cilësuar figurë poliedrike desha të theksoja vështirësinë e të shkruarit për të, pasi është një njeri me gjurmë pozitive në jetën shoqërore -politike të Durrësit tonë të dashur.

Guximi im si dhe në shumë herë të tjera qëndron në faktin e pasqyrimit real dhe mbresëlënës të jetës letrare të intelektualit Fatmir Minguli.

 

Proza një gjini me rezonancë magnetike në shpirtin njerëzor

 


ree

Në prozë autori ndjek botën e brëndshme të njeriut me një ndjeshmëri të thjeshtë duke e çuar njeriun përtej sipërfaqes.

Libri i tij me tregime "Shtëpia në rrugicë" me 31 tregime e shkruar për mbi një dekadë ndjek një ritëm natyral me refleksione të jetës, kujtesës dhe identitetit.Tema kryesore që shfaqet në këtë libër është marzhi i ndërgjegjshëm njerëzor, personazhet e të cilit janë njerëz të zakonshëm me brenga si humbja,dëshira për lidhje njerëzore dhe përballja me realitetet komunitare dhe familjare.

Një tjetër vepër thelbësore e Fatmirit është romani "Frika"që është sjellë si një prozë enigmatike dhe konspirative ku protagonistët lëvizin në botën që i sfidon ,duke sjellë përpara lexuesit dimensione psikologjike dhe filozofike të frikës dhe sfidës njerëzore.

Kjo mënyrë e gërshetimit të natyrës narrative me refleksione mbi realitetin e brendshëm e vendos prozën e Fatmir Mingulit mes veprave që s'janë thjeshtë histori të jetës por rrëfime mbi mbrendësinë njerëzore

 

Esse dhe kronika

 

Një dimension tjetër i rëndësishëm në prozën e tij është ai i esseve dhe kronikave, ku na paraqiten brenda një usb-je memoriale dëshmi të një kujtese historike dhe qytetare të ngjarjeve dhe personazheve më me zë të qytetit tonë.

Libri tij "Durrësi i humbur"është jo vetëm një përmbledhje refleksionesh por dhe një homazh i gjetur për qytetin dhe njerëzit që formësojnë jetën e tij.

 

Në këtë linjë me tregime, kritika letrare dhe portrete intelektuale është libri "Bulevardet e së djeshmes"ku në pjesën e tregimeve më tërhoqi Marrësi i karrikes,xhaketa e tjetrit,apo shqipja e Leonidhës, që autori i pasqyron me shumë vërtetësi dhe delikatesë si ngjarje të jetuara apo të treguara ëmbël.

Në kritikat letrare në këtë libër ai udhëton nga një shkrimtar në tjetrin me vlerësime të dobishme nga poezitë transformiste tek loja narrative, nga botimet monografike tek udhëtimi shpirtëror dhe muzikaliteti i poezisë.

Ndërsa në kapitullin njerëz të bulevardit të djeshëm pasqyrohen figura të shquara të librit dhe publicistikës durrsake dhe më gjërë,si Shaban Hidri,Mark Zadeja, Ermir Dizdari,Doranin Agalliu etj

 

Një libër me vlera në fushën e prozës është dhe "E shtuna durrsake",ku pasqyrohen vlerat letraro-artistike të figurave të ndryshme që në bashkëpunim apo jo me shtëpinë botuese 2M përcjellin te lexuesit.

 

Në morinë e librave të botuar nga mjeshtri Fatmir Minguli mbresa më ka lënë libri"Kundra Ikonathyesve"ku paraqitet një vështrim mbi filozofinë e bektashizmit shqiptar.

Për mendimin tim duke e zgjatur pak,ky është një studim serioz dhe i thelluar i bazuar në fakte e dokumenta të shumta nga brenda dhe jashtë vendit që analizon Ikonoklastinë dhe besimet religjioze me fokus të veçantë në fenomenet heretike dualiste dhe traditat fetare në Ballkan, sidomos bektashizmin dhe lidhjet e tij historike dhe shoqërore.

Në të trajtohen lëvizjet historike të Ikonoklastëve dhe fenomenet heretike të krishtërimit, duke filluar nga Paulikanët tek Bogomilët dhe ndikimi i tyre në Europë.

Ikonoklastina si një dukuri fetare dhe sociale trajton kundërshtinë e përdorimit të imazheve dhe ikonave në kultin fetar si dhe pasojat e kësaj lëvizjeje në strukturat e shoqërisë dhe rrjedhimisht dhe të fesë.

Historiku i Bektashinjve njihet si besim që lidhet me traditat sufiste, në përpjekje për t'u bërë urë lidhëse mes islamit dhe krishtërimit në hapsirën shqiptare dhe më gjërë.

 

Në pak rreshta dua të tregoj dhe shpirtin e ëmbël dhe të pastër poetik të Fatmirit ku në një varg nga poezia "Shpirti" thuhet:

-Shpirti m'dha n'udhëtimin e tij,

Shumë përvojë dhe afrim,

M'dha besim n'rrugën e jetës,

T'kem në shpirt gjithnjë të vërtetën.

 

Stili dhe gjuha

 

Gjuha e Fatmir Mingulit është e karakterizuar nga një qartësi e bukur ku fjala përdoret si instrument reflektues dhe jo vetëm si zbukurim.

Materialet e tij letrare nuk janë të mbushura vetëm me metafora por me figura të kujdesshme që ngrenë narrativa humane.

Çdo faqe në veprën e tij është një hap drejt kujtesës së përbashkët.Kjo është një letërsi që flet ngadalë por me peshë,jo për ndonjë efekt spektakolar por për thellësinë e kuptimit që le pas.

 

Vlera në letërsinë bashkëkohore shqiptare

 

Në "kontratën" e tij letrare Fatmir Minguli shfaqet si autor që bashkon ndjeshëm vlerat individuale në një kujtesë kolektive duke ndërtuar një portret letrar që është sa individual aq edhe shoqëror.

Në një epokë ku fjala shpesh zbehet,letërsia e Fatmir Mingulit është refleksion tek ajo që fjalët mund të ngrejnë kujtesë, dhimbje, shpresë dhe të ardhme.

Kjo e vendos atë jo vetëm në hartën e letërsisë bashkëkohore por dhe në zemrën e çdo lexuesi që kërkon thellësi dhe vlerë në çdo rresht.

Mesazhi i paraqitur në këtë shkrim të këtij fillimviti është i qartë, për të vlerësuar dhe lexuar me ëndje veprat e këtij shkrimtari me vlera për qytetin e Durrësit dhe më gjërë dhe për t'i uruar shëndet dhe letërsi të shëndetshme

3 Comments


Skender Milaqi
2 days ago

flm profe Fatmir Terziu për komentin dhe vlerësimin dinjitoz të shkrimit tim për të mirnjohurin inxh Fatmir Minguli.Një shkrim që e kisha në mendime me kohë dhe e përfundova duke ua sjellë në ditët e para të këtij viti si sinjal për një vit të suksesshëm në krijimtari.

Me këtë rast juve dhe gjithë armatës së dashur të shkruesve të letrave ju uroj gëzuar vitin e ri 2026,me shëndet të plotë, begati dhe mirësi në familjet tuaja.

Like

Agim L Bajrami
2 days ago

Portret në kohë i njërit prej kritikëve tanë të palodhur, dhe intelektualit Fatmir Minguli Të përshëndes Skënder

Like

Fatmir Terziu
2 days ago

Natyrisht që u ndjeva mirë me këtë shkrim, me këtë vlerësim për poliedrikun, adashin tim durrsak, Fatmir Minguli. Ky shkrim i Skënder Milaqit vjen si një portret i rrallë dhe i ndërtuar me qetësi, njohje dhe respekt intelektual. Nëpër rreshtat e tij, Fatmir Minguli shfaqet jo vetëm si shkrimtar, por si ndërgjegje qytetare, si memorie që ruan dhe rikthen atë që koha shpesh tenton ta fshijë. Më pëlqeu mënyra se si analiza nuk mbetet në sipërfaqe të veprave, por hyn në natyrën morale të fjalës së tij, në atë përpjekje të pandërprerë për të mbajtur gjallë lidhjen mes individit dhe komunitetit, mes kujtesës dhe së tashmes. Theksimi mbi poliedricitetin e Mingulit, proza, esseja, refleksioni historik, poezia, tregon qartë një autor…

Like

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page